Nëndegët e PD Korçë rrëmbejnë mediat e Tiranës
23/01/2005 Zgjedhjet e djeshme në nëndegët e PD-së së Korçës janë zhvilluar me debate të ashpra mës mbështetësve të konkurrentëve. Ndërkaq, një vëmendje e paparishikuar u është kushtuar prej disa mediave vizive në Tiranë. Aurel Fidani, anëtar i kryesisë së PD-së së Korçës, tha se ka patur sherre të mëdha në takime dhe se janë shkelur statuti i partisë dhe udhëzime të tjera. Ai tha se është thirrur policia, megjithëse ajo nuk ka ndërhyrë në votime, por ka qëndruar në afërsi të objektit, ku është bërë zgjedhja. Ndëkaq, persona të tjerë në këto takime, si dhe të deleguarit nga qendra, kanë mohuar plotësisht përplasjet fizike në mbledhje. Gent Strazimiri tha, për "Metropol", se debatet ishin të natyrës politike dhe aspak më të ashpra se ato që bëhen në parlamentin shqiptar. Ai tha se të bësh debate kur zgjdihen drejtuesit është normale dhe mendojmë se përmes tyre kemi konkluduar te më i miri. Ndërsa Edmond Spaho, sekretar i PD-së për Ekonominë, tha se lajmi për sherrin në zgjedhjet e nëndegëve në Korçë ishte dhënë që në mëngjes, kur ende nuk kishte filluar asnjë takim. Ai e konsideroi të manipuluar lajmin e dhënën nga disa media në Tiranë. Bëhet e ditur se në nëndegën e PD-së Korçë numër 1, kryetar u zgjodh Ilir Koroveshi, me 77 vota pro dhe afërsisht 30 kundër, ndërsa në nëndegën numër 2 Asim Dishnica, me 74 vota pro dhe 31 kundër.