E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Ja fatura financiare e 35 zv/ministrave të koalicionit

 Aristir LumeziPartia Socialiste akuzoi dje Qeverinë se ka rritur shpenzimet për paga ndaj aleatëve të saj. Deputeti socialist Erion Braçe tha dje gjatë një konference për shtyp se fryrja pa kriter e nivelit të dytë qeverisës, që numëron 35 zëvendësministra, ka një kosto të rëndë për taksapaguesit shqiptarë. Sipas tij, ky është numri më i madh i zv/ministrave për një Qeveri që nga 1912-ta. "Për shkak të vendimmarrjes politike, ne kemi sot 35 zv/ministra. Në Ministrinë e Punëve të Jashtme kemi 2 zv/ministra. Dy kemi edhe në Ministrinë e Integrimit. Në Ministrinë e Brendshme kemi 3 zv/ministra, 3 zv/ministra i kemi edhe në Ministrinë e Mbrojtjes, dy i kemi në Ministrinë e Drejtësisë. Në Ministrinë e Financave kemi 2 zv/ministra, 3 kemi në Ministrinë e Ekonomisë. Në Ministrinë e Transportit kemi 3 zv/ministra, 2 i kemi në Ministrinë e Punës. Në Ministrinë e Arsimit kemi 2 zv/ministra, por në Ministrinë e Kulturës kemi 3 zv/ministra. Në Ministrinë e Shëndetësisë kemi 3 zv/ministra, por në Ministrinë e Mjedisit kemi 3 zv/ministra. Në Ministrinë e Bujqësisë kemi 2 zv/ministra, por kemi edhe zv/ministër për ministrin e shtetit të Qeverisë, pra ministrit pa portofol në Qeverinë e Berishës", tha Braçe. Deputeti socialist, duke treguar faturën financiare të kësaj strukture, tha se "140 milionë lekë në muaj kryetari i PD shpërblen e paguan Lëvizjen Socialiste të Ilirit, Republikën e Fatmirit, Të Drejtat e Spiros, Monarkinë e Ekremit, Idetë Liberale të Arjanit, Aleancën personale të vjetër të Neritanit, Biznesin Mjedisor të Lufterit, madje edhe Ballin e Adriatikut".  Partia Socialiste përmes deputetit të saj denoncoi strukturën e nivelit të dytë të Qeverisë së maxhorancës, duke u shprehur se këto shpenzime bëhen në një kohë krize ekonomike. "Për shkak të krizës dhe bizneset, po paguajnë e do paguajnë, çdo orë, më shumë se më parë; Qeveria e kryeministrit Sali Berisha, për shkak të zgjedhjes së saj, po shpenzon pa moral, gjithnjë e më shumë", u shpreh Braçe. Partia Socialiste e cilësoi strukturën e zv.ministrave një çetë politike, që vetëm i shpenzon buxhetit të taksapaguesve shqiptarë.35 zv.ministrat e Qeverisë    Ministria e Jashtme,     2 zv.ministra     Ministria e Integrimit,     2 zv.ministra    Ministria e Bujqësisë,     3 zv.ministra     Ministria e Mbrojtjes,     3 zv.ministra     Ministria e Drejtësisë,     2 zv.ministra    Ministria e Financave,      2 zv.ministra    Ministria e Ekonomisë,     3 zv.ministra    Ministria e Transporteve,     3 zv.ministra     Ministria e Punës,     2 zv.ministra    Ministria e Arsimit,     2 zv.ministra     Ministria e Kulturës,     3 zv.ministra    Ministria e Shëndetësisë,     2 zv.ministra    Ministria e Mjedisit,     3 zv.ministra    Ministria e Bujqësisë,     2 zv.ministra     Ministri i Shtetit,         1 zv.ministër

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›