E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flet Fatos Nano: Rama ndryshoi pas darkës te Gjiri i Lalzit

Fatos Nano

Ish-kreu i PS: Para takimit me Metën, kemi komunikuar me SMS me Ramën për Presidentin. Si do rikthehem në krye të PS.

Ai takim i fshehtë kushtëzoi edhe sjelljen e Berishës, sepse Rama donte të rrëzonte qeverinë

Ish-kreu i PS-së, Fatos Nano, zbuloi dje për herë të parë se Edi Rama ka ndryshuar qëndrimin e tij për Presidentin pas takimit me Metën në Gjirin e Lalzit. Nano, duke folur në emisionin Opinion të Blendi FDevziut në TV Klan, bëri të ditur se do tentojë rikthimin në PS përmes proceseve referendare statusore.
Zoti Rama është shprehur se nuk do ju pranojë në PS, po ju do ta pranoni në partinë tuaj?
Është koha e legalizimeve, duhen bërë letrat dhe shpresoj se do të jetë dhe zoti Rama në letrat e legalizimit të PS.
Ju e quani lëngim të PS vetëm pse zoti Rama nuk ju kandidoi për President të Republikës. Nëse do tju kishte kandiduar, PS nuk do të lëngonte?
Shfaqja e fundit e paaftësisë së Edi Ramës, kryetarit të sotëm të PS, për të përballuar sfidat politike dhe institucionale në dinjitetin e kryetarit të PS, është vetëm shfaqja e fundit e lëngatës së PS si forca më e madhe e opozitës. PS për shkak të Edi Ramës ka kohë që lëngon dhe sëmundja është organike, është kapilare, sepse masa dërrmuese e socialistëve në mbarë Shqipërinë ndjehet e papërfaqësuar.
Zoti Rama thotë se e majta është më e bashkuar se kurrë dhe se po përgatitet të vijë në pushtet…
Edhe mua më dhemb lëngata e PS, lëngata në opozitë e socialistëve të papërfaqësuar, më dhemb sistemi i PS që ka zëvendësuar solidaritetin e PS dhe kjo lidhet dhe me një fakt thelbësor organik. Edi Rama nuk ka arritur në 7 vjet të kuptojë dhe të jetojë me PS, ska arritur të interpretojë vlerat dhe aftësitë e socialistëve në pluralizëm.
Rama nuk e ndien kur rri në zyrat e PS, ndërsa juve ju dhemb që jeni larg PS?
Nuk po flas për zyrat, por po flas për zemrat e socialistëve. Zoti Rama nuk arriti të hyjë në zemrat e socialistëve. Dhe kjo lidhet me interesat e ndryshëm nga ato të tijat dhe të masës së socialistëve.
Zoti Rama ka thënë për ju se keni ikur nga PS, keni ikur me turp prej saj…
Të mos rrish nën të njëjtën çati me Edi Ramën apo me Sajmir Tahirin që më përcolli në 2007-n, nuk është aspak turp, përkundrazi është oportunitet i madh që Rama spo e kupton…
Kishit nevojë për përcjellje, nuk e dinit se nga ishte dera e daljes së PS?
Tia lëmë çështjet e protokollit ish-shefit të Protokollit të Ramës, që sot drejton PS e Tiranës njëlloj si Rama. Pra, është oportunitet i madh që të bashkohesh me të gjithë pjesëmarrësit në jetën dhe aktivitetin konkurrues të PS. Unë skam qenë njeri vetëm i zyrave, por e kam drejtuar PS në të gjitha nivelet kur ka qenë nevoja.
Ju do të riktheheni në krye të PS, apo do të krijoni një forcë tjetër politike, apo thjesht do dilni në televizor?
Unë e di se si sigurohet përçarja e socialistëve, di si ndërtohen marrëdhëniet e solidaritetit. Nuk jam aktiv tashmë në  politikën e vitit elektoral që ka nisur për të sjellë një përçarje të re socialiste.
Do bëheni aktiv në këtë vit elektoral?
Nuk mund të mos jem aktiv në dobi të shërimit të PS, të izolimit të sëmundjeve që Rama ka kultivuar duke i bërë ata humbës dhe të bashkimit të së majtës.
Në çformë?
Nuk do të bëj asnjë veprimtari konspirative. Kanë nisur kontaktet e shumta me masën e gjerë të përfaqësuesve të PS në të gjitha nivelet në të gjithë vendin dhe me drejtuesit e partive aleate të koalicionit opozitar. Unë do përpiqen të rikthej në PS rregullat e komunikimit demokratik, të dhënies llogari, të konkurrimit mbi bazën e meritokracisë midis socialistëve, duke përfshirë dhe zgjedhjet primare për kandidatë për deputetë, për drejtues të niveleve të ndryshme dhe për drejtuesit e partisë me ambicie për qeverisje.
