E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jemi në procesin e verifikimit, nuk ka asnjë të hetuar

27/02/2009  Hetimi për shpërndarjen e apartamenteve, reagon Prokuroria e Elbasanit

Ankohen banorët: Na thirrën në Prokurori me letra pa vulë e emra

ELBASAN- Prokurori i rrethit gjyqësor Elbasan ka deklaruar për gazetarët se nuk ka asnjë të hetuar për çështjen e apartamenteve të të pastrehëve. Elvin Gokaj ka konfirmuar se ekziston një padi nga qytetarët për mitmarrje, por kjo padi mbetet vetëm në kuadrin e verifikimit deri në momentin që do të sigurohen prova për të vërtetuar akuzën që ngrenë qytetarët në padi. “Padia ka ardhur si çdo rast tjetër në zyrat e Prokurorisë. Ne si institucion kemi detyrën t’i verifikojmë. Në rastet kur ka prova që vërtetojnë se ka të përfshirë për mitmarrje e shpërdorim detyre do të nisim hetimin konkret me të akuzuar. Çështja në ngarkim i është ngarkuar prokurores Ermira Tafani”. Ndërkohë nga burime të tjera mësohet se qytetarët që kanë paditur Komisionin e Strehimit janë ata që nuk kanë përfituar apartamente në pallatin me 8 kate në lagjen “5 Maj” të ndërtuar me fonde të buxhetit të shtetit. Përfituesit e apartamenteve janë ankuar se u është bërë presion nga hetuesit. Ata sipas banorëve kanë përdorur pyetje dhe forma që lënë për të dëshiruar madje duke i thirrur edhe me letra që nuk kanë as emër e as firmë. Nisur nga këto ankesa kryeprokurori Gokaj tha se “Fletëthirrja për çdo person që do të dëshmojë duhet të mbajë firmën dhe vulën e kreut të Prokurorisë. Asnjë thirrje tjetër nuk mund të jetë e pranueshme dhe qytetarët duhet të jenë të qartë për këtë”, deklaroi ai. 40 apartamentet e ndërtuara me fondet e buxhetit të shtetit janë shpërndarë vitin e kaluar për 40 familje përfituese. Për ndarjen u ngrit një komision i përbërë nga Këshilltarët e Këshillit Bashkiak. Pasi u përcaktuan përfituesit nëpërmjet dokumentacionit përkatës, lista kaloi në Këshillin Bashkiak. Disa muaj pas ndarjes së këtyre apartamenteve nëpërmjet një padie çështja përfundoi në Prokurori. Padia është ngritur nga të pastrehë, të cilët nuk arritën të përfitonin banesë në këtë pallat. Ata kanë akuzuar komisionerët se kanë abuzuar me postin dhe kanë marrë ryshfet. Çështja ka përfunduar në Prokurori, por kryeprokurori Gokaj ka sqaruar se ende nuk ka asnjë të hetuar, çështja është veçse në verifikim.

PROCEDURAT

Mësohet se qytetarët që kanë paditur Komisionin e Strehimit janë ata që nuk kanë përfituar apartamente në pallatin me 8 kate në lagjen “5 Maj” të ndërtuar me fonde të buxhetit të shtetit. Përfituesit e apartamenteve janë ankuar se u është bërë presion nga hetuesit. Ata sipas banorëve kanë përdorur pyetje dhe forma që lënë për të dëshiruar madje duke i thirrur edhe me letra që nuk kanë as emër e as firmë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›