E Hënë, 2 Nëntor 2026

Qendra Assisit e themeluar prej 30 vjetësh i jep Titullin Kryeministrit Nano

16/03/2005  Assisi, dekoroi Pelegrin të Paqes Presidentit Gorbaçov

Qendra Ndërkombëtare për Paqen e Popujve në Assisi, që i ka dhënë Nënë Terezës dhe personaliteteve të tjera të larta, titullin Pelegrinazh i Paqes, këtë vit ia ka dhënë titullin Kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. Qendra është krijuar më 5 nëntor të vitit 1978, kur Papa Gjon Pali i II, bëri vizitën e tij të parë pastorale të Pontifikatit të Tij në qytetin e Assisit, në Itali, moment kur u shpall Assisi Qendër Ndërkombëtare Botërore për Paqen. Në vitin 1980, Qendra Ndërkombëtare e Paqes njihet me Assisin si Kryeqyteti i Paqes në Botë dhe në vitin 1981 me njohjen e UNESCO-s, OKB, dhe Parlamentit Evropian, Assisi merr Statusin e Pasurisë Botërore. Në vitin 1982, me propozimin e Qendrës Ndërkombëtare për Paqen dhe të Presidentit të saj, Nënë Tereza e Kalkutës bëhet Qytetare e Nderit e Assisit. Në vitin 1984, Qendra Ndërkombëtare e Assisit bëhet një interlokutor mediacioni në mes dy superfuqive, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik, duke i ftuar ato të rimerrnin dialogun mes tyre, do të takoheshin me Presidentin Regan dhe Presidentin rus. Në 1985, me kërkesë të Qendrës Ndërkombëtare të Paqes, të drejtuar Havier Peres de Kuelar-it, Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, qytetit i akordohet titulli Mesazher i Paqes. Në vitin 1988, Qendrës Ndërkombëtare për Paqen e Popujve i jepet nga OKB titulli Mesazher i Paqes. Po në këtë vit, lind Çmimi Ndërkombëtar “Pelegrini i Paqes”, çmim që iu dha Presidentit Gorbaçov. Një vit më vonë, një delegacion i Qendrës së Paqes në OKB i jep këtë çmim Peres de Kuelar-it, Sekretar i Përgjithshëm i OKB. Viti 1991 e bën Qendrën e Paqes së Assisit promotor të iniciativës së Milleniumit të Paqes me Patronazhin e Papës Gjon Palit të Dytë, i cili po këtë vit bëhet Pelegrin i Paqes. Në vitin 1992, Pelegrini i ri i Paqes do të jetë tenori Luçiano Pavaroti. Në vitin 1993, me përkeqësimin e situatës në Ballkan, Ati i Shenjtë shkon në qendrën ndërkombëtare në Assisi, ku organizohet një ditë speciale e Lutjes për Paqen në ish-Jugosllavi. Një vit më vonë titullin prestigjioz e merr njeriu i Evropës së re, Helmut Kohl, njeriu i Bashkimit të dy Gjermanive. Viti 1995 gjen me çmimin Pelegrin të Paqes një grua shumë speciale Nënë Terezën, e cila e merr çmimin më 5 dhjetor 1995. Është një njeri që biznesin e tij e ka kaluar të tërin në shërbim të njerëzimit, industrialisti Ernesto Oliviero, ai që një vit më vonë do të dekorohej me këtë çmim. Në 1997, Qendra e Paqes filloi projektin e Adoptimeve të Fëmijëve në Distancë, një mision i vlerësuar ndërkombëtarisht për të ndihmuar fëmijët në nevojë, duke dhënë ndihmë në këtë rast dhe ambasadorit italian në OKB, Francesko Paolo Fulçi. Projekti ndërkombëtarizohet. Pas vizitës së pestë në Assisi, kësaj radhe i shoqëruar nga Arqipeshkopi i Kishës Katolike të Nju Jorkut, Xhon O’Konor, këtij të fundit i jepet Pelegrini i Paqes. Pelegrinët e tjerë me titull nga kjo qendër janë Kofi Anan, Patch Adams, Presidenti i Mikrosoft, Bill Gates etj. Për vitin 2004, ky titull i jepet Fatos Nanos, si Kryeministër i Republikës së Shqipërisë me motivacionin për punën dhe veprimtarinë e jashtëzakonshme gjatë këtyre viteve, duke shprehur vlerat e mëdha të paqes në të gjithe veprimtarinë e vet. “Që prej 15 vjetësh përmes momentesh vuajtjeje, sakrifice dhe vështirësive të mëdha jo vetëm për vendin, por për të gjithë zonën e vuajtur të Ballkanit, Fatos Nano ka dhënë të gjithë energjinë e duhur për të krijuar kushtet e dialogut dhe të bashkekzistencës”, shkruhet në motivacionin e akordimit të këtij çmimi nga kjo qendër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›