Pedagogët e Shkencave të Natyrës rrëzojnë në provime 70% të studentëve
Autori i Lajmit: red.
Ish-zv. ministrja e Arsimit, aktualisht shefe e departamentit të fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës tregon në një intervistë për gazetën “Ballkan” arsyet përse nuk po munden të nxjerrin mësues cilësorë nga këto auditore. Një prej tyre është diferenca e programeve të shkollave të larta dhe kontrasti me tregun e punës, ku një shkollë më e lehtë ofron pozicione pune më fitimprurëse. Pedagogia e mekanikës kuantike dhe astrofizikës, As.Prof. Mimoza Hafizi, shpjegon kështu pasojën: Deformimin e kërkesës me fluks të madh në disa degë dhe me mungesë në disa të tjera. Së fundi, shtron domosdoshmërinë e reflektimit me politika shtetërore për të ndryshuar gjendjen, përndryshe pas pak vitesh shkolla shqiptare pa mësues të aftë në lëndët shtylla të formimit, do të falimentojë.
-Si e shpjegoni rënien e nivelit të mësuesve të diplomuar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, sidomos në degët matematikë dhe fizikë?
Ka shumë faktorë që përcaktojnë këtë përkeqësim. Në këto degë të vështira nuk ka kërkesa dhe auditoret mbushen me studentë, që nuk kanë arritur të futen në asnjë fakultet tjetër. Rënia e ndjeshme e interesimit për të studiuar për fizikë apo matematikë, vjen ngaqë profesioni i mësuesit nuk gëzon më prestigjin e mëparshëm. Statusi social i mësuesit nuk është ai i 20 viteve përpara, statusi financiar nuk është joshës në tregun e profesioneve dhe është përkeqësuar krahasuar me para 90-s, ndërsa vështirësitë e punës me nxënësit janë shumëfishuar. Në këto kushte është e kuptueshme se përse nuk thithin këto degë studentë cilësorë.
-Pra, doni të thoni se me studentët punohet po njëlloj, por produkti që vjen, është i dobët. Atëherë, sa cilësore janë diplomat që lëshon ky fakultet, a ka falsitet në diplomime, pasi drejtoritë e shkollave të mesme “akuzojnë” Shkencat e Natyrës për këtë prodhim skarco?
Duhet të kemi parasysh, se ky është fakulteti më i vështirë dhe studentët nuk kanë interes që të bëjnë një shkollë kaq të lodhshme për të dalë mësues. Fare mirë zgjedhin të studiojnë për Ekonomik ku edhe programi është më i lehtë se këtu. Ndërsa për cilësinë e mësuesve që ne diplomojmë, ndoshta ka një perceptim të ekzagjeruar të dobësisë së tyre, pasi nëse ka mësues të dobët, kjo nuk vjen vetëm nga puna që kanë bërë gjatë viteve të fakultetit, por edhe nga përgatitja që bëjnë gjatë punës si mësues, nga kërkesa e llogarisë së drejtorisë së gjimnazit etj. Pra, ka më shumë se një faktor. Gjithsesi mendoj se dallimi mes mësuesve të fizikës të diplomuar para 90-s e të diplomuar në këto vite, nuk është aq i madh sa thuhet. Ndoshta këtu hyn në lojë edhe mentaliteti i brezit të ri që punon më pak për ngritjen profesionale. Por nuk e them me siguri, edhe ky mund të jetë një perceptim i gabuar dhe më tepër sesa neve, u takon sociologëve të merren me të.
-Sa vërtetësi kanë diplomat që lëshoni? Dhe a e kanë të qartë të rinjtë, që në fillim kur nisin këtë shkollë, se pikërisht ngaqë kanë qenë blozë në gjimnaz, nuk mund ta përballojnë një degë kaq të vështirë? Mësuesit e gjimnazeve na tregojnë edhe raste mbetësish që ndjekin pikërisht degët ku kanë mbetur…
Natyrisht që të rregjistruarit e dinë që në fillim se kanë shkuar në një degë shumë të vështirë, mirëpo, ju thashë, kjo nuk është zgjedhje nga ata. Po të shikosh listëpreferencat, ndër 10 të rreshtuarat fizika, matematika janë të renditura të nëntat ose të dhjetat, që do të thotë se nuk kanë qenë aspak të preferuara. Por, pasi kanë filluar këtu, binden edhe më tepër se nuk është një shkollë formale. Këtu nuk është lehtë të kalosh si në fakultete të tjera dhe nga 100-140 studentë që na vijnë, ne kalojmë çdo vit 20-30% të tyre, pra “kositim” shumë që në vitin e parë, e pastaj edhe në të dytin. Një pjesë e shikojnë se nuk e përballojnë dhe largohen vetë. Ata që kanë ardhur ish-mbetësa nga gjimnazet, nuk bëjnë pjesë në kontigjentin e të diplomuarve, por të atyre që ne i mbesim.
-Pse nuk vini kritere pranimi për studentët, që të bëheni barrierë e prurjeve skarco?
Ne kemi vënë si kriter vetëm numrin e studentëve që përballon fakulteti dhe secila degë dhe jemi të detyruar t i pranojmë pavarësisht nga rezultatet e tyre. Eshtë një detyrim prej politikës së caktuar nga MASH për të mos i lënë kandidatët jashtë auditorit, përderisa ka vende. Dhe, pasi mbushen vendet e auditoreve të tjera, ata që teprojnë mbushin auditoret e Shkencave të Natyrës për fizikë, matematikë e kimi. Ne marrim ata që mbeten.
-Meqë ra fjala, me çfarë rezultatesh vijnë nxënësit në degën e fizikës?
