LSI: “Brenda vitit liberalizim vizash me rajonin”
Autori i Lajmit: red.
Publikimi i një pjesë të raportit evropian për liberalizimin e vizave ka sjellë dhe reagimin e Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. “Ne besojmë se çështja e liberalizimit të plotë të vizave është krejtësisht e mundshme, në rast se Qeveria plotëson të gjitha standardet e kërkuara dhe ne kemi gjithë vullnetin për ta arritur sa më shpejt këtë objektiv”, - tha ai. Por Meta theksoi se kjo gjë do të realizohet nga e majta që do të vijë në pushtet pas 28 Qershorit. “Në radhë të parë, brenda këtij viti, do të liberalizojmë dhe të heqim vizat me të gjitha vendet e rajonit tonë dhe jemi të bindur se brenda vitit të ardhshëm, kjo është plotësisht e mundur për të plotësuar të gjitha standardet dhe me Bashkimin Evropian”, - tha kreu i LSI-së.
“Pas 28 Qershorit hiqet TVSH-ja e librit”
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, zhvilloi dje një vizitë në njërën prej librarive kryesore të Tiranës. Meta, i shoqëruar edhe nga kandidati i LSI për deputet në Tiranë, Ilir Dashi, bashkëbisedoi jo vetëm me tregtuesit e librit, por edhe me klientë, dashamirës të librit në përgjithësi. Gjatë kësaj vizite Meta u shpreh se LSI me fitoren e 28 Qershorit do të ndihmojë librin, krijuesit dhe botuesit duke e bërë zero TVSH-në, për të gjitha llojet e librave, dhe jo vetëm për librat shkollorë, por edhe për librin historik dhe artistik dhe kështu me radhë. “Së dyti, ne angazhohemi për të bërë zero tatimin mbi të ardhurat, mbi honoraret e shkrimtarëve, pasi dhe ata janë të kufizuar për të mbështetur librin përmes gjithë atyre politikave dhe projekteve të Ministrisë së Kulturës, që do të jenë transparente dhe jo klienteliste, sikurse kanë qenë, për fat të keq, një pjesë e mirë e tyre deri tani. Njëkohësisht, angazhohemi për të ndihmuar në veçanti të gjitha familjet shqiptare në drejtim të pajisjeve të fëmijëve me librat shkollorë dhe për të rimbursuar të gjithë librat shkollorë të arsimit të detyrueshëm 9-vjeçar”, - tha ai.
Ky lajm është publikuar: 19/05/2009