E Diel, 1 Nëntor 2026

Braçe: Qeveria, vjedhje 128 milionë USD qytetarëve

Nënkryetari i grupit kuvendor socialist Erjon Braçe akuzoi dje Kryeministrin Berisha se në 5 muajt e parë të këtij viti u ka vjedhur shqiptarëve më shumë se 128 milionë dollarë duke mos i kompensuar realisht për rritjen e çmimeve, por duke i mohuar edhe investimet publike. Braçe e cilësoi dialogun për NATO-n si turin e gënjeshtrave të Kryeministrit. “Turi “Dialog me gënjeshtrën” i Sali Berishës, duhet të materializohet me këta tregues: Sali Berisha u ka marrë qytetarëve përmes plaçkitjes nga çmimet 128 mln USD, nuk u ka dhënë atyre, 147 milion shpenzime operative, mirëmbajtje, kapitale, të cilat mungojnë në spitale, shkolla, rrugë plot gropa, bujqësi, energji, ujë etj., por edhe 11 mln USD shpenzime sociale”, - tha Braçe.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›