E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Energjia, OSSH po vjedh qytetarët

Partia Socialiste akuzoi dje OSSH-në se ka vjedhur qytetarët shqiptarë, duke u faturuar çmimin e ri të energjisë qysh në muajin dhjetor, pavarësisht se duhet të fillonte nga 1 janari. Referuar faturave të energjisë elektrike të muajit janar, aty vërehet se matja është bërë nga data 20 dhjetor deri në 21 janar dhe përllogaritja është bërë me çmimin e ri. Kjo ka sjellë si pasojë fatura të fryra për familjet shqiptare. Deputeti socialist, Erjon Braçe, tha se në mes të krizës më të rëndë ekonomike që po kalon çdo familje në Shqipëri, Sali Berisha vendosi rritjen e çmimit të energjisë elektrike që nga 1 janari. “Faturimi për muajin janar i referohet periudhës 20 dhjetor 2009-21 janar 2010. çmimi i energjisë së faturuar është ai i riu, në fuqi që nga 1 janari; 7.70 lekë për fashën 300 kw, 13.5 lekë për sasinë mbi këtë limit. çmimi i energjisë së faturuar për ambientet e përbashkëta është i riu, i rritur në 8.00 lekë për kilovat”, tha Braçe.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›