Braçe: “Berisha mashtroi me alibinë e tij për tregun e lirë”
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka kundërshtuar Udhëzimin më të fundit të Këshillit të Ministrave për tokën. Sipas Braçes, ku udhëzim bie ndesh me parimet e ekonomisë së tregut dhe hedh poshtë alibinë e kryeministrit dhe qeverisë për pafuqi për të mos ndërhyrë në rritjen e çmimit të bukës. “Ky është udhëzimi i qeverisë, që jo vetëm po deformon gjithë sistemin e ekonomisë së tregut në këtë vend, por mbi të gjitha po vendos dhe po instalon sistemin e referencave në të gjithë territorin e vendit dhe në çdo hallkë të ekonomisë shqiptare”, - tha Braçe. Më tej deputeti socialist deklaroi: “Ky udhëzim hedh në erë gjithë alibinë e kryeministrit për çmimin e bukës. Deri sot kryeministri Berisha është mbrojtur me faktin, që nuk mund të hyjë në treg për të caktuar çmime”.
9 Shkurt 2008