Braçe: Kryesia nuk mund të zgjedh kandidatët, ka konflikt interesi
23/01/2005 Erion Braçe ka theksuar, në një intervistë për "Metropol", se Kryesia e PS-së nuk mund të përzgjedhë, kandidatët për deputet, pasi vetë është në konflikt interesi. Sipas Erion Braçes, duhet që socialistët të angazhohen në përzgjedhjen "një anëtar, një votë" për të dalë në konkurrime me ata që pëlqehen nga vetë elektorati. "Këta njerëz që kërkojnë të rikandidojnë nuk mund të caktojnë kandidaturat për deputet, sepse është jashtë logjike që të bëhet realitet ajo që tha Arta Dade, para tre a katër muajsh, që; "kur të jem unë e deleguar në Berat, ta shikojë Erion Braçe do ta caktojmë kandidat për deputet apo jo", theksoi Braçe. Nga ana tjetër, ai ka hedhur poshtë pretendimet e Gjinushit, se aleancat mes PSD-së dhe PS do të jenë të arritshme vetëm në rast se nuk do të jetë Nano. Sipas Braçes, Gjinushi nuk e ka të drejtën të thotë se kush do të jetë kryetar i socialistëve. Ndërsa në lidhje me Komitetin e Orientimit të Politikave në PD, Braçe theksoi kjo është një lëvizje pozitive, por vetëm për zhvillimet në forumet e kësaj partie.
Propozimet tuaja nuk janë pranuar në mbledhjen e fundit të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues. Si e vlerësoni këtë fakt?
Në propozimet që kam bërë unë në KPD, kishte të bënte me një projekt me disa propozime kryesore, ishte një material pune për t'u përmirësuar dhe për t'u bërë më i kuptueshëm dhe për njerëzit që do të zbatojnë atë platformë dhe për t'i shërbyer detajimit të asaj platforme. Nuk di që KPD-ja të ketë hedhur poshtë propozimet të asaj platforme. Grupet e punës, që u morën me shqyrtimin e saj, kanë marrë parasysh jo vetëm propozimet që janë bërë nga unë, por dhe nga anëtarë të tjerë të KPD-së si, zoti Bufi, zoti Koçi, zoti Çukaj, për të hartuar një dokument më kompleks për t'iu përgjigjur dhe sfidës që ne kemi përpara. Propozimet kishin parasysh hartimin e një veprimi konkret të PS-së për fushatën paraelektorale dhe për atë elektorale. Për mua, kishin rëndësi problemi i Kryesisë së partisë që më duket i ezauruar tashmë, pasi të gjithë thanë mendimin e tyre për Kryesinë e partisë dhe për ata individë që bëjnë pjesë në të.
Pse kërkon Erion Braçe votëbesimin e Kryesisë të PS-së?
Tani nuk ka më asnjë lloj vlere dhe nuk më shqetëson më. Sepse qoftë platforma, qoftë përmirësimi i saj, edhe e gjithë linja, në të cilën do të përshkohet në Kongresin e prillit, parashikohet një veprim politik i përbashkët i të gjithëve, jo vetëm në mënyrë të individëve të veçantë në parti, por dhe të disa ushtarëve jashtë kryesisë. Kjo nuk do të jetë absolutisht. Që të gjithë do të jenë në punë edhe të gjithë do të bëjnë detyrën e tyre për sa i përket zgjedhjeve. Kështu që ndryshohet apo jo Kryesia e partisë, për mua, nuk ka më asnjë lloj vlere. E rëndësishme është vetëm veprimi politik i PS-së, për sa i përket orientimit të saj si një forcë konkurruse për të fituar zgjedhjet e ardhshme. Është Elmazi nuk është Elmazi, është Spartaku nuk është Spartaku, është Arta nuk është Arta apo ndonjë tjetër në Kryesinë e partisë, nuk ka më asnjë lloj vlere.
Struktura e Komiteteve Zonale Elektorale kanë detyrën bazë të nxjerrin kandidatët për deputetë, si do të bëhet përzgjedhja e tyre?
