Braçe: “Operatori i katërt celular po i shitet bashkëpunëtorëve të Millosheviçit”
Braçe akuzon qeverinë për privatizime abuzive. Olldashi mohon akuzat, komisioni nuk ka shqyrtuar ofertat
Eljona Ballhysa
Socialistët kanë akuzuar qeverinë dje, në seancë parlamentare, për privatizime abuzive të objekteve shtetërore. Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Erion Braçe, u shpreh se qeveria po bën përpjekje për t’ia shitur licencën e operatorit të katërt celular në vend një shtetasi serb, i cili ka mbajtur postin e zëvendëskryeministrit gjatë regjimit të Millosheviçit. Ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi, ka hedhur poshtë akuzat e Braçes ndërsa ka bërë të ditur se qeveria nuk merret me aksionerët e kompanive ofertuese. Sipas Olldashit, është një komision i posaçëm që do të merret me shqyrtimin e ofertave, puna e të cilit është e monitorueshme dhe transparente.
Opozita
Braçe e ka quajtur krim ekonomik shitjen e aseteve kombëtare në kohë krize, ndërkohë që Prokuroria e Përgjithshme ka hapur procese hetimore për privatizimet e fundit. Por, sipas tij, abuzimi qëndron në faktin se ish- zëvendëskryeministri serb është aksioner në Post-Telekom Kosova, kompania që ka bërë dhe ofertën më të madhe, prej 7.5 milionë eurosh për operatorin e katërt celular në tregun shqiptar. “Të listuar në atë kompani, që është paraqitur e para në tender, janë pesë klientë të qeverisë së Republikës së Shqipërisë, mes të cilëve asnjëri i marrë më parë me veprimtari të telefonisë celulare dhe mbi të gjitha njëri prej tyre i cili ka një kompani shitjesh të pijeve energjike. Në tenderin për telefoninë mobile në Shqipëri, Post-Telekomi i Kosovës ka partner njeriun që i ka shitur Euromaksin në Shqipëri Miroslav Mishkoviçit, ish-zëvendëskryeministër i Serbisë në kohën e Millosheviçit”, - është shprehur Braçe. Sipas Braçes, privatizimet në kohë fushatash zgjedhore duhet të bëhen me transparencën më të madhe. Ai akuzoi kryeministrin Berisha se po shkel mbi interesat e kombit. Braçe tha se shumica e privatizimeve të kryera nga qeveria aktualisht janë nën hetim nga Prokuroria e Përgjithshme. Më tej, Braçe akuzoi qeverinë për përdorimin e parave publike për qëllime elektorale. Sipas tij, prej dhjetë ditësh, është bërë një “kallëzim penal publik ndaj një shtetasi shqiptar, depozitimi në mesvitin 2007 në gjashtë llogari bankare të Qeverisë Shqiptare në Itali të 50 milionë eurove të paidentifikuara nga një zyrtar me pasaportë diplomatike që punon në Ministrinë e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe që ka mbiemrin Burimi. Paratë në atë numër llogarie në vjeshtën e vitit 2008 kanë arritur në 70 milionë euro, ndërsa qeveria ka nxjerrë nga taksat e shqiptarëve, nga fondi i kontigjencës, me vendim të saj, 900 mijë euro për të paguar një detyrim që zhbllokonte këto para të bllokuara nga autoritete gjyqësore italiane”.
Ai kërkoi llogari nga qeveria se kush është ky person dhe të kujt janë paratë. Po kështu, Braçe përmendi dhe raportin e Bankës Botërore për prishjen e ndërtimeve në Jalë. Sipas tij, Banka Botërore nuk ka qenë në dijeni të prishjes së ndërtimeve dhe e gjithë veprimtaria është kryer në mënyrë të jashtëligjshme nga menaxhuesi i projektit. Braçe gjithashtu akuzoi qeverinë për abuzime me tokat e pronarëve në Gjirin e Lalzit, ku, sipas tij, po ndërtohen vila për qeveritarët dhe një port jahtesh. Ai tregoi edhe një fotografi me pamje nga vilat, për të cilat reagoi kryetarja e Kuvendit, Topalli, e cila tha se ato vila janë të socialistëve.
Qeveria
Kundër fjalës së Braçes ka replikuar ministri i Punëve Publike, Sokol Olldashi. Duke iu referuar akuzave për shitjen e licencës së katërt celulare, Olldashi tha se qeveria nuk ka të drejtë të njihet me aksionerët e kompanive ofertuese. “Procedura e shitjes së licencës së katërt celulare është mëse transparente. Deri tani janë ofruar dy kompani. Njëra ka ofruar 5 milionë euro dhe tjetra 7.5 milionë euro. Është një komision i posaçëm që do të verifikojë të gjithë dokumentacionin dhe do të marrë vendimin. Por nuk është përgjegjësi e jona, është përgjegjësi e investitorit për zgjedhjen e aksionerëve. As ju, as unë, nuk kemi të drejtë të kërkojmë që Posta e Kosovës të deklarojë aksionerët e vet”, - është shprehur Olldashi. Përsa i përket prishjes së ndërtimeve në Jalë, Olldashi tha se gjithçka është realizuar në përputhje me legjislacionin shqiptar. “Në asnjë rrethanë, në asnjë rast, asnjë përfaqësues i qeverisë shqiptare nuk ka thënë se ndërtimet në Jalë janë prishur me kërkesë të Bankës Botërore. Ndërtimet në Jalë janë prishur në zbatim rigoroz të ligjit shqiptar që vepron në territorin e Shqipërisë”, - është shprehur Olldashi.
27 Shkurt 2009