Rama: “Shtatë shtyllat kryesore të programit qeverisës të Partisë Socialiste”
Kreu i PS-së shpall turin e prezantimit publik të programit qeverisës. Rama: “Politikat e reja do të marrin jetë nga reformimi i qeverisjes”
Shaban Sulçe
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka shpallur dje fillimin e turit të prezantimit të programit elektoral e qeverisës të Partisë Socialiste. Rama tha se ky program është fryt i bisedave, analizave e debateve me bashkëqytetarët e me ekspertët shqiptarë e të huaj gjatë 18 muajve të “Dialogut me Shqipërinë”. Ai tha se programi i zbërthyer sipas fushave është rreth 1000 faqe, por në komunikimin me publikun ai do të prezantohet si sintezë të fokusuar në 7 drejtimet themelore. Sipas Ramës, në program gjendet një plan prej 100 masash për reformimin e qeverisjes.
Prioritetet
Sipas kryesocialistit Rama programi qeverisës i Partisë Socialiste është i përqendruar në 7 çështje kryesore, të cilat kanë të bëjnë me arsimin, nxitjen e prodhimit vendas, fshatin, shëndetësinë, mjedisin, turizmin dhe kohezionin social e territorial të vendit. Mund të themi se përmes këtij programi do të vëmë në jetë një politikë të re për arsimin, si garanci për integrim e punësim, një politikë të re për nxitjen e prodhimit vendas, si garanci për zhvillim e punësim, një politikë të re për fshatin, si garanci për sovranitetin ushqimor të vendit e punësim. Do të vëmë në jetë një politikë të re për shëndetin, si garanci për cilësi jete e aftësi për punë, një politikë të re për mjedisin, si garanci për mbrojtjen e pasurive të përbashkëta e zhvillimin afatgjatë të vendit, një politikë të re për turizmin në Shqipëri, si garanci për rritjen e të ardhurave e punësimin si dhe një politikë të re për kohezionin social e territorial të vendit, si garanci për mundësi të barabarta për të gjithë e zhvillim të harmonizuar mes të gjitha rajoneve të vendit”, - tha Rama, i cili shtoi se për të siguruar jetësimin e këtyre politikave, Partia Socialiste do të reformojë qeverisjen dhe do të demokratizojë marrëdhëniet mes individit dhe shtetit. Por Rama sqaroi gjithashtu se ky program nuk përmban kurrsesi asnjë plan për rritjen e taksave të shqiptarëve.
Turi
Rama tha se që nga dita e nesërme (sot), Partia Socialiste do të nisë prezantimin publik të këtij programi të ri qeverisës, i cili është fryti i punës së përbashkët të dhjetëra mijërave shqiptarëve që kanë marrë pjesë në hartimin e këtij programi. Rama tha se ky nuk do të jetë një program për të marrë votat, por një program për të qeverisur me efikasitet që nga dita e nesërme e marrjes së votave. “Këtë program do të fillojmë t’ua prezantojmë që nesër shqiptarëve dhe shqiptareve në të gjithë vendin. Siç e kam thënë që në fillim, qëllimi ynë nuk ka qenë të shkruajmë një program premtimesh për të marrë votat dhe pastaj për të mos pasur një program për të qeverisur. Por, qëllimi ynë ka qenë për të shkruar një program për të qeverisur që ditën e nesërme të marrjes së votave. Sot ne e kemi në dorë këtë program, që do ta nxjerrë vendin nga kriza, ku po zhytet përditë, i cili do të mundësojë përparimin ekonomik e social që na duhet për t’u bërë pjesë në familjen europiane dhe për t’u integruar me të drejta të plota në Bashkimin Europian”, - vijoi Rama.
Kreu i PS-së tha se partitë politike dhe shqiptarët nuk kanë vuajtur për programe elektorale, por kanë vuajtur për shkak të moszbatimit të këtyre programeve. Rama tha se ndryshe nga këto programe, programi i Partisë Socialiste nuk ka për qëllim marrjen e votave, por do të jetë instrument veprimi i qeverisë që do të krijohet pas 28 qershorit. Kreu i PS-së tha se kjo do të ndodh pas reformimit të qeverisjes, duke e bërë atë të aftë dhe efikase.
14 Prill 2009