Grupimi “Dhjetor 90” dekorohet sot nga Topi
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bamir Topi, do të dekorojë sot anëtarë të grupimit “Dhjetor 90”. Ky dekorim vjen për kontributin e të gjithë atyre që sollën pluralizmin në vend dhe ndikuan në themelimin e partisë së parë opozitare, PD. Zyra e shtypit e presidencës njoftoi dje se ceremonia e dekorimit do të zhvillohet sot paradite, ndërkohë që nuk janë bërë publike emrat e grupimit. Në krye të këtij grupimi, që prej dhjetorit vazhdon të jetë Bislim Ahmetaj. Pak ditë më parë, Presidenti i Republikës, Bamir Topi mori pjesë në 20-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, duke u rreshtuar kah zyrtarëve të tjerë të lartë të PD-së, si dikur.