Braçe: Operatori i katërt celular, vjedhja e fundit e Qeverisë
Autori i Lajmit: red.
Skandali me licencën e operatorit të katërt celular, është cilësuar nga Partia Socialiste si vjedhja më e madhe e qeverisë. Nënkryetari i grupit Parlamentar të PS-së, Erjon Braçe është shprehur dje se mjafton të lexosh thjesht dhe vetëm relacionin që shoqëron projektligjin dhe kupton qartë se kjo është vjedhja e fundit. “Frekuencat pavarësisht se kujt i jepen, kanë 2 kushte, apo më mirë të themi vërtiten nga fakti që janë pasuri kombëtare deri tek kushti që jepen përmes një gare ligjore dhe të ndershme. Për fat të keq kjo nuk po ndodh. Dua t ju them se projektligji nuk është në rendin e ditës dhe normalisht duhet që përpara se sa të shpërndahej të kishte hyrë sipas të gjithë procedurave parlamentare, siç janë hapat nga Konferenca e Kryetarëve deri tek seanca plenare për të votuar futjen e tij në rendin e ditës”, - deklaroi Braçe. Sipas opozitës, vendimi më i fundit i qeverisë për ti dhënë licencën pa tender, operatorit të katërt celular në Shqipëri, shkeli ligjin e prokurimeve duke bërë kështu favorizim në garën për të fituar licencën. Mësohet se tenderi u zhvillua nga Enti Rregullator i Telefonisë dhe po nga ky ent u anulua. Sipas këtij institucioni “asnjë nga firmat që synuan operatorin e katërt në vend nuk plotësoi kriteret e vendosura”. Pavarësisht shpalljes së pavlefshme tenderit, Këshilli i Ministrave vendosi që licenca ti jepet pa tender Post Telekomunikacionit, Kosovë (PTK) që përfaqëson kompanitë Union Grup, Infosoft, Albania Drink Distribution, ACi Engineering shpk. Bashkimi i tyre ofroi 7.2 milionë euro për licencën e telefonisë së katërt celulare në Shqipëri. Vendimi i Këshilli i Ministrave ka mbërritur në Kuvend ku dhe pritet të kalojë në komisionet përkatëse e më pas në seancën plenare për miratim. Ndër të tjera PS akuzon Qeverinë për ndihmën dhe suportin ndaj zyrtarëve të korruptuar si Mediu, Basha, Bumçi dhe Pango, si dhe për Balliun e Fazliç, duke i shpallur luftë Prokurorisë. “Ndërkombëtarët kritikojnë qeverinë për nivelin e lartë të korrupsionit, ndërkohë që në krye të piramidës është kryeministri Berisha, i cili sulmon Prokurorinë”, - u shpreh nënkryetari i grupit kuvendor socialist. Braçe theksoi se zbatimi i ligjit, nuk është i njëjtë për të gjithë, tashmë shqiptarët e dinë këtë dhe do ti përgjigjen me votë.
Ky lajm është publikuar: 21/04/2009