E Diel, 1 Nëntor 2026

Brace: Përmbytjet jo nga shiu. Ja provat që e faktojnë

Katastrofa që po konsumohet në Shkodër është prova më e qartë e një "Shteti të Dështuar". Në të gjitha aspektet:

-menaxhimin e burimeve natyrore
-menaxhimin e burimeve ekonomike
-menaxhimin e shoqërive publike
-menaxhimin e emergjencave civile
-menaxhimin e katastrofave
-përgatitjen e zbatimin e planeve financiare dhe inxhinierike për rehabilitimin e zonës së katastrofës

-dëmshpërblimin e të gjitha dëmeve materiale-pronësore, ekonomike shkaktuar prej katastrofës
-hetimin e vendimmarrjes politike e administrative të zyrtarëve të ngarkuar nga ligji me përgjegjësi direkte për administrimin

-bërjen drejtësi për shkeljen e rregullave e ligjeve në fuqi, me pasojë dëme të mëdha pronësore e ekonomike, për zyrtarët e përfshirë në vendimmarrje dhe administrim

Banorët e dëmtuar në zonën e katastrofës po artikulojnë prej ditësh një të vërtetë të madhe: Katastrofa erdhi prej Shtetit! Qeveria e njehsuar me Shtetin po ju vë përballë një përgjigje sa qesharake aq edhe të pavërtetë: Katastrofa erdhi prej motit!

Materiali faktik i mëposhtëm, analiza mbi fakte zyrtare jo publike deri tani, jep një përgjigje përfundimtare pa ekuivoke mbi arsyet reale që sollën katastrofën, përgjegjësinë politike, administrative dhe penale të zyrtarëve të Qeverisë të ngarkuar me përgjegjësi nga ligji.

1- PERMBYTJA NGA SHKARKIMET E UJIT NGA
HIDROCENTRALET E DRINIT, JO NGA SHIU

Faktet:

- Paralajmërimi i katastrofës
- Informacioni që sinjalizon për rritje të prurjeve në kaskadën e Drinit ka qenë publik dhe lehtësisht i disponueshëm. Parashikimi i motit ka qenë ky:
* Parashikimi i dt. 20.12.2009 sipas TV Neës 24

Data Kukes Shkoder
Max Min Max Min
20.12.2009 5 0 7 3
21.12.2009 2 -3 6 0
22.12.2009 7 0 11 5
23.12.2009 14 9 16 11

-Më dt. 20 dhjetor qeveria ka qenë e informuar se në dt. 23 dhjetor temperaturat do të rriten me 9 gradë duke kapur nivele pranverore dhe paralajmëruar shkrirje masive të borës. Në Veri dhe Verilindje të Shqipërisë njoftohen reshje dëbore.

-Vazhdon dhe përforcohet sinjalizimi që në dt. 23-24 dhjetor dhe në vazhdim, temperaturat do të rriten me 11 gradë krahasuar me dt. 21 dhjetor duke kapur nivele pranverore dhe paralajmëruar shkrirje masive dëbore.

-Vazhdon dhe përforcohet akoma më tej sinjalizimi që në dt. 23-24 -25 dhjetor temperaturat do të jenë të qëndrueshme në nivele të larta duke kapur nivele pranverore dhe paralajmëruar shkrirje masive dëbore.

-Gjendja në kaskadë

Në Fierzë nis grumbullimi i ujit për qëllim biznesi (shitje të energjisë elektrike, të paralajmëruar me tender për muajin Janar) pas informacionit që prurjet do jenë të larta në ditët në vijim.

HEC Fierzë

Data Kuota
(m) Prurje
(m3/s) Prodhimi
MËh Importi
MËh Import (KEK)
MËh
21.12.2009 285.22 262 5200 7220 332
22.12.2009 285.34 290 5700 7320 432
23.12.2009 286.37 731 3800 6888 0
24.12.2009 287.18 712 1300 6888 0
25.12.2009 288.08 656 1100 7247 359

Situata

Reshjet e shiut, në periudhën e katastrofës, në Shkodër e nënShkodër, janë të papërfillshme për të përmbytur një zonë të gjerë që arrin në 11,400 ha sot.

Derdhjet e ujit nga HC mbi Drin, janë të një sasie të jashtëzakonshme - siç do të shpjegohet më poshtë, në kundërshtim me Rregulloren e shkarkimit të plotave-shkaku i vetëm i përmbytjes së gjerë dhe katastrofike në Shkodër e nën Shkodër!

Derdhjet e ujit nga HC Vau i Dejës, në nivelin 667.89 milion metër kub ujë janë të mjaftueshme për të përmbytur 10,000 ha tokë në mënyrë uniforme deri në nivelin 70 cm të të gjithë sipërfaqes.

2- "RREGULLORJA", ADMINISTRIMI I KUOTAVE TË KRIZËS PËRGJEGJËSI E MINISTRIT PËRGJEGJËS PËR ENERGJINË

Faktet:
-Kuotat e HC Fierzë në nëntor 2009
*në 11 nëntor kuota e HC Fierzë arriti në 286,32 m; HC Koman 174,03 m; HC Vau i Dejes 74,96 m
-Rregullorja e Shkarkimin të Plotave në HC e Lumit Drin
*kapitulli "Shkarkimi i Plotave", paragrafi 6, faqe 9:

"Kur niveli në liqenin e Fierzës arrin në kuotën 285,0 m absolute(286,0 m relative), krijohet një komision i posaçëm, i cili përbëhet nga përfaqësues të Ministrisë së Energjetikës, Ministrisë së Ndërtimit, Ministrisë së Bujqësisë, Ministrisë së Mbrojtjes Popullore (shërbimi sinoptik),

Akademisë së Shkencave (Instituti Hidrometeorologjik), komitetit të Digave të Mëdha, komitetit Ekzekutiv të Këshillit Popullor të Rrethit të Shkodrës si dhe nga specialist të tjerë. Komisioni formohet nga Ministri i Energjetikës dhe kryesohet prej Tij. Komisioni ka të drejtat dhe detyrat e mëposhtme:

-të vendosë për ato çështje të veçanta që rregullorja shprehimisht i lë në kompetencë të tij.
-të bëjë interpretim të rregullores në situata të veçanta, të cilat nuk janë parashikuar shprehimisht në rregullore.
-të bëjë ndryshime në zbatimin e rregullores për çështje të ndryshme kur të dhënat sinoptike janë të tilla, që japin garanci të plotë se këto ndryshime nuk kanë pasoja të rrezikshme ose të dëmshme".

