E Hënë, 2 Nëntor 2026

Një pjesë e dëshmisë së Bexhetit e publikuar nga vëllai i pengut

16/03/2005  Në ndjekje të çështjes së grabitjes së Irfan Idrizit, me rezidencë në Gostivar, me kërkesë të familjes së tij, unë kontaktova personat e përfshirë në rrëmbimim e tij për të negociuar kushtet e lirimit. Takimi i parë është bërë në Shqipëri, në restorant “Delfini”, me pronar Sul Kovaçi, ku unë takova një grua nga qyteti shqiptar i Rrëshenit, me emër Linda (emri i saj i vërtetë është Mrika dhe supozoj se mbiemri i saj është Tonin Lashaj) së bashku me të shoqin. Unë fola me ta dhe u dhashë atyre numrin e telefonit. Pas atij takimi, Linda më ka marrë shpesh në telefon, por fliste gjithnjë shumë shkurt, po them rreth 15 sekonda, sa herë që më merrte në telefon. Takimi i dytë ka qenë në qytetin shqiptar të Krumës, më 10 apo 11 shkurt 2003. Aty unë kam folur me Maliq Ndrecin, në një lokal me pronar Sami Kraja. Pas tij, ne shkuam në një shtëpi rreth tri kilometra larg lokalit, ku kalova dhe natën. Në atë shtëpi u mbajt një takim, ku ishin të pranishëm rreth 12 persona. Njëri prej tyre, me emër Nuhi, me origjinë nga Tetova dhe që e thërrisnin Nuki, këmbëngulte në kërkimin e shumës prej 500 mijë euro. Dy ditë pas takimit, unë shkova në Shqipëri nën shoqërinë e Lindës dhe dy burrave, në një makinë “JEEP” të organizatave ndërkombëtare, në fshatin e Bardhokut e të Epërit. Në orën 07.00 të mëngjesit, unë pashë Irfan Idrizin në shtëpinë e Beqir Shahut. Irfan Idrizi dukej mirë me shëndet, vetëm se ishte dobësuar ca. Në asnjë rast të vetëm, unë apo personat që më shoqëronin nuk u bënë objekt kontrolli dokumentesh, kur kaluam kufirin shqiptar. Më 19 shkurt 2003, takimi i fundit u mbajt në Kosovë, në periferi të Ferizajt, në motelin AS, përgjatë rrugës së Prizrenit. Në takimin prezent ishte Emrush Xhemaili, president i lëvizjes politike shqiptare LPK-së, të cilin e pashë për herë të parë me atë rast dhe Maliq Ndreci nga qyteti kosovar i Deçanit. Në takim, ne ramë dakord mbi detajet e lirimit dhe të dorëzimit të shumës së kërkuar në KESH. Pas takimit, ne shkuam në fshatin e Malishevës, në shtëpinë e Ukë Berishës, ku ai jetonte së bashku me të shoqen, nënën dhe katër fëmijët e tij. Emrush Xhemaili më tha se vetëm një njeri e dinte se ku isha unë deri në çastin e lirimit të Irfanit. Ukë Berisha është rreth 45 vjeç dhe unë e dija emrin e tij, sepse ai më tregoi pasaportën e lëshuar nga UNMIK-u. Pas takimit, në orën 10.00 të mëngjesit dhe duke ndjekur kthimin tim për në Gostivar, unë klikova te linku (adresa e internetit ëëë.pasqyra.com/arkivi/2002/01072002/index.htm, për të kontrolluar identitetin e Emrush Xhemailit (një fotografi e faqes së internetit përfshihet edhe në deponim) dhe unë konstatova se ishte i njëjti person. Më në fund, unë rashë dakord që Agim Bilali nga fshati i Cegnacit pranë Gostivarit, duhet të merrte shumën 500 mijë euro prej vëllait të Irfanit, Gajur Idrizi, në Gostivar dhe të m’i dorëzonte paratë mua. Unë duhej të merrja paratë më 24 shkurt 2003 në Kosovë, në shtëpinë e Ukë Berishës, ku duhej të prisja me paratë në dorë derisa të lirohej Irfan Idrizi. Agim Bilali mori paratë nga Gajur Idrizi në Gostivar dhe m’i dha ato mua në të njëjtin qytet, më 24 shkurt 2003. Në të njëjtën ditë, unë shkova në hotelin që e kishim lënë më parë “AS Motel” në Ferizaj, Kosovë. Aty njerëzit e grupit të Emrush Xhemailit dhe të Maliq Ndrecit erdhën të më merrnin mua dhe të më dërgonin jo në Malishevë, siç ishte parashikuar, por në Deçan. Rreth orës 11.00 të mëngjesit, unë dërgova disa mesazhe SMS nga Deçani për Agim Bilalin. Unë ia bëra atij me dije se kisha frikë të flisja në telefon dhe se ato ishin të njëjtët njerëz që unë kisha folur me të, dhe se çdo gjë po shkonte sipas planit. Të enjten, më 27 shkurt 2003, rreth orës 06.30, Irfan Idrizi u mendua se ishte lënë i lirë të udhëtonte me avion nga Shkupi për në Zagreb, ku e priste i vëllai, Gajur Idrizi. Gjithsesi, kjo gjë nuk ndodhi: dy persona në një “Benz” të kuq me targat shqiptare “KU”, numrin nuk e mbaj mend, erdhi në Deçan dhe më mori mua së bashku me paratë që kisha me vete për në Shqipëri, Kukës, në një rrobaqepësi ushtarake. Aty takuam Maliq Ndrecin, Lindën dhe një grup burrash, që nuk i njihja. Maliq Ndreci më kërkoi t’i jepja atij paratë dhe unë i thashë atij se ai do t’i merrte ato sapo të kishin liruar Irfanin. Pas kësaj, ata më transferuan në një fshat të Fushë-Arrëzit, nja 80 kilometra larg Kukësit, kur merr rrugën për në Tiranë. Një orë pas mbërritjes sime, tre persona të maskuar u afruan dhe filluan të na kërcënonin, fyenin e ofendonin mua dhe Agim Bilalin dhe na bënin presion psikologjik. Në një moment ata morën paratë dhe m’i përplasën në fytyrë. Pastaj, ata u larguan dhe erdhën Linda dhe Maliqi, të cilët morën paratë kesh në korridor dhe i futën ato në një çantë dhe u larguan....

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›