Strukturat e KZE-ve pothuajse janë ngritur, flas për zonën time në Berat. Këto struktura janë të ngritura dhe janë në fazën ku janë përzgjedhur një grup emrash për çdo KZE që mund të jenë kandidatë të mundshëm për kryetar të këtyre strukturave. Normalisht ka ngelur faza e votimit, e cila është faza më e rëndësishme, por dhe më e vështira, sepse do të përzgjidhen në bazë të parimit "një anëtar, një votë", por është e domosdoshme. Është e vështirë vetëm nga ana teknike, sepse duhet të votohet në një ditë dhe në një orë të caktuar në çdo zonë elektorale. Natyrisht që do të ishte mirë që ky proces të votëbesonte çdo kandidat. Për mua, është e domosdoshme që të gjithë anëtarët e PS-së të zonës time elektorale të votojnë kandidatin dhe kushdo simpatizant, që do të shprehë mendimin e tij për kandidatin e PS-së të marrë pjesë në votim, duke u përfshirë kështu në vendimmarrje. Nuk do të jetë proces vetëm me një kandidaturë, siç po ndodh në ca parti të tjera, por do të jetë një proces ku kush mendon se do të konkurrojë për fitoren e PS-së në këto zgjedhje të futet si kandidat dhe të fitojë simpatinë e elektoratit. Nuk është synimi që Erioni të tregojë veten që ja ne na do partia, por duhet të bëhet përzgjedhja më e mirë, pasi në zgjedhjet e fundit lokale në qytetet apo komunat, ku ne humbëm tregun se këto zgjedhje nuk janë thjesht për një këshill zonal. Një pjesë e kandidatëve tanë nuk pëlqeheshin as nga anëtarët e PS-së dhe jo më për kandidatët për këto zgjedhje.
Kompetencat dhe funksioni i KZE-ve ende nuk janë përfshirë në statutin e PS-së, ndërkohë që flitet që kandidatët për deputetë mund të përzgjidhen sërish nga Kryesia e partisë. Cili është komenti juaj?
Nuk ka asgjë të keqe sikur zgjedhjet të bëhen nga Kryesia. Unë kam gjykuar se Kryesia është në konflikt interesi në këto momente, për të zgjedhur kandidaturat për deputet. Gjithë Kryesia, jam i bindur se, do të kërkojë të rikandidojë. Këta njerëz, që kërkojnë të rikandidojnë nuk mund të caktojnë kandidaturat për deputet, sepse është jashtë logjike që të bëhet realitet ajo që tha Arta Dade para tre a katër mujsh, që; "kur të jem unë e deleguar në Berat ta shikojë Erion Braçe, do ta caktojmë kandidat për deputet apo jo". Unë mendoj që mendimi i Artës gjatë kësaj periudhë të fundit në Partinë Socialiste ka ardhur duke u rrudhur, jo vetëm si peshë ndikimi në masën e simpatizantëve të PS-së, por edhe në zonën që ajo mbulon në Lushnjë, jo vetëm për këtë arsye, por edhe për të shmangur një ballafaqim, jo me Erionin, se unë nuk e kam vend pune të qenurit deputet këtë e gjykojnë strukturat e partisë, por kam përshtypjen që do të ngjalli një pakënaqësi në të gjithë ata që pretendojnë për të qenë kandidatë për deputetë dhe nuk e ezaurojnë atë që na ka ndodhur edhe zgjedhjet elektorale, që një njeri që ka konkurruar në PS për të qenë si deputet, si kryetar komune, apo bashkie, për shkak dhe të lobingut që kanë bërë në zgjedhjet anëtarët e kryesive, gabime me pasoja të llahtarshme, siç është rasti në fjalë i zonjës në fjalë, qoftë në Bashkinë e Lushnjës, qoftë në Bashkinë e Divjakës, kanë vajtur dhe kanë kandiduar për parti të tjera, duke na sjellë pasoja në vota. Kështu për këtë gjë unë mendoj se nuk do të preferojë një zgjedhje nga Kryesia, gjithsesi nëse do ta kenë ata në dorë do të ushtrojnë të gjitha përgjegjësitë. Por ka një aspekt tjetër që ka anëtar Kryesie që nuk i fitojnë dot zonat e tyre elektorale, që kanë sot. Në këto zona që lëkunden, në gjykimin tonë për të fituar apo për të mos i fituar, kanë përfaqësues si deputet një pjesë të ministrave. Fitorja jonë në ato zona ku kemi njerëzit të nivelit të lartë drejtues dhe ku është investuar shumë dhe të mos kenë propabilitetin për të fituar është një dëmtim i rëndë që i bëhet partisë. Këto gjëra i kam thënë në KPD, i kam thënë dhe në Berat, do të vazhdoj ta them që ata anëtarë kryesie apo ministra që nuk fitojnë, nuk kanë pse të kandidojnë dhe nuk ka pse partia të investitojë prap me ata një zonë të sigurt elektorale për zgjedhjet e 2005-s. Në qoftë se nuk fitojnë në zonat e tyre elektorale, do të bënin shumë mirë të kandidonin gjetkë.