-Kuotat e HC Fierzë në dhjetor 2009

*në 23 dhjetor kuota në HC Fierzë arrin në 286,37 m.(Ministri nuk formon Komisionin e Posaçëm për menaxhimin e nivelit të HC mbi Drin)

*në 24 dhjetor kuota në HC Fierzë arrin në 287,18 m.( Ministri nuk formon Komisionin e Posaçëm për menaxhimin e nivelit të HC mbi Drin)

*në 25 dhjetor kuota në HC Fierzë arrin në 288,08 m. (Ministri nuk formon Komisionin e Posaçëm për menaxhimin e nivelit të HC mbi Drin)

*në 26 dhjetor kuota në HC Fierzë arrin në 288,91 m. (Ministri nuk formon Komisionin e Posaçëm për menaxhimin e nivelit të HC mbi Drin)

*në 28 dhjetor kuota në HC Fierzë arrin në 291,22 m. (Kuota në Fierzë kalon nivelin maksimal të lejuar sipas Rregullores për periudhën tetor-shkurt, gjendja kalon në situatë kritike. Ministri nuk formon, nuk thërret e nuk bën funksional, Komisionin e Posaçëm sipas Rregullores)

*në 29 dhjetor kuota në HC Fierzë arrin në 292,23 m. (Kuota në Fierzë kalon nivelin maksimal të lejuar sipas Rregullores për periudhën tetor-shkurt, gjendja kalon në situatë kritike. Ministri nuk formon, nuk thërret e nuk bën funksional, Komisionin e Posaçëm sipas Rregullores)

*në 30 dhjetor kuota në HC Fierzë arrin në 292,55 m. (Kuota në Fierzë kalon nivelin maksimal të lejuar sipas Rregullores për periudhën tetor-shkurt, gjendja kalon në situatë kritike. Ministri nuk formon, nuk thërret e nuk bën funksional, Komisionin e Posaçëm sipas Rregullores.

Përkundrazi, Ministri, përmes një bilete "bussines class", nis pushimet e fundvitit duke u larguar jashtë vendit. Kthehet vetëm më datë 3 janar. Ministri në këto ditë ka braktisur detyrën, në krye të Komisionit të Posaçëm. Këto ditë përkojnë me përkeqësimin e situatës në liqenet e HC të Drinit dhe bërjen e situatës së pamenaxhueshme).

*në 31 dhjetor kuota në HC Fierzë arrin në 293,65 m. (Situata del jashtë kontrollit në të tre liqenet e HC mbi Drin duke u bërë pa kthim e pa menaxhueshme. Ministri nuk është në detyrë. Nuk ka të dhëna se kush, në mungesë të Ministrit drejton Komisionin e Posaçëm sipas Rregullores)

Sqarim:
- Sipas Rregullores, niveli i liqenit të HC Fierzë në kuotën 285,0 m absolute (296,0 m relative) është kuota e fundit ku HC-et mbi Drin të menaxhohen normalisht dhe pa përmbytje në Shkodër e nën Shkodër

-Sipas Rregullores, niveli i liqenit të HC Fierzë në kuotën 289,0 m absolute (296,0 m relative) është kuota ku HC-et mbi Drin menaxhohen me përmbytje në zonën e Shkodër e nën Shkodër
-Rregullorja e Shkarkimin të Plotave në HC e Lumit Drin

*kapitulli "PARAMETRAT KRYESORE TË HC LIDHUR ME SHKARKIMIN E PLOTAVE HC DRITA E PARTISË NË FIERZË", pika 4, faqe 2:
"..Për periudhën 1 tetor-1 mars niveli normal parashikohet në kuotën 289,0 m absolute (290,0 m relative), me qëllim që përmbytjet në zonën e Shkodrës të bëhen diçka më të rralla dhe më të vogla.."

3- MENAXHIMI i KEQ, NË KUNDËRSHTIM TË HAPUR ME "RREGULLOREN MBI SHKARKIMIN E PLOTAVE NË HC-te E LUMIT DRIN, SI SHKAK i PËRMBYTJES KATASTROFIKE NË SHKODËR E NËN SHKODËR
-Keqmenaxhimi:
*25 Dhjetor në të tre HC-të mbi Drin
- Të dhënat faktike
HEC K. ditore
(m) Prurjet
(m3/sek) Prodhimi
(Mëh) Derdhje uji
Milion m3
Fierze 288.08 656 1100 0
Koman 173.25 485 8510 0
V.Dejes 74.47 444 4742 0

Importi:
7247 MËh/ KEK-359 MËh
Eksporti:
1805 MËh/ KEK-0 MËh

-Rregullorja e Shkarkimin të Plotave në HC e Lumit Drin
*kapitulli "PERIUDHA TETOR-SHKURT ME NIVEL TË LIQENIT TË FIERZËS NDËRMJET KUOTAVE 387 M DHE 289 M ABSOLUTE (288 M DHE 290 M RELATIVE", pika 2.1, rasti 3.2(rasti i dytë), veprimet e shkarkimit pika 3.2.2, faqe 14:

"Me të arritur prurja në Fierzë vleftën prej 600 m3/sek, niveli i liqenit të Komanit duhet të ulet mundësisht deri në kuotën 166.0 m absolute duke hapur menjëherë tunelin nr.3 plotësisht. Në ketë kohë fuqia e hidrocentralit të Komanit duhet të jeta sa më e madhe që të jetë e mundur duke ulur në minimum, po të jetë e nevojshme fuqinë e hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe pastaj edhe fuqinë e Fierzës.

