E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, grabitja e bankës, shoqërohen 18 persona

Autori i Lajmit: Redaksia
Policia e Fierit ka shoqëruar të paktën 18 persona, për grabitjen e armatosur në degën e "Raiffeissen Bank", por ngjarja vazhdon të mbetet ende pa autor. Burime pranë uniformave blu të Fierit, konfirmojnë se shumica e personave të shoqëruar në komisariat për ngjarjen në fjalë janë të rinj. Në qendër të hetimeve janë personat me precedentë, penalë, për vepra të ngjashme. Për hetimin e Policisë po përdoren edhe pamjet e marra nga brenda bankës, në momentin e grabitjes. Burimet, theksojnë se me kujdes të veçantë po shihen pamjet e filmuara nga kamerat e sistemit të sigurisë. Ndërkohë për të krijuar identikitin e grabitësit, specialistët e policisë së Fierit kanë marrë në pyetje, punonjësit e bankës, dhe personat e tjerë që janë gjendur aty pranë. Policia thotë se ka arritur të identifikojë personin. Ai është rreth moshës 30 -35 vjeç, ndërsa gjuha e folur ishte e pastër shqipe. Dega e bankës "Raiffaissen" u grabit me armë rreth orës 11:10 minuta të së premtes, nga një person i armatosur

Ky lajm është publikuar: 15/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›