Topalli: “Jemi gati për dialog”
Autori i Lajmit: Redaksia
Një ditë pas apelit të ndërkombëtarëve, për zgjidhjen e krizës politike me konsensusin e palëve, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka deklaruar se mazhoranca është gati për kompromis politik në Kuvend. Duke pohuar se takimi i së premtes me ambasadorin e SHBA-së, Xhon Uidhers, dhe me trojkën u kërkua nga ajo vetë, Topalli shtoi se Partia Socialiste duhet të jetë pjesë e Parlamentit, por pa dhënë zgjidhjen, pra nëse Partia Demokratike është e gatshme për hapjen e kutive. “Isha unë që kisha ftuar ambasadorët për çështje që kanë lidhje me drejtësinë dhe për mbështetjen që përmes ekspertizës ata mund të japin. Absolutisht dialogu është i nevojshëm dhe dialogu, dhe çdo kompromis bëhet në Parlament. Unë do të dëshiroja që me rastin e buxhetit që është momenti themelor kur përcaktohet rritja e rrogave, rritja e pensioneve, investimet që do të bëhen, ulja e deficitit buxhetor, ulja e shpenzimeve operative, është një rast për të ardhur në Parlament dhe për të kontribuar në atë që është momenti ekonomik, natyrisht edhe në të gjitha reformat e tjera”, - pohoi ajo. Ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, së bashku dhe me ambasadorët e trojkës evropiane, ambasadori i KE-së, Helmut Lohan, ai i OSBE-së, Robert Bosh, dhe ambasadorin spanjoll e suedez zhvilluan të premten një takim me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli. Takimi u zhvillua në një situatë politike ku Partia Socialiste vazhdon të mos hyjë në Parlament, pavarësisht thirrjes së ndërkombëtarëve për të ndërprerë bojkotin. Mesazhi u dha këto ditë dhe nga komisioneri për Zgjerimin e BE-së, Oli Rehn. “Progresi drejt BE kërkon reforma të vështira dhe konsensus politik në prioritete kyçe. Kjo është thelbësore për çdo vend që të bëjë progres drejt BE. Në emër te forcimit të konsensusit politik, i kam kërkuar zv.kryeministrit të gjejë një zgjidhje për bllokadën aktuale politike dhe për bojkotin e Parlamentit prej opozitës. Patjetër që ky është një shqetësim që e kam ngritur edhe me opozitën dhe i kam kërkuar asaj që ti japë fund bojkotit parlamentar që nuk respekton standardet demokratike evropiane. Debati demokratik duhet të ndodhë brenda Parlamentit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë kësaj periudhe që BE është duke konsideruar kërkesën, dhe kur Komisionit do ti duhet së shpejti të fillojë punën për opinionin mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE”,- ka deklaruar Rehn.
Ky lajm është publikuar: 15/11/2009