E gjithë ajo pjesë e ujit që shkarkohet nga Komani për të ulur nivelin e liqenit deri në kuotën 166.0 m absolute duhet të mbahet në liqenin e Vaut të Dejës duke ngritur nivelin e tij nga kuota 74.0 m absolute në kuotën 76.0 m absolute, siç paraqitet në pikën 3.2.3."
-Sipas Rregullores, duhet:

* Fierza të mbahet në kuotën 290 M
* Komani të zbresë në kuotën 166 M
* Centrali i HC Koman të prodhojë me "fuqi maksimale"
* Vau i Dejës të nisë të ngrihet deri në kuotën 76 M
-Veprimet faktike që janë kryer:
* Fierza është në rritje në kuotë por nën kuotën 290 M
*Komani ka vijuar të rritet në kuotë. Shkarkimi ka qenë 0 m3/s
* Prodhimi në Koman është 8500 MËh nga 12000 MËh
* Vau i Dejës është në rritje në kuotë por nën kuotën 76 M
-Shkelja:

*Rritja e nivelit të kuotës së liqenit të HC Koman, duke mos shkarkuar asnjë m3/s ujë dhe duke mos prodhuar në fuqi maksimale, në kundërshtim me Rregulloren
-Termometri:
Situata nis të përkeqësohet
*26 Dhjetor në të tre HC-et mbi Drin
- Të dhënat faktike
HEC K. ditore
(m) Prurjet
(m3/sek) Prodhimi
(MËh) Derdhje uji
Milion m3
Fierze 288.91 653 1400 0
Koman 174.08 590 10810 0
V.Dejes 74.76 528 4206 0

Importi:
6888 MËh/ KEK-0 MËh
Eksporti:
3805 MËh/ KEK-2000 MËh

- Rregullorja e Shkarkimin të Plotave në HC-et e Lumit Drin

*kapitulli "PERIUDHA TETOR-SHKURT ME NIVEL TË LIQENIT TË FIERZËS NDËRMJET KUOTAVE 387 M DHE 289 M ABSOLUTE (288 M DHE 290 M RELATIVE", pika 2.1, rasti 3.2(rasti i dytë), veprimet e shkarkimit pika 3.2.2, faqe 14:

"Me të arritur prurja në Fierzë vleftën prej 600 m3/sek, niveli i liqenit të Komanit duhet të ulet mundësisht deri në kuotën 166.0 m.absolute duke hapur menjëherë tunelin Nr.3 plotësisht. Në ketë kohë fuqia e hidrocentralit të Komanit duhet të jeta sa më e madhe që të jetë e mundur duke ulur në minimum, po të jetë e nevojshme fuqinë e hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe pastaj edhe fuqinë e Fierzës.

E gjithë ajo pjesë e ujit që shkarkohet nga Komani për të ulur nivelin e liqenit deri në kuotën 166.0 m.absolute duhet të mbahet në liqenin e Vaut të Dejës duke ngritur nivelin e tij nga kuota 74.0 m

* Fierza duhet të mbahet në kuotën 290 M
* Komani duhet të zbresë në kuotën 166 M
* Centrali i HC Koman duhet të prodhojë me "fuqi maksimale"
* Vau i Dejës duhet të nisë të ngrihet deri në kuotën 76 M
-Veprimet faktike që janë kryer:
* Fierza është në rritje në kuotë por nën kuotën 290 M
*Komani ka vijuar të rritet në kuotë. Shkarkimi ka qenë 0 m3/s
* Prodhimi në Koman është 10810 MËh nga 12000 MËh
* Vau i Dejës është në rritje në kuotë por nën kuotën 76 M
-Shkelja:

*Rritja e nivelit të kuotës së liqenit të HC Koman, duke mos shkarkuar asnjë m3/s ujë dhe duke mos prodhuar në fuqi maksimale, në kundërshtim me Rregulloren, duke kufizuar mundësitë për menaxhimin e situatës akute në ditët në vijim.

- Termometri:

Situata nis rëndohet në raport me një ditë më parë
*27 dhjetor në të tre HC-et mbi Drin

Nga Sistemi janë zhdukur të dhënat për datën 27 dhjetor.
Nga hetimet tona dhe të mediave të pavarura, nuk ka qenë e mundur të gjendet asnjë e dhënë për këtë datë. (Kjo në një kohë kur kemi të dhëna të përditshme që prej datës 1 janar 2009 deri më datë 7 janar 2010).

Zhdukja e të dhënave për datën 27 dhjetor, dyshohet të jetë bërë me qëllim falsifikimin e të vërtetës së kësaj date. Në datë 26 dhjetor kemi të faktuar se kuota në HC Fierze ka qenë 288.91 M dhe në datën 28 dhjetor, kuota në HC Fierzë ka qenë 291.22 M. Pra kuota rezulton me një rritje prej 2.31m në vetëm për 48 orë.

Fshehja e të dhënave dyshohet të jetë bërë sepse në datë 27 dhjetor, sipas shifrave të kuotave, duket që ka qenë momenti kur kuota në HC Fierzë ka kaluar nivelin maksimal të lejuar nga Rregullorja, 290m.
- Termometri:

Në referencë të Rregullores, në këtë moment, kemi hyrë në situatën kur përmbytja në zonën e Shkodrës dhe nën Shkodrës është e pashmangshme
*28 dhjetor në të tre HC-te mbi Drin
- Të dhënat faktike
HEC K. ditore

(m) Prurjet
(m3/sek) Prodhimi
(MËh) Derdhje uji
Milion m3 Derdhje uji
M3/s
Fierze 291.22 1055 2400 0 0
Koman 174.62 666 11030 11.272 130
V.Dejes 74.82 818 5787 38.730 448
Importi:
4800 MËh/ KEK-0 MËh
Eksporti:
4000 MËh/ KEK-2000 MËh
-Rregullorja e Shkarkimin të Plotave në HC e Lumit Drin
*kapitulli "PERIUDHA TETOR-SHKURT ME NIVEL TË LIQENIT TË FIERZËS NDËRMJET KUOTAVE 387 M DHE 289 M ABSOLUTE (288 M DHE 290 M RELATIVE", pika 2.1, rasti 3.2(rasti i dytë), veprimet e shkarkimit pika 3.2.2, faqe 14:

"Me të arritur prurja në Fierzë vleftën prej 600 m3/sek, niveli i liqenit të Komanit duhet të ulet mundësisht deri në kuotën 166.0 m absolute duke hapur menjëherë tunelin nr.3 plotësisht. Në ketë kohë fuqia e hidrocentralit të Komanit duhet të jeta sa më e madhe që të jetë e mundur duke ulur në minimum, po të jetë e nevojshme fuqinë e hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe pastaj edhe fuqinë e Fierzës.

