E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bushati: Prokuroria e Përgjithshme, të gjejë kohë për hapjen e çështjes 9 Janari

Deputeti Bushati solli dje në parlament, situatën e grevës së familjarëve të viktimave të 9 Janarit, në Shkodër. Gjatë fjalës së tij, ai kërkoi angazhim maksimal për zbardhjen e fajtorëve dhe përmendi gjithashtu edhe kërkesat kryesore të këtyre grevistëve. Pas pesë vitesh, shoqata 9 janari dhe familjarët e viktimave, në bazë të rregullave janë hedhur në grevë urie. Kërkesat e familjarëve, janë të thjeshta, rifillimi i hetimit të kësaj çështje të rëndë, marrjen në pyetje të zyrtarëve, që nuk janë marrë ndonjëherë në pyetje nga prokuroria, si dhe gjetjen e trupave të 8 viktimave, theksoi deputeti Bushati. Sipas tij gjykata duhet të marrë parasysh gjendjen dhe të marrë përsipër për hetimin e shkaqeve dhe lënies në duar të fatit nga strukturat e larta të shtetit. Familjarët kanë besim tek ky parlament, sepse besojnë se mund të thërriten prokurorët e përgjithshëm, theksoi ai duke shtuar se ata janë të përkushtuar deri në fund për zgjidhjen e këtij problemi. Në fund të fjalës së tij, duke u shprehur i bindur për zbardhjen e çështjes herët a vonë, i është drejtuar prokurores së përgjithshme duke i kërkuar të gjejë kohën për të rihapur çështjen e 9 janarit. Ndër të tjera, deputeti Bushati i ka bërë thirrje edhe kolegëve deputetë, që të bëhen mbështetës së zbardhjes së kësaj tragjedie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›