Braçe: Në mbledhje nuk u thirr asnjë nga iniciatorët

16/03/2005 Komisioni i Mediave rrëzon amendamentet Braçe-Lesi për shtypin
Komisioni parlamentar i Mediave ka miratuar dje, më dyer të mbyllura, projektligjin për shtypin në Shqipëri. Burimet kanë bërë të ditur se gjatë kësaj mbledhjeje janë hedhur poshtë propozimet e deputetëve Nikollë Lesi dhe Erion Braçe, të cilët kërkonin rregullimin e tregut të gazetave, duke mos lejuar abuzimet e mediave, që përfitojnë nga lidhjet me pushtetin. Kundër propozimeve ka votuar dhe kryetari i Komisionit të Mediave, Musa Ulqini, si dhe deputetët e tjerë të PS-së. Kjo është cilësuar në kundërshtim me vendimin që ka marrë Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ku një javë më parë është theksuar se deputetët e PS-së do të votojnë pro amendamenteve Lesi-Braçe. Vendimin e Komisionit të Medias e ka kundërshtuar Erion Braçe, i cili ka shprehur shqetësimin për mbledhjen e papritur, dhe me dyer të mbyllura, të Komisionit të Mediave. Sipas tij, është e papranueshme, që gjatë një diskutimi të mos jenë të pranishëm propozuesit e ndryshimeve. Megjithatë, Braçe thekson se është i bindur që Grupi parlamentar do të votojë pro amendamenteve që ai ka propozuar në ligjin për shtypin, që synojnë në rregullimin e konkurrencës mes gazetave. Sipas draftit Lesi-Braçe, gazetat, të cilat shiten nën çmimet e referencës, nuk mund të kenë subvencione nga shteti, si reklama, ulje të çmimit të telefonisë fikse dhe të energjisë elektrike. Si çmime të referencës, dy deputetët kanë vendosur 20 lekë për gazetat deri në 16 faqe, 30 lekë për gazetat deri në 34 faqe dhe 40 lekë për gazetat deri në 42 faqe. Deputetët Lesi dhe Braçe kanë theksuar se këto çmime kanë dalë si rezultat i konsultimeve me ekspertët e ndryshëm të fushës së mediave. Ndërsa, duke kundërshtuar idenë e hedhur se për gazetat nuk mund të vendosen çmime dysheme, Lesi dhe Braçe theksojnë se ata kanë propozuar vendosjen e çmimeve të referencës, që do të sqarojnë dhe strukturat e shtetit se cilën nga mediat do të ndihmojnë. Në të kundërt me këtë, Komisioni i Mediave ka vendosur që në ligj të thuhet se nuk do të ndihmohen mediat që shiten nën koston e prodhimit, por pa e përcaktuar se cila do të jetë kjo kosto. Megjithatë, do të jetë seanca e ditës së hënë që do të vendosë përfundimisht mbi këtë debat.