E gjithë ajo pjesë e ujit që shkarkohet nga Komani për të ulur nivelin e liqenit deri në kuotën 166.0 m absolute duhet të mbahet në liqenin e Vaut të Dejës duke ngritur nivelin e tij nga kuota 74.0

* Fierza të mbahet në kuotën 290 M
* Komani të zbresë në kuotën 166 M
* Centrali i HC Koman të prodhojë me "fuqi maksimale"
* Vau i Dejës të nisë të ngrihet deri në kuotën 76 M
-Veprimet faktike që janë kryer:
* Fierza është në rritje dhe ka kaluar nivelin maksimal të lejuar për periudhën 290,0 M duke arritur në nivelin 291,22 M
*Komani ka vijuar të rritet në kuotë. Shkarkimi ka qenë nën mesataren
* Prodhimi në Koman është 11030 MËh nga 12000 MËh
* Vau i Dejës është në rritje në kuotë por nën kuotën 76 M

-Shkelja:

*Lejimi i kalimit të nivelit të liqenit të HC Fierzë, në kuotën mbi normën e Rregullores, kuota 290 M, duke sjellë rrezikun e lartë që në ditët në vijim situata të bëhet e pamenaxhueshme.
*Vazhdimi i rritjes së nivelit të ujit në liqenin e HC Koman, duke shkarkuar nën mesataren e kërkuar, me pasojë kufizimin e mundësive për të menaxhuar pa dëme situatën në ditët në vijim
- Termometri:

Situata arrin pikën kritike

*29 dhjetor në të tre HC-et mbi Drin
- Të dhënat faktike
HEC K. ditore
(m) Prurjet
(m3/sek) Prodhimi
(MËh) Derdhje uji
Milion m3 Derdhje uji
M3/s
Fierze 292.23 737 2800 0 0
Koman 174.32 491 11580 0 0
V.Dejes 73.92 648 4924 25.920 300

Importi:
5880 MËh/ KEK-0 MËh
Eksporti:
3030 MËh/ KEK-1030 MËh

-Rregullorja e Shkarkimit të Plotave në HC-et e Lumit Drin
*kapitulli "PERIUDHA TETOR-SHKURT ME NIVEL TË LIQENIT TË FIERZËS NDËRMJET KUOTAVE 387 M DHE 289 M ABSOLUTE (288 M DHE 290 M RELATIVE", pika 2.1, rasti 3.2(rasti i dytë), veprimet e shkarkimit pika 3.2.2, faqe 14:

"Me të arritur prurja në Fierzë vleftën prej 600 m3/sek. niveli i liqenit të Komanit duhet të ulet mundësisht deri në kuotën 166.0 m.absolute duke hapur menjëherë tunelin Nr.3 plotësisht. Në ketë kohë fuqia e hidrocentralit të Komanit duhet të jeta sa më e madhe që të jetë e mundur duke ulur në minimum, po të jetë e nevojshme fuqinë e hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe pastaj edhe fuqinë e Fierzës.

E gjithë ajo pjesë e ujit që shkarkohet nga Komani për të ulur nivelin e liqenit deri në kuotën 166.0 m.absolute duhet të mbahet në liqenin e Vaut të Dejës duke ngritur nivelin e tij nga kuota 74.0 m.absolute në kuotën 76.0 m.absolute, siç paraqitet në pikën 3.2.3."
-Sipas Rregullores, duhet:

* Fierza të mbahet në kuotën 290 M
* Komani të zbresë në kuotën 166 M
* Centrali i HC Koman të prodhojë me "fuqi maksimale"
* Vau i Dejës të nisë të ngrihet deri në kuotën 76 M
-Veprimet faktike që janë kryer:

* Fierza është në rritje (rritja brenda një ditë me 1 M) dhe ka kaluar nivelin maksimal të lejuar për periudhën 290,0 M duke arritur në nivelin 292,23 M
*Komani ka nisur të bjerë në nivelin e liqenit, kuota ka zbritur me 30 Cm. Shkarkimi është ndërprerë

* Prodhimi në Koman është 11580 MËh nga 12000 MËh
* Vau i Dejës është në ulje në kuotë me 90 Cm por mbetet dukshëm nën kuotën 76 M
-Shkelja:

*Lejimi i kalimit të nivelit të liqenit të HC Fierzë, në kuotën mbi normën e Rregullores, kuota 290 M, në mënyrë të pa tolerueshme me 2,23 M duke sjellë rrezikun e lartë që në ditët në vijim situata të bëhet e pamenaxhueshme.

* Ndërpreja e shkarkimeve në HC Koman, në një kohë që kuota është 174.32 M, duke mos vijuar me uljen për ta çuar në kuotën 166 M sipas Rregullores

*Vijimi i shkarkimeve nga HC Vau i Dejës në kuotën 73.92 M, ndërkohë që Rregullorja lejon rritjen e nivelit deri në 76 M. Sipas rregullores për 30 cm ulje në Koman duhej të rritej liqeni i Vau i Dejës me 15 cm. Ka ndodhur që liqeni Vau i Dejës është ulur duke shkarkuar ujin në zonën e nën Shkodrës.

- Termometri:

Situata mbetet në pikën kritike duke mos shfrytëzuar shansin e dhënë nga ulja e prurjeve për ta çuar drejt normalitetit
*30 dhjetor në të tre HC-et mbi Drin

- Të dhënat faktike

HEC K. ditore
(m) Prurjet
(m3/sek) Prodhimi
(MËh) Derdhje uji
Milion m3 Derdhje uji
M3/s
Fierze 292.55 528 5000 0 0
Koman 174.42 463 9320 1.200 14
V.Dejes 73.50 492 4606 17.910 207

Importi:
6888 MËh/ KEK-0 MËh
Eksporti:
3060 MËh/ KEK-1090 MËh

-Rregullorja e Shkarkimit të Plotave në HC-et e Lumit Drin

*kapitulli "PERIUDHA TETOR-SHKURT ME NIVEL TË LIQENIT TË FIERZËS NDËRMJET KUOTAVE 387 M DHE 289 M ABSOLUTE (288 M DHE 290 M RELATIVE", pika 2.1, rasti 3.2(rasti i dytë), veprimet e shkarkimit sipas pika 3.2.1 në HC Fierzë dhe pika 3.2.2 në HC Koman, faqe 14:

".. Në HC Fierzë:

Niveli i liqenit mbahet në kuotën 289,0 M absolute (290.0 M relative), duke shkarkuar prurjen e tepërt nëpër Tunelin Nr.4. Për të zvogëluar sa të jetë e mundur shkarkimet nga tuneli, centrali duhet të punojë me fuqi sa më të madhe por duke lëshuar jo me pak se 300 m3/sek me përjashtim të rastit të parashikuar në paragrafin e parë të pikës 3.2.2.