Mesatarja e mesatares së nxënësve që vijnë këtu është shumë e ulët. Këtu vijnë me mesatare pesë pikë ca.
3-4 kokrra na vijnë të mirë. Nëse do të na vinin studentë të mirë dhe shumë të mirë, natyrisht do ta ngrinim edhe më tepër “stekën”.
-Kur është konstatuar “thyerja e madhe” në këtë fakultet? A ka ndonjë kufi kohor kur u vërejt se fizika dhe matematika nuk po tërhiqnin më studentë cilësorë?
Deri nga vitet 91- 92 në këtë fakultet, në degët fizikë e matematikë vazhdonin të vinin studentë të mirë. Një vit më pas, panorama ndryshoi dhe nisën të vinin kontigjente të dobët, ndërsa rënia dramatike ka nisur rreth viteve 93- 94 dhe ka vazhduar në mënyrë konstante. Por, gjatë këtyre viteve ka pasur edhe vite më të mira, veçse ndryshimet kanë qenë të rastësishme, jo si rezultat i ndonjë politike arsimore. Kështu përshembull, studentët e fizikës që kemi në vit të katërt tani, janë shumë më të mirë se ata që kanë kaluar para tyre dhe shumë më të mirë se vitet që kanë ardhur më pas.
-Po midis vetë degëve të Shkencave të Natyrës, a ka më të preferuara e ku rrjedhimisht të ketë edhe studentë më të mirë?
Po, ka. Degët e matematikës dhe të fizikës janë të fundit nga preferencat e degëve të këtij fakulteti. Përshembull, për informatikën ka kërkesa dhe kualiteti i studentëve është ndjeshëm më i mirë se tek fizika e tek matematika. Në këtë degë ka studentë shumë të mirë. Edhe matematika është diçka më e preferuar se fizika, sepse aty kanë futur inxhinieri matematike, gjë që u jep mundësinë të diplomuarve të punojnë në sektorë të tjerë jashtë arsimit. Në këtë fakultet pedagogët gjithandej ankohen për nivelin e studentëve, por fizika e ka emrin më të rëndë. Megjithatë, ne nuk e kemi modifikuar, nuk kemi dashur ta bëjmë të duket si më e lehtë. Ta dinë që fizika është fizikë.
-Cfarë zgjidhjeje mendoni se do të kishte një situatë e tillë, kur një fakultet prestigjioz me trupë të përgatitur pedagogësh në nivel shkencëtarësh shpërfillet nga ata që do të ishin elita e ardhshme e mësuesve dhe bëhet strehë për ata që kanë mbetur pa shkollë?
Zgjidhja qëndron tek trajtimi financiar i mësuesit. Po të diferencohet ndjeshëm paga e mësuesit që jep fizikë apo matematikë, do të kishte më shumë interes për të studiuar në këto degë. Ndoshta duket e padrejtë një politikë e tillë diferencuese për pagat e mësuesve, por shteti vë në jetë ato politika të cilat i shërbejnë zgjidhjes së një problemi. Pra, meqenëse nuk ka interes për të studiuar për mësues matematike e fizike, ai gjen mënyrat që këto degë të bëhen të kërkuara sepse është në interesin e tij, sepse po falimenton shkolla shqiptare, sepse është në pikëpyetje e ardhmja e vendit që varet nga cilësia e mësuesve.
Djemtë e Shkencave të Natyrës, më të paktë se para 90-s
Vite më parë në degët e mësuesisë të Shkencave të Natyrës ka pasur shumë meshkuj, tashmë tendenca e ndjekjes së studimeve, posaçërisht në degët fizikë dhe matematikë është tendencë femërore. Në përgjithësi, djemtë nuk preferojnë degët e mësuesisë për shkak të pagave të ulëta. Pedagogët thonë se përpara 90-s, këto degë kanë qenë të zotëruara nga studentë meshkuj.
Karta e Bolonjës, zgjidhje për fakultetin, por jo për mësuesinë
Karta e Bolonjës nëpërmjet diplomave të nivelit të dytë po shihet me shpresën se mund të përmirësojë interesin e të rinjve për të ndjekur këtë fakultet. Siç na thonë në Departamentin e Fizikës, pas tri viteve, studentët mund të zgjedhin specializime të tjera nga mësuesia. Kjo do të riste masivitetin e degës, por do të varfëronte tregun e mësuesve. Nëse një student i shkencave të natyrës nuk bën master për fushën e mësuesisë, kriza për mësues matematike, fizike, kimie nuk do të zgjidhej.
Diana Kalemi, drejtoresha e gjimnazit “Petro Nini”,
Fakultetet e mësuesisë nuk nxjerrin mësues por specialistë
“Eshtë fakt, që në Fakultetin e Shkencave të Natyrës shkojnë nxënës që nuk fitojnë në asnjë degë tjetër. Fakultetet e mësuesisë duhet të kenë lëndë që të nxjerrin mësues dhe jo specialistë. Specialisti mbaron në rastin e matematikës, për inxhinieri matematike. Duhet rregulluar baza e fakultetit, sepse nëse e lëmë kështu, me këtë lëmsh alternativash, njerëzit janë gatuar të kërkojnë edhe atë që nuk u takon. Fakultetet e mësuesisë duhet të jenë serioze. Këto fakultete në botë quhen “shkolla edukimi”, tek ne janë fakultete që nxjerrin specialistë. Edhe një herë: Nuk është masteri që e zgjidh problemin e nivelit të mësimdhënies. Në radhë të parë është cilësia e diplomave dhe vërtetësia e tyre. Jo më kot thuhet “Të verifikohen të gjitha diplomat e PAS 90-s.
Ky lajm është publikuar: 23/01/2009