E Diel, 1 Nëntor 2026

Përmet, adoleshentët vjedhin kompjuterat e shkollës, prangoset njëri

Dy adoleshentë grabisin laboratorin e informatikës së shkollës së fshatit. Ndërsa njëri prej tyre është kapur nga policia, tjetri është shpallur në kërkim. Burime policore kanë konfirmuar se në orët e mbrëmjes së të shtunës është kryer në flagrancë arrestimi i shtetasit Enkelejd Mukaj, 17 vjeç, banor në fshatin Ballaban të Përmetit. Arrestimi i tij ka ardhur pasi një ditë më parë në bashkëpunim me djalin e tij të dajës, Besnik Singa, 19 vjeç nga fshati Vinkosh i Përmetit, grabitën me thyerje bazën materiale të kabinetit të informatikës në shkollën e mesme Feryhana Xhiko të Komunës Ballaban. Sipas policisë, bëhet e ditur se nga kryerja e veprimeve fillestare hetimore, rezultoi se dy adoleshentët grabitës, pasi kanë hyrë në ambientet e shkollës përmes dritares së depos së druve në katin e parë, janë ngjitur në katin e dytë ku ndodhej laboratori i informatikës. Pasi kanë shpërthyer derën me mjete të forta, dy të rinjtë kanë grabitur një kompjuter duke lënë kompjuterat e tjerë në pamundësi transporti dhe më pas janë larguar në drejtim të fshatit Vinkosh. Grabitësi tjetër 19- vjeçari Besnik Singa është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tij. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua kompjuteri i vjedhur si dhe disa sende të forta. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme ndërkohë që mbi të rinjtë rëndon vepra penale e vjedhjes së kryer në bashkëpunim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›