Nëqoftëse prurja e pellgut ndërmjetës Fierzë - Koman është shumë e madhe dhe niveli i liqenit të Komanit nuk arrihet të ulet siç parashikohet në pikën 3.2.2. por përkundrazi rritet dhe kalon kuotën 171.0 M absolute, me qëllim që niveli në Koman mundësisht të mos ngrihet, Tuneli Nr.4 i Fierzës kufizohet deri në mbyllje të plotë të tij dhe po të jetë nevoja edhe fuqia e centralit ulet në minimum, duke lëshuar një prurje jo më të madhe se 100 m3/sek"

"..Në HC Koman:

Me të arritur prurja në Fierzë vleftën prej 600 m3/sek. niveli i liqenit të Komanit duhet të ulet mundësisht deri në kuotën 166.0 m.absolute duke hapur menjëherë tunelin Nr.3 plotësisht. Në ketë kohë fuqia e hidrocentralit të Komanit duhet të jeta sa më e madhe që të jetë e mundur duke ulur në minimum, po të jetë e nevojshme fuqinë e hidrocentralit të Vaut të Dejës dhe pastaj edhe fuqinë e Fierzës.

E gjithë ajo pjesë e ujit që shkarkohet nga Komani për të ulur nivelin e liqenit deri në kuotën 166.0 m.absolute duhet të mbahet në liqenin e Vaut të Dejës duke ngritur nivelin e tij nga kuota 74.0 m.absolute në kuotën 76.0 m.absolute, siç paraqitet në pikën 3.2.3."

-Sipas Rregullores, duhet:

* Fierza të mbahet në kuotën 290 M, fuqia e centralit të HC Fierzë mbahet në minimum
* Komani të zbresë në kuotën 166 M
* Centrali i HC Koman të prodhojë me "fuqi maksimale"
* Vau i Dejës të nisë të ngrihet deri në kuotën 76 M
-Veprimet faktike që janë kryer:

* Fierza vijon të mbetet mbi nivelin maksimal të lejuar, kuota 290,0 M, për më tepër ka vijuar të rritet me 32 cm, në krahasim me një ditë më parë duke shkuar në kuotën 292.55 M
* Centrali i HC Fierzë, ka rritur prodhimin nga 2800 MËh në 5000 MËh, në një kohë që duhet ta ulte në minimum

*Komani ka nisur të bjerë në nivelin e liqenit, kuota ka zbritur me 30 Cm. Shkarkimi është ndërprerë
*Niveli i liqenit në HC Koman është rritur në kuotë me 10 cm. Ndërkohë që shkarkimi është pothuajse i ndërprerë në kuotën e papërfillshme 14 m3/s
* Prodhimi në Koman ka rënë nga 11580 MËh në 9320 MËh
* Vau i Dejës është në ulje në kuotë me 42 Cm por mbetet dukshëm nën kuotën 76 M
-Shkelja
* Lejimi i vazhdimit të rritjes së nivelit të liqenit të HC Fierzë edhe me 32 cm të tjerë nga një ditë më parë
* Rritja e fuqisë prodhuese të centralit të HC Fierzë ndërkohë që duhet ta ulte në minimum sipas Rregullores
*Ulja e shkarkimeve deri në kuotë të papërfillshme, pothuajse të ndërprera, në HC Koman, në një kohë që kuota është rritur në 174.42 M ose 10 cm më shumë se një ditë më parë, duke mos vijuar më uljen për ta çuar në kuotën 166 M
*Ulja e fuqisë prodhuese nga centrali i HC Koman në 9320 MËh nga 11580 MËh që ka qenë në një ditë më parë, duke ndikuar në rritjen e nivelit
* Vijimi i shkarkimeve nga HC Vau i Dejës dhe ulja e kuotës në 73.50 M ndërkohë që Rregullorja lejon rritjen e nivelit deri në 76 M

- Termometri:

Ky ishte moment i fundit në të cilin mund të menaxhohej diçka në mënyrë që të lehtësohej situata në vazhdim. Por paaftësia dhe korrupsioni i qeveritarëve, duke parë që prurjet ishin në rënie e dogjën këtë moment duke sjellë një ditë më pas daljen jashtë kontrollit të Sistemit.

*31 dhjetor në të tre HC-te mbi Drin

- Të dhënat faktike

HEC K. ditore
(m) Prurjet
(m3/sek) Prodhimi
(MËh) Derdhje uji
Milion m3 Derdhje uji
M3/s
Fierze 292.65 475 8300 0 0
Koman 174.35 598 8570 9.504 110
V.Dejes 74.18 629 2473 34.560 400

Importi:

6888 MËh/ KEK-0 MËh
Eksporti:
3890 MËh/ KEK-1890 MËh

Rregullorja e Shkarkimit të Plotave në HC-te e lumit Drin
*kapitulli "PERIUDHA TETOR-SHKURT ME NIVEL TË LIQENIT TË FIERZËS NË KUOTËN 289 M ABSOLUTE (290 M RELATIVE)", pika 3.3 (rasti i tretë), veprimet e shkarkimit sipas pika 3.3.1 në HC Fierzë, pika 3.3.2 në HC Koman dhe pika 3.3.3 në HC Vau i Dejës, faqe 16: "Rasti i tretë:

Që në çastin kur prurja në hidrocentralin e Fierzës pasi ka qënë mbi 600 m3/sek. por jo më shumë se 1100 m3/sek. zbret nën 500 m3/sek. shkarkimi i prurjeve të tre hidrocentraleve bëhet si më poshtë:

Në HC Fierzë:

Niveli i liqenit mbahet në kuotën 289.0 m.absolute (290.0 m. relative), duke shkarkuar prurjen e tepërt nëpër tunelin Nr.4. Për të zvogëluar sa të jetë e mundur shkarkimet nga tuneli, centrali duhet të punojë me fuqi sa më të madhe.

