E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përkujtohen vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka

Ndonëse nuk kishte një organizim institucional dhe as komunal, qytetarë të shumtë dhe delegacione të kuvendeve komunale të Pejës dhe Deçanit kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur kurora lulesh para lapidarit të Jusuf e Bardhosh Gërvalla në fshatin Dubovik të Deçanit, në 28-vjetorin e rënies së tyre.

Heronjtë e kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla, si dhe Kadri Zeka janë vrarë më 17 janar 1982 në Gjermani nga UDB-ja.

Familja Gërvalla tashmë e kanë bërë traditë të presin qytetarë që bëjnë homazh te varret për çdo përvjetor. /kosovapress/

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›