Taçi, nesër tenton të dalë në liri
Autori i Lajmit: Redaksia
Seanca e revokimit të masës së arrestit në ngarkim të biznesmenit Rezart Taçi do të zhvillohet ditën e hënë në orën 14:00. Seanca do të drejtohet nga gjyqtarja Farie Budo. Gjykata e Shkallës së Parë e Tiranës ka dhënë masën arrest me burg për Rezart Taçin, i cili ndodhet në qeli. Ai akuzohet për "goditje për shkak të detyrës, në bashkëpunim" ndaj gazetarit Mero Baze. Për të njëjtën akuzë në burg janë edhe dy truprojat e Taçit, Irgen Selfo dhe Bledar Lilo. Ndërkohë që mësohet se kanë dalë edhe rezultatet e ekspertizës, të cilat konfirmojnë se gjatë konfliktit me Mero Bazen, njëri nga bodigardët e Taçit, pikërisht Irgen Selfo ka pësuar një frakturë në syrin e majtë. Presidenti i kompanisë së naftës, rezart Taçi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike, bashkë me dy bodigardët e tij, ndaj gazetarit Mero Baze. Shkaku i përplasjes mes tyre kanë qenë disa shkrime kritike, të publikuara radhazi nga gazetari Mero Baze, në gazetën, pronë të tij, Tema, por dhe në emisionin që drejton në një tv privat. Në të dy këto organe mediatike Baze e akuzon Taçin për evazion fiskal, në shuma të mëdha.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2009