Në HC Koman:

Niveli i liqenit ngrihet deri në kuotën 170.0 m.absolute. Shkarkuesit deri sa të arrihet kuota 170.0 m.absolute, janë të mbyllur, kurse centrali është mirë të punojë me fuqi sa më të vogël, duke rritur në maksimum fuqinë e Vaut të Dejës dhe atë të Fierzës.

Në HC Vau i Dejes:

Niveli i liqenit ulet nga kuota 76,0 m.absolute deri në kuotën 74.0 m.absolute. Gjatë gjithë kohës prurjet që lëshon Vau i Dejës duhet të mos kalojnë prurjet natyrale që do të vinin po të mos ishin të ndërtuar hidrocentralet e Drinit. Për këtë arsye shkarkuesit duhet të jenë të hapur në masë të tillë që për çdo 20 cm. ngritje të nivelit të liqenit në Koman, niveli në liqenin e Vaut të Dejës të ulet rreth 10 cm.

-Sipas Rregullores, duhet:

* Fierza të mbahet në kuotën 290 M, duke shkarkuar prurjen e tepërt nëpër Tunelin Nr.4
*Fuqia e centralit të HC Fierzë të mbahet në minimum
* Komani të ngrihet në nivelin 170 M nga niveli 166 M që duhet të ishte dhe të ndalonte shkarkimet
* Centrali i HC Koman të punojë me fuqi sa më të vogël
* Liqeni i Vau i Dejës të ulet nga kuota 76 M në 74 M, duke supozuar që në këtë kohë duhet të ishte 76 M.
-Veprimet faktike që janë kryer:
*Fierza vijon të mbetet mbi nivelin maksimal të lejuar, kuota 290 M, për më tepër ka vijuar të rritet me 1.1 M në krahasim me ditën e mëparshme duke shkuar në kuotën në 293.65 M
* Tuneli Nr. 4 i shkarkimit nuk është hapur
* Centrali i HC Fierzë ka prodhim në fuqi mesatare
*Liqeni i HC Koman mbetet dukshëm mbi nivelin 170 M të caktuar për këtë moment nga Rregullorja.
* Komani ka rritur dukshëm shkarkimet në 110 m3/s nga 14 m3/s të një dite më parë
* Prodhimi në HC Koman është mbi mesataren në shifrat 8590 MËh
* Liqeni i HC Vau i Dejës është në ngritje me 68 cm dhe poshtë kuotës 76 M

- Shkelja:

*Të tre HC-et mbi Drin kanë dalë jashtë kushteve të parashikuara në Rregullore dhe Sistemi është totalisht i pamenaxhueshëm, në kushtet kur parashikoheshin prurje të mëdha në kaskadën e Drinit për ditët në vijim

- Termometri:

Sistemi në kolaps
*1 janar në të tre HC-et mbi Drin

- Të dhënat faktike
HEC K. ditore
(m) Prurjet
(m3/sek) Prodhimi
(MËh) Derdhje uji
Milion m3 Derdhje uji
M3/s
Fierze 293.09 521 6100 0 0
Koman 174.40 614 9900 13.680 158
V.Dejes 74.26 753 2631 37.200 430
Importi:
7440 Mëh/ KEK-0 MËh
Eksporti:
7631 MËh/ KEK-2630 MËh

-Rregullorja e Shkarkimin të Plotave në HC-te e Lumit Drin

*kapitulli "PERIUDHA TETOR-SHKURT ME NIVEL TE LIQENIT TE FIERZES NE KUOTEN 289 M ABSOLUTE ( 290 M RELATIVE)", pika 3.1 (rasti i pare), veprimet e shkarkimit sipas pika 3.1.1 ne HC Fierze, pika 3.1.2 ne HC Koman dhe pika 3.1.3 ne HC Vau i Dejes, faqe 13:

" Rasti i parë:

Kur prurja e Fierzës është më e vogël sa 600 m3/sek. shkarkimi i prurjeve të tre hidrocentraleve bëhet si më poshtë:

Në HC Fierze:

Niveli i liqenit mbahet në kuotën 289 m.absolute (290 m.relative) duke shkarkuar, po të jetë nevoja, prurjen e tepërt nëpër tunelin Nr.4 me hapje të pjesëshme ose me intervale. Për të zvogëluar shkarkimet centrali duhet të punojë me fuqi sa më të madhe, por jo më pak se me 300 m3/sek.

Në HC Koman:

Niveli i liqenit mbahet në kuotë jo me të lartë se 170.0 m.absolute. Për të mbajtur këtë nivel, po të jetë nevoja hapet në fillim tuneli Nr.3 në masën e nevojshme dhe nëqoftëse prurja është e madhe, edhe tuneli Nr.4 deri në hapje të plotë të tij.

Në HC Vau i Dejës:

Niveli i liqenit mbahet në kuotë jo më të lartë se 74.0 m. absolute. Për të mbajtur këtë nivel po të jetë nevoja, hapet në fillim shkarkuesi i Qyrsaqit në masën e nevojshme dhe nëqoftëse prurja është e madhe edhe shkarkuesi i Zadejës"

-Sipas Rregullores, duhet:

* Fierza të mbahet në nivelin 290 M, duke shkarkuar po të jetë nevoja përmes Tunelit Nr. 4 prurjen e tepërt me hapje të pjesshme ose intervale.
* Fuqia e centralit të HC Fierzë duhet të jetë në maksimum.
* Liqeni i HC Koman të mbahet në nivel jo më të lartë se 170 M.
* Për të mbajtur nivelin 170 M në liqenin e HC Koman hapet Tuneli NR.3 dhe Tuneli NR. 4 totalisht.

* Liqeni Vau i Dejës duhet të mbahet jo më lart se kuota 74 M.
* Për të mbajtur nivelin në kuotën 74 M hapet shkarkuesi i Qyrsaqit dhe në rast se prurja është e madhe hapet dhe ai i Zadejës.

