Shpallet krijimi i degës së LSI-së në Londër
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, ka shpallur dje krijimin e degës së Lëvizjes Socialiste për Integrim në kryeqytetin e Anglisë, Londër. “Ne sot do të shpallim krijimin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Londër në vazhdim të nismës së hapjes së LSI-së kudo ku jetojnë shqiptarët”, - deklaroi Meta. Kryetari i LSI-së ka qenë i ftuar në Londër, në një Konferencë të organizuar nga laburistët mbi të ardhmen e socialdemokracisë në Europë. Në këtë aktivitet marrin pjesë shumë ministra dhe politikanë të majtë edhe nga vendet e ndryshme të Europës, ndërkohë që i pranishëm ka qenë edhe kryeministri britanik, Gordon Braun. Meta shoqërohet në këtë vizitë nga koordinatori i LSI-së për Marrëdhëniet me Jashtë, Dorian Duçka.
9 Shkurt 2008