Sulmi akt terrorist ndaj institucioneve

16/03/2005 Prit eskortës së Ibrahim Rugovës pak para takimit me Havier Solanës, plagosen dy persona
SHBA-BE dhe OSBE dënojnë incidentin ndaj kreut të Kosovës
Prishtinë, 15 mars - Një mjet shpërthyes, që ishte vendosur në një kontejner të mbeturinave, në rrugën "Agim Ramadani", para Shtëpisë së Sporteve, ka shpërthyer rreth orës 8 e 25 minuta, në momentin kur po kalonte eskorta e Presidentit Rugova dhe makinat që e shoqëronin. Shpërthimi ka dëmtuar veturën, në të cilën gjendej Presidenti. Menjëherë pas këtij akti trupërrojet e Presidentit e kanë transferuar atë në një tjetër makinë duke marrë dhe masat mbrojtëse dhe larguar nga vendngjarja. Prej shpërthimit janë plagosur dy persona, një kalimtar i rastit dhe një truprojë. Zëdhënësi i Rugovës, Muhamet Hamiti, tha se shpërthimi ishte drejtuar ndaj makinës, në të cilën gjendej Presidentit Rugova, i shoqëruar nga këshilltari i tij lartë politik, Skënder Hyseni, drejt zyrës së tij para takimit me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana. Banorët e banesave afër vendit të ngjarjes thonë se shpërthimi ishte shumë i fuqishëm dhe ka shkaktuar thyerjen e xhamave të disa banesave dhe të Shtëpisë së Sporteve. Policia e UNMIK-ut, Shërbimi Policor i Kosovës dhe KFOR-i e kanë mbajtur të bllokuar rrugën "Agim Ramadani" përreth dy orë, për të kryer hetimet lidhur me këtë akt dhune.
Rugova
Pas incidentit, Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, e dënoi ashpër tentim atentatin ndaj tij dhe kërkoi nga organet përgjegjëse për siguri që të pengojnë aktet e tilla. "Si President i Kosovës, e gjykoj këtë rast dhe kërkoj që ata njerëz që kanë për qëllim të bëjnë vepra të tilla të pengohen. Ata duhet ta marrin dënimin e merituar, sepse nuk mund t'i lejojmë që të vënë në rrezik jetën e qytetarëve të Kosovës", tha Rugova. Ai shprehu keqardhje që në Kosovë ka ende elementë që dëshirojnë destabilizimin e vendit. "Për fat të keq, ende ka elementë, ende ka njerëz që dëshirojnë ta destabilizojnë Kosovën", tha Rugova. Presidenti Rugova kërkoi që të merren masa për shtimin e kontrollit dhe sigurisë në Kosovë dhe për specializimin e policisë së Kosovës, duke kërkuar që të shtohet kontrolli i kufijve dhe i aeroportit.
SHBA
Zyra e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë e ka dënuar fuqishëm sulmin mbi autokolonën e Presidentit Rugova, duke theksuar se "ky sulm, sidomos në këtë kohë, vetëm mund të dëmtojë përpjekjet për ndërtimin e një Kosove paqësore dhe demokratike. Aktet e tilla të dhunës dhe tmerrit nuk kanë vend në një shoqëri që është e përkushtuar ndaj parimeve demokratike dhe sundimit të ligjit", thuhet në deklaratën e Filip Goldberg.
Solana
Nga ana e tij, përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj automjeteve të Presidentit Rugova, i cili ndodhi pak para takimit të tyre. "Aktet e tilla nuk mund t'i tolerojmë dhe nuk do të tolerohen. Mendoj se për të gjithë duhet të jetë mesazh i qartë se KFOR-i dhe pjesëtarët e policisë janë të përgatitur mirë që situatat e tilla të mos tolerohen. Eshtë e rëndësishme që këtë ta kuptojë secili", tha Solana. Ndërsa shefi i UNMIK-ut, Soren Jesen Petersen, ka theksuar se aktet e tilla kundër institucioneve demokratike të Kosovës janë kundër pjekurisë demokratike të shprehur ditëve të fundit në Kosovë. Ai ka shprehur bindjen se aket e tilla të dhunës nuk do të refktohen në zhvillimin e institucioneve të Kosovës. Ai tha se është duke pritur detaje mbi hetimet që janë duke u zhvilluar lidhur me këtë incident. Aktin e sulmit ndaj Rugovës e kanë dënuar dhe partitë politike të Kosovës si dhe kryetari i Parlamentit, Nexhat Daci. Sipas tyre, ai ishte një sulm terrorist.
