E Shtunë, 31 Tetor 2026

Disha: Me “SIGMA” mundësi pensioni, 5 vite para moshës

 Pension pleqërie 5 vjet para moshës së pensionit shtetëror, si dhe pension invaliditeti, para kësaj moshe. Kjo është ajo çka ofron kompania "Sigma Vienna Insurance Group" për të gjithë ata që do të duan të bëhen klientë të saj. Në kuadër të 11 vjetorit të themelimit të kësaj kompanie sigurimesh, drejtuesi i saj Qemal Disha, në një konferencë shtypi theksoi mundë-sitë që ofron Sigma për gjithë qytetarët shqiptarë. Duke u ndalur tek Fondi i Pensioneve, kreu i SIGMA-s u shpreh se të gjithë qytetarët mund të përfitojnë në sajë të bashkëpunimit me këtë kompani, edhe pagesë të menjëhershme të vlerës neto të llogarisë personale në këtë fond, ku ata kanë vendosur të investojnë. Disha ka shpjeguar hartimin e një strategjie të re në fushën e pensioneve nga kompania që ai drejton. Sipas tij ligji për “Fondet e Pensionit Vullnetar" që hyri në fuqi në janar të këtij viti ka qenë një nga nxitësit për hartimin e kësaj strategjie. "Ky ligj parashikon lehtësira tatimore e fiskale, që krijojnë mundësinë reale për të aderuar në Fondet e Pensionit Vullnetar, masa e gjerë e qytetarëve, individë e të punësuar", thekson Disha,  drejtor i përgjithshëm i "SIGMA Vienna Insurance Group". Sipas tij, tashmë është bërë e qartë, jo vetëm për të moshuarit, se vetëm me pensionin nga skema e detyrueshme nuk sigurohet një nivel i mjaftueshëm jetese për moshën e tretë. "Duke kontribuar në Fondin e Pensionit Vullnetar në shuma të vogla, sot dhe që në moshë të re, sigurohet një pension i mjaftueshëm për të ardhmen", vijon më tej ai. Drejtuesit e "SIGMA"-s shpjegojnë se ligji i ri, që ka hyrë në fuqi vetëm pak ditë më parë, është një mundësi e mirë që duhet të shfrytëzohet nga shqiptarët. "Fondi ynë i pensioneve vullnetare, me një staf të kualifikuar të Shoqërisë së Administrimit, mbështetur në përvojën e deritanishme dhe veçanërisht të aksionerëve austriakë, të cilët kanë pensionet vullnetare si veprimtari kryesore të aktivitetit të tyre në Evropën Qendrore dhe Lindore, përbejnë garanci për të nesërmen e qytetarëve", përfundon Disha. Kompania "SIGMA Vienna Insurance Group" ka sot paketën kontrolluese të Institutit Privat të Pensioneve "Sigma IPP", i pari i liçensuar si i tillë.Si funksionon fondi i pensioneveKontributi i bërë nga çdo anëtar i një fondi pensioni zbritet nga të ardhurat personale të tij, për efekt tatimi. Kthimi i investimit, përfshirë fitimet nga kapitali prej investimeve të kryera me asetet e fondit të pensionit nuk i nënshtrohen tatimit, as për vetë fondin e pensionit dhe as për shoqërinë administruese. Një nxitje reale për të kontribuar në një fond pensioni vullnetar është përcaktimi në këtë ligj, se punëdhënësve u njihen si "shpenzim operativ" dhe zbriten nga tatimi mbi fitimin, deri në 250.000 lekë kontribute në vit, për çdo të punësuar. Ligji i ri, ndryshe nga i mëparshmi, nuk përjashton, por lejon të kontribuojnë për të punësuarit e tyre edhe institucionet shtetërore, institucionet e financuara nga Buxheti i Shtetit dhe institucionet e pavarura. Dispozitat e ligjit rrisin garancitë ligjore dhe institucionale për kontributet në fondin e pensioni vullnetar. Agjencia për Mbikëqyrjen Financiare do të vëzhgojë nga afër funksionimin e fondeve të pensioneve, ndërsa do të krijohet institucioni i "Depozitarit", që është një bankë e nivelit të dytë e miratuar nga AMF, me të cilën kompanitë lidhin një kontratë për shërbime kujdestarie, depozitimi dhe të besimit për asetet e fondit të pensionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›