E Shtunë, 31 Tetor 2026

Braçe: Provat për fajësinë e qeverisë, Prifti përgjegjës

 Deputeti socialist Erion Braçe adresoi përgjegjësi penale dhe politike për përmbytjet në Shkodër. Në mbledhjen e djeshme të Asamblesë Kombëtare, e cila si temë kishte përmbytjet në zonën e Shkodrës, deputeti socialist përmes tabelave, intervistave dhe të dhënave të marra dhe në rrugë zyrtare nga OST, tregoi të gjithë dinamikën e zhvillimeve hidrike në kaskadën e Drinit, nga data 20 dhjetor e deri në 7 janar 2010. Braçe artikuloi akuza ndaj kryeministrit Berisha se ka pasur dijeni për atë që po ndodhte me grumbullimin e rezervave ujore në tre hidrocentralet e kaskadës së Drinit dhe përgjegjësi penale ndaj Ministrit të Ekonomisë Prifti për mosveprim dhe mos zbatim të rregullores së hidrocentraleve. “Në këtë katastrofë ka përgjegjësi penale e cila  bie direkt mbi ministrin përgjegjës për energjinë, drejtorin e KESH, drejtorët e tre HC-ve mbi Drin. Me veprimet dhe mosveprimet e tyre, në kundërshtim të hapur me Rregulloren në fuqi, këta zyrtarë kanë krijuar kushtet për katastrofën në zonën e Shkodrës dhe Nënshkodrës me pasoja të rënda me dëme të mëdha, materiale pronësore, në ekonomitë familjare, bizneset private. Në të njëjtën kohë, kanë shkaktuar dëme të mëdha ekonomike edhe për KESH sh.a. në shfrytëzimin tërësisht në kundërshtim me Rregulloren e burimeve natyrore”, u shpreh Braçe. Deputeti socialist adresoi dhe përgjegjësi politike ndaj kryeministrit Berisha. “Përgjegjësia politike bie direkt mbi Kryeministrin e vendit, Sali Berisha dhe qeverinë që ai drejton. Veprimet dhe mos veprimet e tij e të qeverise që ai drejton, në raport me Rregulloren e ngarkojnë atë drejtpërdrejt me përgjegjësi”, u shpreh Braçe. Madje duke paraqitur të dhëna të detajuara prurjeve dhe shkarkimeve për çdo ditë nga hidrocentralet, Braçe tha se data 27 dhjetor është zhdukur nga arkivat e OST-së, duke e cilësuar një gjë të tillë të qëllimshme. “Zhdukja e të dhënave për datën 27 dhjetor, dyshohet të jetë bërë me qëllim falsifikimin e të vërtetës së kësaj date. Në datë 26 dhjetor kemi të faktuar se kuota në HC Fierze ka qenë 288.91 M dhe në datën 28 dhjetor, kuota në HC Fierzë ka qenë 291.22 M. Pra kuota rezulton me një rritje prej 2.31 m në vetëm për 48 orë. Fshehja e të dhënave dyshohet të jetë bërë sepse në datë  27 dhjetor, sipas shifrave të kuotave, duket që ka qenë momenti kur kuota në HC Fierzë ka kaluar nivelin maksimal të lejuar nga Rregullorja, 290 m”, tha Braçe. Deputeti ngriti shqetësimin për mungesën e të dhënave për datën 27 dhjetor, të cilat figurojnë të zhdukura, ndërsa sipas burimeve të brendshme, për këtë ditë është lënë shënim nga kryeministri që portat e hidrocentraleve nuk duhet të hapen. Braçe theksoi se ishin të gjitha mundësitë për të menaxhuar situatën, por grumbullimi i ujit në hidrocentralin e Fierzës u bë për qëllime biznesi. “Në fund të dhjetorit Fierza arriti në kuota kritike, por ministri Dritan Prifti nuk mblodhi Komisionin e Posaçëm për menaxhimin e situatës”, u shpreh Brace, duke kujtuar edhe udhëtimin e fundvitit jashtë vendit të ministrit përgjegjës, në një moment shumë të vështirë. Prifti tregon dokumentet: PS po mashtron me shifratDokumentet e ministrit të energjetikës, japin një tablo krejt të kundërt me akuzat e Partisë Socialiste për keq menaxhimin e situatës në hidrocentrale.  Dje ministri Prifti, duke treguar dokumentet e “fshehura” nga asambleja socialiste, i akuzoi si mashtrues kreun e PS Edi Rama, dhe kryesisht deputetin Erjon Brace. Në konferencën për shtyp, pas mbylljes së asamblesë socialiste, Prifti i Shoqëruar edhe nga krerët e tjerë të ministrisë dhe ai i KESh, Stojku, tregoi edhe prapaskenat politike të viteve 2000 në Kryeministrinë e asaj kohe. Si përgjigje ndaj akuzave personale të këtyre ditëve nga selia rozë, ai përmendi histori të dyshimta të gruas së Erjon Braces dhe vetë Edi Ramës.Përgjigjja për energjinePërgjigjja e parë ndaj akuzave të Asamblesë Socialiste ishte ngritja e grupit të punës për menaxhimin e kaskadës së Drinit. Duke treguar dokumentin, ministri theksoi se grupi i punës