-Veprimet faktike që janë kryer:

* Fierza vijon të mbetet mbi nivelin maksimal të lejuar, kuota 290m, me një ulje të lehtë në nivelin 293.09 M.
* Tuneli Nr. 4 i shkarkimit nuk është hapur
* Centrali i HC Fierzë ka prodhim në fuqi mesatare
* Liqeni në HC Koman mbetet dukshëm mbi nivelin 170 m të caktuar, si limiti i fundit për këtë moment nga Rregullorja.
* Komani ka rritur minimalisht shkarkimet në 158 m3/s nga 110 m3/s të një dite më parë.
* Liqeni i HC Vau i Dejës është në ngritje me 8 cm dhe mbi nivelin 74 m si limit i fundit të përcaktuar nga Rregullorja

- Shkelja:

Të tre HC-et mbi Drin janë mbi kufijtë e lejuar të kuotave maksimale parashikuar nga Rregullorja.
Të tre HC-et mbi Drin kanë dalë jashtë kushteve të parashikuar në Rregullore dhe Sistemi është totalisht i pamenaxhueshëm, në kushtet kur parashikoheshin prurje të mëdha në kaskadën e Drinit për ditët në vijim.
- Termometri:
Sistemi në kolaps.

*2 janar në të tre HC-et mbi Drin
- Të dhënat faktike

HEC K. ditore

(m) Prurjet
(m3/sek) Prodhimi
(MËh) Derdhje uji
Milion m3 Derdhje uji
M3/s
Fierze 293.23 830 8500 21.6684 251
Koman 173.89 1010 8190 60.480 700
V.Dejes 74.50 1270 4597 64.980 752
Importi:
7490 MËh/ KEK-0 MËh
Eksporti:
10100 MËh/ KEK-4820 MËh

-Sipas Rregullores duhet:

* Liqeni i HC Fierzë të mbahet në nivelin 290 M
* Tuneli Nr. 4 të kufizohet deri në mbyllje

* Fuqia e centralit të HC Fierzë të ulet në minimum
* Niveli në liqenin e HC Koman të ulet në 166 M dhe të mos lejohet mbi 171M
* Të hapen të dy tunelet Nr. 3 dhe Nr.4

* Fuqia e centralit të HC Koman të jetë në maksimum
* Në liqenin e HC Vau i Dejës niveli të ngrihet deri në kuotën 76M
- Veprimet faktike që janë kryer:

* Fierza ka rifilluar të rritet mbi nivelin maksimal të lejuar kuota 290 M, duke arritur në nivelin 293.23 M.

*Eshtë hapur Tuneli Nr.4 i shkarkimit, duke derdhur 21.66 milion m3 në Koman
* Centrali i HC Fierzë ka prodhim në fuqi mbi mesatare
*Liqeni i HC Koman mbetet dukshëm mbi nivelin 171 M të caktuar si limiti i fundit për këtë moment nga Rregullorja.

* Komani ka rritur shkarkimet në 700 m3/s nga 158 m3/s të një dite më parë por pa kapur nivelin e parashikuar në Rregullore me qëllim uljen e kuotës nën 171M

* Centrali i HC Koman ka prodhuar me fuqi mbi mesataren, por jo me fuqi maksimale
* Liqeni i HC Vau i Dejës është në ngritje me 24 cm por nën nivelin maksimum, paraparë nga Rregullorja, kuota 76M

-Shkelja:

Të tre HC-et mbi Drin janë mbi kufijtë e lejuar të kuotave maksimale parashikuar nga Rregullorja
Fierza ka shkarkuar në tunelin e shkarkimit nr. 4, ndërkohë që nuk duhet të shkarkonte pasi kuota në Koman është mbi 171M
Komani duhet të shkarkonte në maksimum me të dy tunelet ndërkohe që ka shkarkuar vetëm me një.

Komani duhet të prodhonte me fuqi maksimale ndërkohë që ka prodhuar me fuqi mesatare
Vau i Dejës duhet të ngrihej deri në kuotën 76 M ndërkohë që është në kuotën 74.5 dhe ka shkarkuar në sasi të mëdha ujë nga tunelet

- Termometri:

Sistemi në kolaps. Ndërkohë ka filluar përmbytja masive në zonën e nën Shkodrës
*3 janar/ 4 janar/ 5 janar/ 6 janar
-nga pikëpamja e shkeljes së Rregullores jemi në të njëjtën situatë. Të tre HC-et mbi Drin janë jashtë përcaktimeve të Rregullores, me të vetmin ndryshim që përmbytja tashmë ka marrë përmasat e një katastrofe dhe në 3 janar Ministri përgjegjës për Energjitikën rikthehet në zyrë por jo në krye të Komisionit të Posaçëm pas pushimeve të fundvitit

-Termometri:

Gjendja Katastrofike (ngjyra e kuqe)

*7janar në të tre HC-et mbi Drin

- Të dhënat faktike

HEC K. ditore
(m) Prurjet
(m3/sek) Prodhimi
(MËh) Derdhje uji
Milion m3 Derdhje uji
M3/s
Fierze 292.52 1305 9300 51.9686 601
Koman 172.96 1885 6910 141.300 1635
V.Dejes 74.85 2194 5961 143.640 1662

Importi:

7608 MËh/ KEK-0 MËh

Eksporti:

10520 MËh/ KEK-5240 MËh
-Rregullorja e Shkarkimit të Plotave në HC-et e Lumit Drin
*kapitulli "PERIUDHA TETOR-SHKURT ME NIVEL TË LIQENIT TË FIERZËS NË KUOTËN 289 M ABSOLUTE ( 290 M RELATIVE)", pika 3.4 (rasti i katërt), veprimet e shkarkimit sipas pika 3.4.1.2 në HC Fierzë, pika 3.4.2.1/4 në HC Koman , faqe 17:

"Rasti i katërt:

Që në çastin që prurja në Fierzë kalon vleftën 1100 m3/sek. dhe deri sa niveli i Fierzës të arrijë kuotën 295.5 m.absolute (296.5 m.relative) ose deri sa prurja të zbresë në 500 m3/sek. pa e arritur kuotën 295.5 m m.absolute, shkarkimet e plotave në të tre hidrocentralet bëhen si më poshtë:

Në HC Fierzë:

Nëqoftëse në hidrocentralin e Komanit ngrihet niveli i liqenit mbi kuotën 171.0 m.absolute, tuneli Nr.4 i Fierzës kufizohet në mënyrë të tillë që në Koman mundësisht të mos kalohet kuota 171.0 m.absolute. Për këtë qëllim, po të jetë nevoja, tuneli Nr.4 mbyllet plotësisht dhe prurja që lëshohet nga centrali ulet në mininium, por jo më shumë se 100 m3/sek.