Cili është komenti juaj për strukturën e sapongrituar në Partinë Demokratike?
Qëndrimi im ka qenë i prezantuar dhe në gazetën "Zëri i Popullit". Strukturat që ndërtohen në partitë e tjera nuk duhet të jenë në gjykimin tonë, por ne e shikojmë se është një hap pozitiv brenda PD-së, por vetëm brenda saj dhe jo më gjerë. Sepse si shumë vëzhgues të tjerë, unë mendoj se kontributi i këtyre njerëzve nga mentaliteti dhe shkollimi që kanë, do të rregullojë PD-në për ta kthyer në një parti demokratike, sepse me gjykim të parë kjo parti ka humbur shumë nga lojërat e saj demokratike, sidomos në kujtesën e njerëzve. KOP-in e shoh si një kontribut brenda kësaj partie sepse kontributi i këtyre njerëzve më gjerë se partia ka rezultuar i dështuar. Disa kanë qenë zëvendës apo ministra në periudhën 1996-1997, të cilët sollën një rezultat që të gjithë shqiptarët e dinë, janë ish-zyrtarë të lartë, të cilët kanë ndikuar me këshillat e tyre ndaj Presidentit të asaj kohe, Sali Berisha dhe qeverisë. Ka dhe nga ata që Berisha i ka denigruar vetë, për shkelje të ligjit. Kjo iniciativë nuk sjell ndonjë gjë të re, por vetëm një PD të viteve 1993 nuk ka asgjë të re, veç faktit që ka ardhur në shekullin e ri dhe që vjen nga ajo periudhë.
Kryetari i PSD-së, Skënder Gjinushi, ka deklaruar se nuk do të bashkëpunojë më me Kryeministrin Fatos Nano, por vetëm me PS-në. Si e vlerësoni ju këtë deklaratë?
Sinqerisht, unë nuk e kuptoj këtë deklaratë të zotit Gjinushi do të bëj aleancë me PS-në pa Fatos Nanon. Në qoftë se Gjinushi e ka vendosur që të përcaktojë kryetarin e PS-së, e ka shumë gabim. E ka tentuar një herë dikur këtë, e kam dëgjuar shpesh që thoshte se PS-ja duhet të zgjedhë këtë dhe jo atë, por tani nuk vlen më kjo. Unë gjykoj se kontributi i Gjinushit në politikë nuk është ky që të thotë kush do të jetë kryetar partie i PS-së. Në qoftë se ai ka ndonjë kontribut, pas 12-13 vjetësh në politikë, le ta japi. Por mendoj se ai nuk është njeriu që duhet të përcaktojë se kush do të jetë kryetari i PS-së. Ka boll probleme në partinë e tij, duke iu referuar dhe deklaratave të zotit Apostoli për një fraksion të së majtës, që mua më duket e tepërt, pasi mendoj se boll është shpërndarë e majta. Gjithashtu mendoj se "Koalicioni për Integrim" duhet të riformatohet për t'u pasqyruar më qartë objektivat dhe programin për zgjedhjet e këtij viti. Por e gjithë kjo ngelet peng i asaj për të ndryshuar qeverinë para zgjedhjeve. Nuk mendoj se do të sjellë ndryshime hyrja e Gjinushit në qeveri apo ndonjë tjetri do të ishte një ndryshim i lodhur. Viti 2004 ka qenë më i miri për qeverisjen socialiste, ndaj nuk e mendoj këtë ndryshim të qeverisë. Ndërkohë që janë shumë pak adresa dhe sektorë për të ndryshuar. I rëndësishëm është veprimi i përbashkët politik edhe me aleatët.