është mbledhur që në datë 8 nëntor. “Pavarësisht se nuk ka pasur kërkesë për të ngritur komision të posaçëm, unë e kam ngritur grupin e punës  në datë 8 nëntor kur situata në Fierzë ka qenë më pak se 285 metra, pra 284.57 metra”. Prifti tregoi edhe një dokument tjetër të vitit 2006, ku ngritja e grupit të punës, bëhej me urdhër të Komisionit të Posaçëm, të krijuar po në vitin 2006. Duke ndaluar te paralajmërimet, ministri theksoi se ka qenë ai që më datë 26 dhjetor në një konferencë për shtyp ka lajmëruar përkeqësimin e situatës. Një tjetër akuzë në asamblenë e PS, ishte mungesa e të dhënave për liqenet e Drinit më datë 27 dhjetor. Prifti, akuzoi Erjon Bracen, se ai e ka patur atë të dhënë por e ka fshehur për të krijuar akuza false ndaj KESH dhe ministrisë. “Më datën 27 dhjetor prurjet kanë shkuar mbi 1100 m3/sek kur rregullorja e Drinit thotë që Fierza mund të shkojë 296.5 metër, prandaj e fshehu datën 27 dhjetor Erion Braçe nga prezantimi që bëri para shqiptarëve.” Sipas rregullores së paraqitur dje para gazetarëve, theksohet se “që në çastin që prurja në Fierzë kalon vleftën 1100m3/s  deri në momentin që niveli të arrijë 295 absolute apo 296. 5 relative ose derisa prurja të shkojë 500m3/s pa arritur kuotën 295 absolute shkarkimet bëhen si më poshtë”. “Kjo kaskadë e lumit Drin e shpëtoi Shkodrën. Këtë nuk e kemi thënë vetëm ne këtë e kanë thënë dhe ekspertë të huaj. Kaskada duke u rritur aq metra sa u rrit brenda rregullores, e përsëris, evitoi të paktën  shkarkimin e mbi 300-400 milion m3 ujë shtesë në Shkodër dhe imagjinoni se çdo të ndodhte.” Prifti dhe kreu i KESh, Stojku e ka komentuar me humor akuzën tjetër të PS për import energjie nga Kosova. “Na akuzuan se kemi bërë import nga Kosova. Na thuhet se kemi importuar 20 megavat por bilanci real është 175 Më për KESH. 20 Më i harxhon vetëm godina e ministrisë. Kjo është qesharake.” Përgjigjet për udhëtimin në TurqiPrifti theksoi dje se udhëtimet e tij në Turqi, në fund të vitit kanë qenë për arsye shëndetësore dhe se situata është menaxhuar me anë të porosive për zv.ministrin. Për këtë, dje u publikua edhe një dokument, që mbante firmën e zv.ministrit me porosi të ministrit më datë 27 dhjetor. “Edhe sot që flasim babai dhe nëna ime janë në Turqi sepse dje babai im ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale. Ata që merren me verifikim biletash të dalin dhe të verifikojnë biletat a janë apo nuk janë sot prindërit e mi në Turqi”.Prapaskenat e vitit 2000“Në vitin 2000 unë kam qenë dëshmitar personal, kur Ilir Meta e ka thirrur Edi Ramën përpara se të kandidonte për Bashkinë e Tiranës dhe i ka thënë se, duhet të shkosh të takosh fëmijën tënd. I ka thënë në prezencën time që “nëse ti nuk takon djalin tënd nuk do jesh kandidat i PS në Bashkinë e Tiranës. Dhe Ilir Meta ka dërguar njerëz në shtëpinë e ish-gruas së Edi Ramës dhe të djalit për t’u pajtuar ata me Edi Ramën. Ilir Meta në vitin 2000 ka porositur dy biznesmenë dhe i ka ndërruar gjithë plaçkat e familjes gruas së Edi Ramës sepse jetonin si në stallë ku Edi Rama i kishte lënë të jetonin. Unë këtë moral nuk e kam dhe nuk do ta kem kurrë nuk mund të më akuzojë mua njeri për gjëra të tilla. Po ju them se edhe Erion Braçen e kam ndihmuar jashtë mase. Nuk dëshiroj të hyj asnjëherë në çështjet familjare të ndonjërit por po i them Erionit publikisht që në qoftë se edhe një herë tjetër do më bjerë në qafë mua apo këtyre njerëzve që punojnë me ndershmëri 24 orë në ditë me shpifje unë do t’i tregoj gjithë publikuar shqiptar pse nusja e Erion Braçes, që ka qenë sekretare e Ilir Metës në vitin 2000 dhe vartësja ime kur kam qenë shef kabineti në vendin e Ilir Metës, u largua nga puna nga Kryeministria. Ky është mllefi i Erion Braçes që vazhdon shpif kundër meje dhe këtyre njerëzve që punojnë. Deri tani kam dashur ta ruaj familjen e tij, nuk kam ndërhyrë por nëse vazhdon do t’ju tregoj gjithë shqiptarëve pse e kemi larguar nga puna dhe pse pastaj i jam lutur unë Ilir Metës t’i japim një letër rekomandimi pozitive që të fillonte punë në OSBE.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›