Manjani: PS si OJQ ndërtimi
“Ky është një qëndrim i pandikuar, pasi zoti Rama nuk ka një përgjigje as për socialistët dhe as për shqiptarë. Ai pasi ka dështuar për të qenë alternativ për të qenë kryeministër i këtij vendi, ka dështuar dhe për të qenë kryetar i opozitës as i PS. Ai nuk ka një përgjigje për ti dhënë socialistëve se përse nuk u hapën kutitë e votimit, nuk ka përgjigje për tu dhënë socialistëve që nxjerr nëpër mitingje se cilat janë arsyet se përse nuk është rrëzuar qeveria ende, të paktën kjo është motoja për të cilën i ka thirrur njerëzit për të dalë në protesta. Zoti Rama nuk ka rrugë tjetër veç këtë të tipit që bën show, e kam thënë dhe herë tjetër OJQ, ku partinë e ka katandisur si “Shoqatën e rojtarëve të pallateve pa leje”, tha Ylli Manjani.