Deputetët po shkollojnë fëmijët ku studion princi Anglisë
23/01/2005 Zyra për Mbrojtjen e Qytetarëve kërkoi dje hetimin e pasurive të politikanëve dhe funksionarëve të lartë, pasi është fakt që fëmijët e tyre studiojnë jashtë shtetit, duke shpenzuar fonde të mëdha. Në rastet e deputetëve, nisma antikorrupsion do të kërkojë heqjen e imunitetit. Aksioni Rinor Antikorrupsion, një strukturë e përfaqësive universitare dhe të shkollave të mesme të kryeqytetit, do t’i kërkojë Inspektoriatit të Deklarimit të Pasurive fillimin e hetimeve mbi ata politikanë, qeveritarë, gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët i janë shmangur detyrimit ligjor për deklarimin e të ardhurave për fëmijët që kanë jashtë shtetit. Nisma e ZMQ, do të kërkojë pavlefshmërinë juridike të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati dhe heqjen e imunitetit të gjithë atyre deputetëve, gjyqtarëve apo të zgjedhurve, që i janë shmangur detyrimeve ligjore për të deklaruar llogaritë bankare të fëmijëve të tyre. Sipas kësaj iniciative, "politikanët që kanë fëmijët në shkolla jashtë shtetit së shpejti do të përballen me drejtësinë, pasi asnjë prej tyre nuk ka deklaruar në formularin e Inspektoriatit shpenzimet për shkollimin e fëmijëve".
Vendimi
Në këtë takim, drejtori i ZMQ, Kreshnik Spahiu, tha se formularët e deklarimit të
pasurive janë paçavure e vërtetë, që nuk mund të bindin as edhe më militantin e
pushteti apo politikës. “Rroga e ndonjë politikani mund të mjaftojnë për të paguar të
drejtën studimore dhe jetesën e fëmijëve të tyre në një Universitet me Barbara Bush,
Celsi Klinton, Princin Harry apo princin Uilliam, ku vetëm taksa vjetore është 50 mijë
euro pa llogaritur jetesën. Koha e qorrave, ka marrë fund", tha Spahiu. Ndërsa si anëtar
i nismës antikorrupsion, Enkel Demi tha se “në këtë vend nuk duhet lejuar përsëritja e historisë së mafies italiane, ruse apo amerikane, ku mafiozët shkolluan fëmijët në shkollat më të mira të Perëndimit dhe ata u kthyen në vendet e tyre për të legjitimuar bizneset e pista”.
Mbështetja
Drejtori për Demokracinë dhe Qeverisjne i USAID-it, Bruce Kay, shprehu mbështetjen e qeverisë së SHBA për projektet antikorrupsion dhe vlerësoi rolin e ZMQ. Me këtë rast, ZMQ ndërmori një iniciativë për përfshirje të hapur të grupimeve rinore dhe vëçanërisht të përfqësive universitare dhe parauniversitare për të krijuar një strukturë aktive me fokus ligjor, e cila do të nixisë dhe koordinojë aktivitetet rinore antikorrupsion. Memorandumi mes grupimeve rinore dhe ZMQ-së, synon ndërtimin e strategjisë së aktivizimit rinor në luftën kundër korrupsionit. Memorandumi i bashkëpunimit u nënshkrua dje mes ZMQ-së, shtatë fakulteteve dhe gjashtë gjimnazeve të Tiranës.