Hana: Kemi 300 mijë të siguruar më shumë
Vetëm gjatë vitit 2009 janë futur në skemën e sigurimeve shëndetësore plot 290 mijë vetë. Gjithçka e bëri me dije dje, drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana gjatë analizës vjetore të këtij instituti. "Hapja e librezave te reja qe ka arritur ne numrin 296 mije për vitin 2009, në të gjithë Shqipërinë. Pjesa më e madhe është hapur në Tiranë, që tregon për një interesim shumë të madh të popullatës për skemën e sigurimeve të kujdesit shëndetësor, duke hequr dorë nga pagesat informale që kryejnë në drejtim të mjekut, qoftë në parësor, qoftë në spitalor", u shpreh Elvana Hana, Drejtoreshë e ISKSH-së. Ajo theksoi se prioritet do të mbetet mjeku i familjes, i cili është i pari që diagnostikon sëmundjet te pacientët. "Do të vazhdojmë që t'i japim një hapësirë më të madhe mjekut të përgjithshëm, në mënyrë që të marrë më shumë hapësirë parandalimi i sëmundjeve sesa trajtimi i tyre në nivele të tjera", vijoi Hana.