Fieri, ndalesa e radhës e protestës socialiste
Autori i Lajmit: Redaksia
Partia Socialiste javën që vjen pritet të ndalë në qytetin e Fierit. Protesta e së majtës pritet të përqendrohet pikërisht në qytetin më problematik për zgjedhjet e 28 Qershorit. Kutitë e Fierit për ditë me radhë u kthyen në një mollë sherri mes socialistëve dhe demokratëve. Pas këmbënguljes së saj, PS arriti të siguronte dhe mandatin e nëntë në këtë qytet atë të Pirro Lutajt, e drejtë kjo e fituar pas ankimimit në Kolegjin Zgjedhor. PS tashmë ka protestuar në Tiranë, Shkodër, Lushnjë, Berat, Elbasan, Korçë dhe së fundi në Vlorë. Nga qyteti i Vlorës Kryetari i PS-së, Edi Rama, u kërkoi shqiptarëve të protestojnë për hapjen e kutive të votimit. Ai pohoi se, nëse Berisha nuk hap kutitë e votimit, atëherë do të largohet nga pushteti nëpërmjet zgjedhjeve të parakohshme. Protestës së PS-së i është bashkuar dhe kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, ish-deputeti i LSI-së, Ndre Legisi, kreu i G99, Erjon Veliaj, kreu i PLIDR, Spartak Ngjela dhe së fundi edhe ai i demokristianëve, Nard Ndoka. Të gjithë bashkë do të kërkojnë më 20 nëntor në Tiranë hapjen e kutive të votimit. Madje, ndryshe nga herët e tjera, kanë parashikuar që protestën ta zgjasin edhe 24 orë. Për këtë duket se organizatorët po përgatisin dhe çadrat ku protestuesit do të kalojnë natën.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2009