E Diel, 1 Nëntor 2026

PS, plan për të mbrojtur votën

Përveç strukturës me ish-policë, selia rozë ka ideuar një plan
të detajuar për të mbrojtur votën nga ndonjë manipulim i mundshëm. Synohet ruajtja e votës nga falsifikimi i dokumenteve të identitetit, presioni mbi punonjësit e administratës publike për të votuar përkundër dëshirës së tyre, uzurpimi i identitetit të emigrantëve nga të tretë dhe presioni apo cenimi fizik i komisionerëve e vëzhguesve socialistë. Letërnjoftimi origjinal ka disa pika të padukshme me sy të lirë, të cilët mund të shfaqen vetëm me rreze ultravjollcë. PS-ja vëren se KQZ-ja ka 5500 aparate të tilla, që janë aty në gjendje që prej zgjedhjeve të 2005-ës, kur boja imatrikuluese ishte e padukshme. Përfaqësuesi socialist në KQZ i ka kërkuar komisionit që në mungesë të aparateve të leximit të letërnjoftimeve, të përdorin këto aparate me rreze ultravjollcë. Në PS thonë se nëse KQZ-ja nuk miraton një vendim në këtë drejtim, ata kanë gati 6000 aparatura të tilla. Ata janë të pajisur edhe me kamerat miniaturë, për të pajisur me mënyrë diskrete vëzhguesit në zonat e konsideruara problematike prej tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›