Braçe: “Prokuroria të hetojë në terren korrupsionin në rrugën Durrës-Kukës”
Deputeti socialist: “Verifikohet lehtësisht tejkalimi 100% i vlerës së kontratës” . Braçe: “Ministri Basha u fsheh pas procedurave si të ishte një kriminel i rëndomtë”
Shaban Sulçe
Partia Socialiste kërkon nga institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme që të zbresë në terren dhe të verifikojë korrupsionin galopant që po shoqëron ndërtimin e rrugës “Durrës-Kukës”. Nënkryetari i Grupit Parlamentar dhe njëkohësisht deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, tha se duke zbritur në terren Prokuroria ka mundësinë që të faktojë diferencën deri në 700% të çmimeve të materialeve të ndërtimit që po përdor klienti i qeverisë, i kontraktuar prej saj për ndërtimin e rrugës. Deputeti socialist tha se Prokuroria, duke zbritur në terren, do të arrijë të verifikojë që nga 418 milionë euro, që është vlera e kontratës, deri tani janë shpenzuar 800 milionë euro.
Prokuroria
Braçe tha se Prokuroria ka mundësi të verifikojë në kushtet e flagrancës vjedhjen në terren si faturë e shkeljes së rëndë të procedurave të prokurimit publik. Sipas tij, Prokuroria duhet të verifikojë çmimet, volumet dhe dyfishimin e shpenzimeve për ndërtimin e kësaj rruge. “Prokuroria ka mundësi të verifikojë në kushtet e flagrancës, në zyrat e Thesarit të qeverisë dhe kontabilitetin e kompanisë, tejkalimin me 100% të vlerës së kontratës nga 418 milionë euro në mbi 800 milionë euro të paguara. Prokuroria ka mundësi të hetojë atë që është konstatuar qartësisht nga KLSH-ja si abuzim skandaloz në segmentin ‘Milot-Rrëshen’, por mbi të gjitha në ‘Kalimash-Kukës-Morinë’, ku tenderat kanë qenë thellësisht korruptivë, por edhe urdhri oral i ministrit Basha ka dyfishuar paligjshmërinë dhe mbi të gjitha abuzimin”, - deklaroi nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.
Basha
Deputeti socialist foli gjithashtu në lidhje me vendimin e Gjykatës së Lartë përsa i përket të akuzuarit kryesor për korrupsion në ndërtimin e kësaj rruge, ish-ministrit të Transporteve, Lulzim Basha. Braçe tha se Gjykata e Lartë ka marrë një vendim procedural për afatet e shtrirjes së hetimit dhe nuk ka gjykuar për asnjë ditë akuzën e ngritur nga ana e Prokurorisë. Braçe pohoi se ministri Basha nuk zgjodhi të provojë pafajësinë e tij, por u fsheh pas procedurave si të ishte një kriminel i rëndomtë. "Ashtu si çdo kriminel tjetër i rëndomtë, hajdut apo vrasës, zgjodhi të fshihet pas procedurave”, - theksoi Braçe. Ai tha gjithashtu se qeveria e ardhshme socialiste do të mundësojë përfundimin e rrugës Durrës-Kukës pa asnjë abuzim financiar. “Rruga Durrës-Kukës nuk përfundon në qershor. Rrugën e përfundojmë ne, por pa vjedhur”, - tha Braçe.
Taksat
Deputeti i PS-së e akuzoi qeverinë se në kushtet kur nuk ka para dhe po merr çdo ditë borxh nga bankat, ka rritur taksat ndaj qytetarëve, duke i zhvatur për çdo shërbim.
Braçe tha se prej muajit mars qeveria e Sali Berishës ka rritur me 200% taksat e tarifat për veprime e shërbime që kryhen nga administrata gjyqësore, prokuroria, apo zyrat noteriale. “Natyrisht që kjo është taksë që shteti u merr qytetarëve që kërkojnë drejtësi, taksë që është përtej taksës së korrupsionit që Sali Berisha ka legalizuar tashmë në Drejtësi. E përkthyer në kohën e krizës, taksa e re e Sali Berishës për Drejtësinë shkon nga 3 bukë në ditë, në një asistencë e plotë, deri në gjysmë pensioni pleqërie në fshat për person. Kjo është zhvatja e përditshme që Sali Berisha po u bën familjeve e çdo shqiptari në kushte krize, kur mungojnë të ardhurat familjare, apo më keq, kur qeverisë dhe Sali Berishës u mungojnë paratë qeveritare të vjedhura më herët me një ritëm 300%”, - tha Braçe.
14 Prill 2009