Kredia 300 milionë euro, qeveria e zhyt vendin në borxhe para zgjedhjeve elektorale
Shtatë banka ndërkombëtare, të gatshme t’i japin borxh qeverisë. Ofertat jepen për kredinë e financimit të investimeve publike
Ervin Koçi
Kur na ndajnë vetëm katër muaj nga zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, qeverisë i është shtuar oreksi për të marrë para borxh nga bankat private në formën e kredisë tregtare. Pa pyetur aspak për interesat dhe thellimin e deficitit të ekonomisë, qeveria, nga 200 milionë euro që kërkonte fillimisht në tenderin e hapur për t’u financuar, ka vendosur vetëm ditët e fundit marrjen e 300 milionë eurove kredi. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Financave, e cila njoftoi se përfundoi procesi i pranimit të ofertave për financimin e një huaje prej rreth 300 milionë eurosh, për të financuar investimet publike të vitit 2009, sipas programit të buxhetit. Sipas Ministrisë së Financave, “në këtë fazë janë paraqitur 7 oferta nga institucione financiare ndërkombëtare me shumë reputacion në tregun financiar botëror të tilla si: Raiffeissen, Deutche Bank, Alpha Bank, J.P. Morgan, Citigroup, Credit Suisse dhe BNP Paribas”. Burime zyrtare sqarojnë se, në ditët në vijim, Ministria e Financave do të bëjë vlerësimin e ofertave për të shpallur fituesit. "Suksesi i arritur në këtë dalje në tregun financiar botëror dëshmon për vlerësimin pozitiv dhe besimin që ka ekonomia shqiptare në tregjet financiare botërore, duke marrë në konsideratë faktin se këto tregje janë përfshirë tashmë në një krizë të rëndë", - u shpreh në deklaratën e saj Ministria e Financave. Lidhur me kredinë 300 milionë euro nuk është bërë ende e qartë se ku do të shkojnë paratë. Zyrtarë të ministrisë deklarojnë se kredia do të përdoret si mbështetje për buxhetin, ndërsa ekspertët japin alarmin se qëllimi është për të mbështetur fushatën elektorale, e cila fillon pas dy muajsh.
Aventura e kredive
Marrja e kredive tregtare me terma jo të butë, por me norma interesi njësoj si të gjitha kreditë e tjera nga ana e qeverisë shqiptare, sipas ekspertëve të ekonomisë përbën një aventurë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë të sotëm dhe të nesërm. Deri tani, qeveria ka marrë 2 miliardë dollarë kredi për sektorë që nuk patën asnjëherë zhvillimin e duhur. Kjo shumë nuk përfshin donacionet, financimet e buta, por kredi të marrë nga institucionet financiare, për të cilën shqiptarët vazhdojnë të paguajnë interesat nga taksat që derdhin çdo vit. Rreth 2 miliardë dollarë janë hedhur për sektorë të ndryshëm, si rrugët, energjetika, bujqësia, arsimi etj., të cilët vazhdojnë edhe sot të hasin probleme të mëdha. Infrastruktura rrugore ka marrë më shumë financime nga të huajt, në masën e mbi gjysmë miliardi dollarë. Vlera prej 540 milionë dollarësh i takon vetëm kredisë së dhënë nga bankat e huaja, të cilat e kanë parë të arsyeshme të financojnë sektorin, i cili sot nuk reflekton zhvillimin që duhet të kishte falë parave të derdhura lumë. Aktualisht disa akse të vendit, si ato nacionale, paraqiten në kushte të mira, por që nuk i justifikojnë kreditë e marra, pasi pjesa dërrmuese e rrugëve vazhdojnë të mbeten problematike dhe me mungesë të theksuar sigurie për jetën. Dy sektorë të tjerë, arsimi dhe shëndetësia, kanë marrë së bashku mbi 100 milionë dollarë kredi nga bankat e huaja.
Energjetika, një tjetër “gropë e zezë”
Jo pak mbështetje në kredi ka marrë edhe sektori energjetik, por duke mbetur sërish një "gropë e zezë" për ekonomisë shqiptare. Në vitin 2009, energjia elektrike mungon në disa zona të vendit jo për faj të kapaciteteve të pakta (aktualisht ne shesim në Greqi), por për faj të rrjetit të vjetëruar, për të cilin të huajt kanë dhënë 388 milionë dollarë dhe ende nuk po e zgjidh problemin. Aktualisht, ne po paguajmë interesat e kredive me vlerë totale rreth 388 milionë dollarë. Nëse përfshijmë donacionet dhe paratë e hedhura nga buxheti i shtetit, fondi në total i kalon të 5 miliardë dollarët, të gjitha këto të mbledhura nga xhepi i taksapaguesve shqiptarë. Edhe sot nuk qartësohet se ku kanë shkuar konkretisht këto para, në një kohë kur sektori energjetik vazhdon të frenojë rritjen ekonomike të vendit (ekspertët mendojnë se energjetika mesatarisht ka ndikuar negativisht me të paktën 1-2 për qind në vit në PBB).
Kredi edhe në sektorët jetikë
Bujqësia dhe sektori i furnizimit me ujë të pijshëm kanë marrë nga të huajt rreth 300 milionë dollarë kredi. Qeveria ka marrë kredi në këtë shumë me synimin për të zhvilluar këto dy sektorë më problematikë. Bujqësia nuk po jep rendimentin e duhur gjë që duket qartë tek importet, të cilat çdo vit e kalojnë shifrën e 500 milionë dollarëve. Kjo është shuma që shpenzohet për t‘i blerë produktet bujqësore nga jashtë, pasi tregu vendas nuk e garanton të gjithë kërkesën e konsumit. Rreth 150 milionë dollarë janë dhënë për të përmirësuar rrjetin e menaxhimit dhe të shpërndarjes së produkteve bujqësore dhe blegtorale në vend. Paratë janë marrë borxh për t‘ia rikthyer të huajve me interesa të konsiderueshme, deri në 5 për qind në vit. Aktualisht, disa zona të vendit nuk kanë kapacitete për ta tregtuar produktin te konsumatori, madje, në shumë raste, fermerët ankohen se malli nuk u shitet. Kjo për faktin se mungon informacioni për atë produkt, mungon rrjeti shpërndarës dhe kultura e menaxhimit, për rregullimin e të cilave janë hedhur miliona dollarë, por ende pa zgjidhje. Ndërkaq, për furnizimin me ujë të pijshëm, edhe pse janë marrë 134 milionë dollarë kredi, situata duket më e rëndë nga të gjitha.
Sektorët e financuar nga qeveria ku janë shpenzuar paratë e marra nga kreditë
Sektori Kredia (mijë USD)
Transport 541.057
Energjetikë 388.470
Mbështetje për buxhetin 264.272
Bujqësi, ujitje 146.635
Ujësjellës-Kanalizime 135.977
Import mallrash dhe pajisjesh 79.263
Infrastrukturë urbane dhe rurale 58.283
Arsimi 59.650
Shëndetësi 53.900
Zhvillimi i sektorit privat 43.542
Zhvillimi rural 36.868
Administrata shtetërore 36.307
Transport ajror 27.569
Bilanci i pagesave 22.495
Kontributet/Tregu i punës 20.075
Telekomunikacion 17.957
Strehimi 16.375
Të tjera 13.104
Mbrojtja 10.081
Pyje 7.374
Transport hekurudhor 4.526
Industri e lehtë 3.052
Mbrojtja e mjedisit 3.363
Gjithsej 2.160.236
10 Shkurt 2009