E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama po kërkon ta përdorë Prokurorinë si parti politike



Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave dhe akuzave të bëra nga deputeti socialist, Erion Braçe. Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli, tha se kreu i PS-së, Edi Rama, vazhdon të shfaqet si një armik i verbër ndaj ndërtimit të rrugës Durrës-Kukës. Sipas Mëhillit, deklarata e Braçes konfirmon qëllimin e Edi Ramës për të keqpërdorur Prokurorinë e Përgjithshme si një parti politike. “Edi Rama, me armiqësinë e tij të verbër ndaj rrugës, nxori sërish kundër saj yllin e politikës së re që këto kohë s’po e përmend më, korrierin e Dondollakut, Erion Braçen, për të sulmuar sërish rrugën dhe ndërtimin e saj. Partia Demokratike e dënon sërish këtë qëndrim të Edi Ramës, armikut të rrugës, i cili provon se Prokuroria e Përgjithshme, që fle mbi dosjet e larjes së parave të pista e krimeve të tij dhe klanit të tij, kërkon ta keqpërdorë si parti politike. Përgjigjja përfundimtare e maxhorancës ndaj Edi Ramës për rrugën po afron së bashku me fundin e tij të mjerë”, - tha zëdhënësja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli.

14 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›