Ish-ushtarakët, gati skema për pensionet
Autori i Lajmit: red.
Përcaktimet e reja të propozuara nga specialistët e Ministrisë së Financave do të përmbledhin në një paketë të vetme të gjitha detajet përkatëse të llogaritjes së pensioneve të ushtarakëve. Burime pranë kësaj ministrie bëjnë me dije se, në këtë paketë do të përmblidhen propozimet e bëra jo vetëm për pensionet e ushtarakëve të liruar në rezervë. Por edhe për kategoritë e tjera, siç janë punonjësit e Gardës dhe ata të Policisë së Shtetit, kategori këto që do të kenë llogaritje të reja për sa i përket masës së përfitimit që do të marrin për vjetërsinë e punës.
Paketa
Për këtë paketë po diskutohet ende në Këshillin e Ministrave dhe pritet që të bëhet publik brenda një kohe të shkurtër. Propozimet për sa i përket çështjes së pensioneve për ushtarakët e liruar në rezervë, që janë hartuar në bashkëpunim me ekspertët e Ministrisë së Mbrojtjes, tashmë janë depozituar pranë Këshillit të Ministrave. Këto propozime do të bëhen pjesë e paketës integrale për të gjitha pensionet e ushtarakëve dhe punonjësve të tjerë të Policisë apo të Gardës. Prej të dhënave të publikuara pohohet se në total janë rreth 8700 persona që marrin pension të parakohshëm me grada, 7560 veta ose 87 për qind e tyre u përkasin gradave të ulëta, që janë në pritje të publikimit të kësaj skeme.
Propozimet e mëparshme
Në bazë të propozimeve të bëra nga grupet teknike të punës është përcaktuar që llogaritja e pensioneve të bëhet edhe sipas derdhjes së kontributeve si dhe të kohës së lirimit nga detyra. Kështu, ata ushtarakë që janë liruar nga detyra para viteve 2004 në bazë të llogaritjes së re do të përfitojnë deri në 50 për qind të masës së pensionit maksimal. Ndërsa ata që janë liruar nga detyra pas vitit 2004 do të kenë edhe përftime të tjera, pasi këta individë kanë derdhur për një kohë më të gjatë sigurimet në skemën e kontributeve. Për këtë kategori përveç shtimit deri në masën 50 për qind të pensionit maksimal do të ketë dhe rritje tjetër me 2 për qind për çdo vit shtesë të vjetërisë së punës.
Ndryshimet e propozuara për pensionet e ushtarakëve
Masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi, kur plotësohen kushtet e caktuara është 50 për qind e pagës referuese. Për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës referuese mesatare.
Masa e pensionit të parakohshëm, e llogaritur sipas pikës më sipër, në kohën që lind e drejta për përfitimin:
1. Nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për efekt të zbatimit të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, "Për sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë", për ushtarakët që nuk kanë paguar kontribute shtesë.
2. Nuk mund të jetë më e madhe se dyfishi i pensionit bazë të përcaktuar nga Këshilli i Ministrave për efekt të zbatimit të ligjit nr. 7703, datë 11.05.1993, "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", shtuar me 2 për qind të pensionit maksimal për çdo vit që ushtaraku ka paguar kontribute shtesë, por jo më shumë se 50 për qind të pensionit maksimal.
Pensioni i parakohshëm për vjetërsi shërbimi ndërpritet kur ushtaraku përfitues rikthehet në shërbimin aktiv. Në rastet kur përfituesi i pensionit të parakohshëm punësohet në një vend tjetër, masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet sa një pension bazë.
Ky lajm është publikuar: 23/01/2009