Kreditë e këqija. Bankat, në dy muaj, kanë depozituar në gjykatë 1000 padi
Specialistët: “Shifra është tepër e lartë dhe përbën rrezik për sistemin bankar” . Një pjesë padish janë pushuar, mungon informacioni i saktë për klientët
Laureta Rryçi
Tiranë - Thellohet kriza e kredive të këqija. Dy muajt e parë të vitit 2009 kanë shënuar rekorde për numrin e padive të depozituara në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës nga bankat e niveleve të dyta. Me objekt padie “Urdhër ekzekutimi”, bankat e të gjitha niveleve që operojnë në kryeqytet i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës për të rimarrë paratë e dhëna. Qindra kredive të pashlyera në afatin kohor, përpos shumës që duhej paguar, u janë shtuar dhe interesat apo dëmet që i janë shkaktuar bankave për moskthimin në kohë. Sipas statistikave zyrtare të Gjykatës së Tiranës, vetëm nga janari i këtij i viti e deri në ditët e fundit të muajit shkurt numërohen rreth një mijë të tilla që depozitohen për t’iu nënshtruar procesit të shortit. Kjo shifër konsiderohet si tepër e lartë duke qenë se për vitin 2008, pra për një vit, u depozituan 3000 padi të tilla. Sipas specialistëve, numri që u përket dy muajve të parë përbën shqetësim jo vetëm për bankat, por edhe për gjyqtarët civilë të kësaj gjykatë, pasi nuk dihet se sa do të shkojë numri i këtyre padive për t’u gjykuar. Padia e bankës shoqërohet edhe me informacione të tjera, që e njohin gjyqtarin që do të gjykojë me shkeljet e klientëve dhe shumën që i detyrohen bankës. Për një pjesë të këtyre padive gjykata është shprehur me vendim, ku vihet re se një pjesë e mirë e këtyre padive janë pushuar. E gjitha kjo për shkak të mungesës së saktë të informacionit që disponojnë bankat për klientët e tyre, që kanë rezultuar jokorrekt në shlyerjen e kredive. Për dosjet për të cilat është pranuar kërkesa, kanë nisur procedurat e mëtejshme që ndiqen zakonisht në këto raste. Për ato që janë pushuar, paditë janë nisur nëpër shkallët e tjera të Gjyqësorit derisa të marrin formën e prerë. Sipas gjyqtarëve, në pjesën më të madhe të rasteve ata detyrohen t’i pushojnë të tilla padi për shkak të mungesës së saktë të informacionit mbi adresën e klientëve.
Ekzekutimi
Bankat, ndërsa i drejtohen gjykatës për të rimarrë paratë me gjithë vendimin pro kërkesës së tyre, sërish duhet të kalojnë një procedurë të gjatë. Pasi vendimi të marrë formën e prerë, gjykata urdhëron Zyrën e Përmbarimit për ekzekutimin e këtyre dosjeve. Të njëjtat burime shpjeguan se përmbaruesit e dosjes fillimisht e njohin qytetarin me detyrimin që ka ndaj bankës dhe më pas i lë disa ditë afat për ekzekutimin e këtij vendimi. Në të kundërt, nis sekuestrimi i objekteve të paluajtshme apo ngrirja e llogarive bankare nëse rezulton që të ketë.