Solana: Në qeveri, e domosdoshme përfshirja e të gjithëve
"Është në përgjegjësinë e liderëve kosovarë që të vendosin se kë do të zgjedhin për të udhëhequr qeverinë, ndërsa bashkësia ndërkombëtare në këtë rast mund vetëm të jap ndonjë këshill", deklaroi, në Prishtinë, Havier Solana, duke e vlerësuar jashtëzakonisht të rëndësishëm, krijimin sa më të shpejtë të qeverisë së re. Pas takimeve me udhëheqësit vendor dhe ata ndërkombëtar në Kosovë, Solana vlerësoi se Kosova ka nevojë për përfshirjen e të gjithëve në proceset që do të shpien Kosovën deri te negociatat për statusin final të saj. Ai deklaroi se nuk mund të flas për kompozicionin e qeverisë së re pasi kjo është në përgjegjësi të liderëve politik të Kosovës. "Sinqerisht, mendoj se një proces gjithëpërfshirës do të ishte më i miri për Kosovën aktualisht, pasi gjërat, me të cilat do të ballfaqoheni në një të ardhme të afërt, kërkojnë konsensus më të gjerë. Këtu nuk flas për standardet, por për atë çfarë e pret Kosovën pas kësaj faze do të thotë fillimi eventual i negociatave për definimin e statusit final të Kosovës. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se secili duhet të jetë në qeveri, por e rëndësishme është që secili të jetë i përfshirë në këtë proces", tha Solana. KE: Ishte sulm terrorist
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Teri Dejvis, e ka dënuar ashpër sulmin ndaj autokolonës së kryetarit të Kosovës, Ibrahim Rugova, duke vlerësuar se fjala është për "akt terrorist". "Ky sulm, ndaj kryetarit të Kosovës, në çastin kur të gjitha forcat demokratike në Kosovë duhet të punojnë bashkarisht në mbrojtjen dhe avancimin e vlerave themelore të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, është akt terrorist i papranueshëm", ka vlerësuar Dejvis. Me këto tone, KE-ka denoncuar sulmin e një dite më parë ndaj kreut të Kosovës. Në deklaratën e Sekretarit të Përgjithshëm të KE theksohet se Dejvis menjëherë ia ka përcjellë shqetësimin dhe bashkëndjenjën e vetë Rugovës, për shkak të sulmit që ka ndodhur sot në mëngjes, në Prishtinë.
OSBE: Dhuna nuk ka rol pozitiv
Menjëherë pas sulmit të rëndë ndaj Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, kanë reaguar dhe krerët e lartë të OSBE-së. Ambasadori i Misionit në Kosovë, Pascal Fieschi, shprehu shqetësimin e tij ndaj sulmit që iu bë Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, dje në mëngjes. "Sulme të tilla të dhunshme, për çdo arsye, duhen dënuar. Dhuna nuk ka rol pozitiv në demokracinë e shoqërisë, por vetëm dëmton", tha ambasadori. "Misioni i OSBE-së beson se Presidenti Rugova nuk do të dekurajohet për të vijuar punën e tij dhe për të çuar përpara shoqërinë". Ambasadori Fieschi gjithashtu i bëri thirrje institucioneve dhe individëve të Kosovës për të vazhduar punën e rëndësishme për të ecur përpara. "Populli i Kosovës duhet të shikojë përpara tek e ardhmja, pasi dhuna nuk është e pranueshme në mesazhet që duhet të japin politikanët", tha ambsadori i OSBE-së.
Gazetari parandjeu sulmin me bombë
Të hënën, Solana u pyet nëse e priste sulmin
Një ditë para sulmit me bombë, ndaj Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, një gazetar ka paralajmëruar incidentin. Në një konferencë për shtyp, të dhënë ditën e hënë, ai e ka pyetur përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solanën: “A prisni se do të ketë ndonjë shpërthim bombe në Kosovë, me rastin e vizitës tuaj këtu?”. Shkak ka qenë faktin se në të tre herët që Solana ka vizituar Kosovën kanë ndodhur ngjarje të tilla. Ndaj dhe situata e krijuar dje në mëngjes, është cilësuar e parashikueshme. Kjo është hera e dytë që, brenda një periudhe kohore 12 muajshe, bëhet përpjekje për atentat kundër Presidentit të Kosovës, dr.Ibrahim Rugovës. Më 10 mars të vitit të kaluar, po ashtu është hedhur një bombë në selinë e Presidentit Rugova, në Velani. Deri më tani, as për sulmin e një viti më parë, e as për këtë që ndodhi ditën e martë, nuk është arrestuar njeri. Policia e UNMIK-ut dhe ajo e SHPK-së, pasi kanë lokalizuar vendin e ngjarjes, thonë se janë duke bërë hetimet.
Megjithatë, dje, veç Solanës dhe shefit të UNMIK-ut, Soren Jessen-Petersen, këtë sulm e ka dënuar edhe sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Teri Dejvis. Të gjithë këto personalitete, individë, parti politike, institucioneve vendore e ndërkombëtare këtë sulm e kanë cilësuar si një akt terrorist kundër Presidentit të Kosovës dhe kundër institucionit më të lartë të Kosovës.