E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çuli: “Pozita të gjejë kompromisin për krizën”

Autori i Lajmit: Redaksia
Ish-deputetja e Partisë Socialdemokrate, Diana Çuli, i bën thirrje pozitës të gjejë rrugën e kompromisit për të zgjidhur krizën politike në të cilën është futur vendi. Ajo ka pohuar dje se pozita duhet të hapë kutitë që tu tregojmë edhe ndërkombëtarëve se kemi standarde për tu afruar në Bashkimin Evropian. “Hapja e kutive do të mbyllte çështjen e mosbesimit të që ka publiku te vota e lirë. Nëse hapim kutitë, ata që manipuluan votën ndëshkohen dhe dotë krijohet një besim tek zgjedhjet e lira”, - tha ajo. Çuli ka shpjeguar më tej se Partia Socialdemokrate ka mbështetur bojkotin, pasi nuk ka arsye që kjo të duket si një çështje tepër e vështirë, pasi një bojkot i ngjashëm nga opozita është vënë re edhe në Bullgari dhe Itali.

Ky lajm është publikuar: 15/11/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›