Rregullorja
Pas një rritjeje të ndjeshme të nivelit të kreditimit dhe njëkohësisht edhe të kredive të këqija në sistemim, Banka e Shqipërisë ka miratuar një rregullore të re për administrimin e riskut, që vjen kryesisht nga kreditë në vlera të mëdha, të marra nga një individ apo nga grupe të vogla individësh. Rregullorja "Për administrimin e rrezikut nga ekspozimet e mëdha të bankave", hartuar në përputhje dhe në zbatim të dispozitave të ligjit "Për bankat në Republikën e Shqipërisë", merr në konsideratë Standardet e Komitetit të Bazelit për ekspozimin ndaj rrezikut të përqendrimit, Direktivën Europiane, elemente të administrimit dhe vlerësimit të rrezikut sipas Akordit të Ri për Kapitalin, si dhe eksperiencat e vendeve të tjera lidhur me rregullimin e administrimit të rrezikut që rrjedh nga ekspozimet e mëdha të bankave. Rregullorja paraqet kriteret e autoritetit mbikëqyrës për llogaritjen, mbikëqyrjen dhe raportimin e ekspozimeve të mëdha të bankës ndaj një personi/klienti ose grup personash/klientësh të lidhur ose në një marrëdhënie të veçantë me bankën, me qëllim administrimin e rrezikut që rrjedh nga ekspozimi i përqendruar ndaj tyre. Aty parashikohen ndryshime në normat mbikëqyrëse për ekspozimet e mëdha në përputhje me përcaktimet e ligjit “Për bankat”, vendosen disa kufizime për kredidhënien e bankës ndaj personave me një marrëdhënie të veçantë me të, bëhen përcaktime të kolateralit, që do të njihet si element zbritës në llogaritjen e këtij ekspozimi, si dhe përjashtohen apo përfshihen në shuma të reduktuara disa marrëdhënie në aktiv dhe angazhime jashtë bilancit të bankës me persona/klientë ose grup personash/klientësh të lidhur, për qëllime të llogaritjes së ekspozimit të madh.
Kufizimet
Sipas rregullores, ekspozimi i bankës ndaj një personi ose grupi personash konsiderohet i madh kur vlera është e barabartë ose më e madhe se 10 për qind e kapitalit rregullator të bankës, që llogaritet sipas metodologjisë së përcaktuar nga Banka e Shqipërisë. Këshilli Drejtues i Bankës duhet të caktojë rregulla të veçanta për dhënien e kredive personave që kanë një marrëdhënie të veçantë me bankën. Sipas kësaj rregulloreje, Këshilli Drejtues i Bankës miraton kreditë në rast se për to përdoret si kolateral një pasuri e paluajtshme, vlera e të cilit nuk duhet të jetë më e vogël se 140 për qind e vlerës së kredisë. Nëse këto kredi nuk janë plotësisht të kolateralizuara (të garantuara), pjesa e pakolateralizuar i zbritet kapitalit të bankës. Rregullorja cakton se për qëllime të llogaritjes nuk përfshihen pagesat në proces, transaksionet e këmbimeve valutore ose shitblerjes së letrave me vlerë, apo të drejtat ndaj BSH-së dhe qeverisë kur shprehen në monedhën kombëtare etj. Po kështu, nuk përfshihen në llogaritje të ekspansionit të drejtat ndaj bankave shumëpalëshe të zhvillimit, kur mbështetja e fortë aksionare pasqyrohet në vlerën e kapitalit të paguar, kur evidentohen kontribute të vazhdueshme të kapitalit dhe pjesëmarrje të reja nga aksionerë-qeveri qendrore, kur niveli i kapitalit dhe likuiditeti është i mjaftueshëm etj.
Shumat e reduktuara
Sipas rregullores, përfshihen në shuma të reduktuara me 20 për qind të ekspozimit të drejtat me afat deri në maturim jo më shumë se 1 vit ndaj bankave dhe institucioneve financiare që veprojnë në Republikën e Shqipërisë. Të drejtat me afat deri në maturim jo më shumë se 1 vit ndaj bankave dhe institucioneve financiare të vendeve që nuk bëjnë pjesë në OECD etj. Po kështu, përfshihen në shuma të reduktuara me 50 për qind të ekspozimit, të drejtat që lindin nga kredia hipotekore dhe që kanë si objekt blerjen e një prone rezidenciale (shtëpi apo apartament), blerësi i së cilës është kredimarrësi, si dhe janë të kolateralizuara në mënyrë të plotë me anë të një hipoteke mbi një pronë rezidenciale, e cila është në pronësi të kredimarrësit dhe është në përdorim ose jepet me qira prej tij. Operacionet e qirasë financiare të aktiveve të qëndrueshme të trupëzuara, angazhimet për të paguar kredinë dokumentare, të dhënë ose të konfirmuar, pa garancinë e mallrave korresponduese, garancitë për finalizim të mirë të operacionit dhe angazhimet.
27 Shkurt 2009