Por ju skeni asgjë në dorë, si do ta bëni këtë?
Organizatat politike, si organizata vullnetare kanë hapësira pa fund për të promovuar iniciativa referendare statutore me të cilat duhet ndryshuar dhe perfeksionuar partia.
Zoti Rama ka marrë 93 % të votave të anëtarësisë socialiste në 2009-n…
Ti lëmë gjërat joserioze njëherë tjetër. 93 % e votave është shifra më flagrante e manipulimit të votave edhe brenda PS. Dhe ky është një fakt që e njohin jo vetëm komisionet e numërimit, por edhe masa e socialistëve, sepse parimi Një anëtar një votë është shkelur në mënyrën më flagrante.
Çfarë i kërkuat zotit Rama në takimin që patët me të si kandidat për President? Morët një premtim nga zoti Rama?
Nuk shkova të kërkoj angazhime dhe pazare dhe prandaj nuk kërkova premtime të tilla që kanë të bëjnë çfarë më jepni dhe çfarë ju kërkoni. Unë i parashtrova zotit Rama dhe zotit Ruçi tri opsione që edhe i analizova. E para, nëse ata do mbështesnin kandidaturën e Fatos Nanos në një garë parlamentare, kjo do të ishte një sfidë politike fituese, për afishimin e vlerave fituese më cilësore të së majtës ndaj çdo kandidature të së djathtës. Do ishte kontribut ndaj çdo socialisti. Do të ishte investimi i fundit dhe i rëndësishëm për bashkimin e të gjitha energjive në optikën e zgjedhjeve parlamentare të 2013. Opsioni i dytë ishte që kjo betejë mund të humbej, por në këtë rast efekti i ribashkimit të të gjitha kontributeve dhe energjive brenda së majtës, do të ishte shumë aktiv për zgjedhjet e 2013-s. Opsioni i tretë ishte ky që ndodhi. Mospjesëmarrja, shmangia e garës dhe mosmbështetja e kandidatit të opozitës do sillte humbjen e garës presidenciale, lënien e fushës së lirë. Sot kemi faktin. Unë ia kam paraqitur të tria opsionet.
Cila ishte përgjigjja e tyre?
Përgjigjja e tyre është bërë publike. Ata nuk arritën të kuptojnë se cili opsion ishte më i dobishëm për PS dhe për opozitën e majtë e humbën edhe këtë betejë, nuk është humbja ime. Ishte humbja e popullit opozitar dhe një afirmim i dëmshëm për vendin i vullnetit të opozitës për të kontrolluar të gjitha pushtetet në Shqipëri.
Kemi pasur një premtim nga zoti Rama më parë se do tju mbështeste në garën tuaj për President?
Ne kemi pasur një komunikim të orientuar drejt kësaj zgjidhjeje, edhe të drejtpërdrejtë. Kemi komunikuar dhe shkëmbyer mesazhe dhe  bashkëbisedime.
Ju dhe zoti Rama keni shkëmbyer mesazhe?
Unë zoti Rama, zoti Ruçi, zoti Majko, zoti Malaj dhe anëtarë të tjerë të Kryesisë së PS.
Keni pasur një premtim nga këta drejtues?
Komunikimi dhe bashkëbisedimi synonte këtë bashkëveprim dhe asnjë pazar. Për fat të keq, zoti Rama nuk e kuptoi dot këtë gjë dhe kjo solli humbjen e radhës të zotit Rama.
A jeni takuar gjë në Vjenë me zotin Rama?
Nuk ka rëndësi kjo gjë, bota është shumë e vogël, vendi ynë është një fshat i madh, njerëzit mund të takohen e aq më tepër që maxhoranca e sotme ka hequr dhe vizat. Kam pasur takime me zotin Rama, me zotin Berisha me zotin Meta, Idrizi dhe jo gjithmonë para kamerave.
Ju keni lënë të kuptohet në deklaratat tuaja se ka pasur një ndryshim të qëndrimit të zotit Rama pas darkës së tij me zotin Meta në Gjirin e Lalzit?
Kjo është e vërtetë. Sjellja jo vetëm politike por dhe gatishmëria për komunikim e zotit Rama, Meta, natyrisht kjo afektoi dhe takimin tim me zotin Berisha, ndryshoi pas takimit të fshehtë të Gjirit të Lalzit. I fshehtë jo vetëm nga pikëpamja e kryerjes së tij jashtë kamerave apo jashtë marrëdhënieve të përfaqësimit të palëve. Pra

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›