Mocioni ndaj Celibashit përfundon me 3 pro dhe tre kundër

16/03/2005 Rrëzohet kërkesa për shkarkimin e kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është ndarë në dy grupime të barabarta në debatin më të ashpër të zhvilluar këto ditë për përpilimin e listave të zgjedhësve. Votëbesimi i kryetarit, i kërkuar nga Çlirim Gjata, ka marrë tre vota pro dhe tre kundër, duke mos arritur qëllimin e kërkuar, pasi mocioni i mosbesiit kërkon të paktën katër vota pro. Ndërsa vetë Celibashi ka preferuar të qëndrojë jashtë votimit, duke e lënë mandatin e tij në dorë të gjashtë anëtarëve të KQZ-së. Me tre vota kundër të anëtarëve, Dëshira Subashi, Pandeli Varfi, Tomor Malaj dhe votat pro të Çlirim Gjatës, Klemend Zgurit dhe Dodë Prenga është rrëzuar kërkesa e këtyre të fundit për të larguar nga detyra kryetarin Ilirian Celibashi. Ndërkohë që vetë Celibashi nuk ka marë pjesë në votim. Kreu i KQZ-së gjatë debateve në mbledhjen e djeshme i është drejtuar anëtarëve Gjata dhe Prenga se "në këto momente po përpiqem të gjej kush është ushtari dhe kush bën detyrën, sepse ju keni deklaruar dhe po votoni pas deklaratës së bërë nga kreu i PD-së, Sali Berisha, për këtë çështje". Gjithashtu, Celibashi është shprehur se, "në rast se KQZ do të vazhdojë të jetë nën trysninë e forcave politike dhe nuk do të lejohet të ushtrojë kompetencat e veta për ato detyrime, që dalin nga ligji zgjedhor dhe Kushtetuta, atëherë mendoj që do të jetë më mirë që këto karriget tona të shtata, t’i zërë dikush tjetër. Nuk jam këtu për të bërë rolin e profetit, por jam plotësisht i bindur që mënyra e të komunikuarit ndërmjet anëtarëve të KQZ-së, raportet që kanë disa forca politike me KQZ-në, apo disa anëtarë të KQZ-së do të krijojë probleme për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor". Celibashi e ka cilësuar një përgjegjësi të madhe detyrën e anëtarëve të KQZ-së, duke iu bërë thirrje këtyre të fundit që, "nëse i shërbeni politikës, i lini karriget". Ai ka komentur dhe veprimin e tij, duke u shprehur se "veprimi është i ligjshëm dhe në dobi të procesit për përgatitjen dhe hartimin e listës". Gjithashtu kreu i KQZ-së shprehet se ka zbatuar rekomandimet e OSBE-së në veprimin e tij, që kërkojnë përdorimin e të dhënave të listës që ka KQZ për hartimin e regjistrit për zgjedhjet e sivjetshme.