HC Koman:

Me të arritur prurja në Fierzë 1100 m3/sek. në Koman fillon ulja e nivelit të liqenit mundësisht deri në kuotën 160.0 m.absolute.

Me qëllim që prurja që lëshon hidrocentrali i Vaut të Dejës nëpërmjet shkarkuesve dhe centralit të jetë mjaft më e vogël se prurja natyrale që do të vinte në Vaun e Dejës, sikur hidrocentralet të mos ishin ndërtuar, shkarkimet në Koman duhet të bëhen në mënyrë të tillë që afërsisht për çdo 10 cm. ngritje të nivelit në liqenin e Fierzës, niveli i Komanit të ulet rreth 40 cm.

Për të arritur këto ritme po të jetë nevoja dy tunelet e Komanit duhet të hapen plotësisht dhe centrali duhet të punojë me fuqi sa më të madhe, duke kufizuar fuqinë e Vaut të Dejës.

Nëqoftëse niveli i liqenit të Komanit, si pasojë e kushteve të përmendura në pikën 3.4.2.3. deri sa niveli i liqenit ka kaluar kuotën 170.0 m.absolute, edhe mbasi prurjet që hyjnë në liqen të jenë ulur nën aftësinë shkarkuese të hidrocentralit, shkarkimet vazhdojnë me aftësi të plotë siç përmendet në piken 3.4.2.3.deri sa niveli i liqenit të ulet në kuotën 170.0 m.absolute.

Nëqoftëse prurjet në Fierzë janë në rritje ose afërsisht konstante, shkarkimet në hidrocentralin e Komanit vazhdojnë me aftësi të plotë, deri sa niveli i liqenit të arrijë mundësisht deri në kuotën 160.0 m.absolute.

Nëqoftëse prurjet e Fierzes janë në ulje të ndjeshme, mënyra e shkarkimit të plotave në hidrocentralin e Komanit përcaktohet nga Komisioni i Posaçëm, i cili për këtë merr parasysh përveç gjendjes hidrologjike në pellgun e Drinit edhe gjëndjen e përgjithshme sinoptike"
-Sipas Rregullores duhet:

* Liqeni i HC Fierzë të lejohet të ngrihet deri në nivelin, kuota 296.5 M
* Tuneli Nr. 4 të kufizohet deri në mbyllje
* Fuqia e centralit të HC Fierzë të ulet në minimum
* Në liqenin e HC Koman niveli të ulet deri në kuotën 160 M dhe të mos lejohet mbi kuotën 170 M

* Të hapen të dy tunelet Nr. 3 dhe Nr.4
* Fuqia e centralit të HC Koman të jetë në maksimum
-Veprimet faktike që janë kryer:
* Niveli i liqenit në HC Fierzë ka vijuar të rritet me 21 cm deri në nivelin 292.52 M
* Eshtë hapur Tuneli Nr.4 i shkarkimit duke derdhur 51.97 milion m3 në Koman
* Centrali i HC Fierzë ka prodhim në fuqi afër maksimales
*Niveli i liqenit të HC Koman ka zbritur me 1.1 m, duke vajtur në kuotën 172.96 por dukshëm mbi nivelin e synuar 160 M apo nivelit limit 170M
* Komani ka rritur shkarkimet në 1635 m3/s nga 700 m3/s të një dite më parë por pa kapur nivelin e parashikuar në Rregullore me qëllim uljen e kuotës nën 160M
* Centrali i HC Koman ka prodhuar me fuqi mesatare

-Shkelja:

Fierza ka shkarkuar në tunelin e shkarkimit Nr. 4, ndërkohë që nuk duhet të shkarkonte, pasi kuota në Koman është mbi 171 M
Komani duhet të shkarkonte në maksimum me të dy tunelet ndërkohë që ka shkarkuar vetëm me një.
Komani duhet të prodhonte me fuqi maksimale, ndërkohë që ka prodhuar me fuqi mesatare
- Termometri:
Katastrofa arriti maksimumin duke përmbytur gjithçka (ngjyra e kuqe)

1- PERGJEGJËSIA PER KATASTROFËN

1. Përgjegjësia politike:

bie direkt mbi Kryeministrin e vendit, Sali Berisha dhe qeverinë që ai drejton. Veprimet dhe mos veprimet e tij e të qeverisë që ai drejton, në raport me Rregulloren e ngarkojnë atë drejtpërdrejt me përgjegjësi.

2. Përgjegjësia administrative:

bie direkt mbi Ministrin përgjegjës për energjinë, Dritan Prifti. Braktisja e detyrës, veprimet dhe mos veprimet e tij tërësisht në kundërshtim me Rregulloren, ngarkojnë ministrin, drejtorin e KESH, drejtoret e tre HC-ve mbi Drin me përgjegjësi direkte administrative.

Sqarim: Gjate hetimit të kësaj situate, gjetëm si dokument pune një draft Rregullore për shkarkimin e plotave, hartuar mbi Rregulloren e vitit 1988, dokument për të cilin është e paqartë nëse është miratuar apo jo.

Dokumenti është hartuar në fund të vitit 2004 dhe përgjegjësinë për ngritjen dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit të Posaçëm për Menaxhimin e Situatës kur niveli në Fierzë arrin në kuotën 296 m, e ka drejtpërdrejt Kryeministri i vendit. Nëse kjo rregullore është në fuqi, atëherë përgjegjës i drejtpërdrejtë është Sali Berisha. Kjo e ngarkon atë njëherësh edhe me përgjegjësi penale.

3 Përgjegjësia penale:

bie direkt mbi Ministrin përgjegjës për energjinë, drejtorin e KESH, drejtoret e tre HC-ve mbi Drin. Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim të hapur me Rregulloren në fuqi, këta zyrtarë kanë krijuar kushtet për katastrofën në zonën e Shkodrës dhe nën Shkodrës me pasojë të rëndë dëme të mëdha, materiale pronësore, në ekonomitë familjare, bizneset private.

Në të njëjtën kohë, kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike edhe për KESH sh.a. në shfrytëzimin tërësisht në kundërshtim me Rregulloren të burimeve natyrore.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›