E Shtunë, 31 Tetor 2026

Popullsia çame marshim në Qafë-Botë

Marshimi i vuajtjeve të popullsisë çame nuk e ka reshtur ende kalvarin e saj. Në përkujtimin e gjenocidit grek të ndodhur në vitet 1944-1945 do të bëhet më 28 qershor 2008 marshimi tradicional drejt pikës kufitare të Qafë-Botës. Partia për Drejtësi dhe Integrim dhe shoqëria “Çamëria” do të organizojnë edhe këtë vit, siç është bërë e udhës vitet e fundit, aktivitete të ndryshme në përkujtimin e 64-vjetorit të kësaj date historike, që ka lënë një plagë të thellë ende të plagosur, jo vetëm te populli shqiptar, por edhe te opinioni ndërkombëtar. “Degët e ndryshme të këtyre organizimeve në rrethe janë duke punuar me të gjitha mundësitë që kanë që pjesëmarrja të jetë sa më e madhe dhe cilësore në nderim të prindërve tanë dhe vuajtjeve të tyre të padrejta”, - bën të ditur PDI në njoftimin e saj. Sipas kësaj partie, në dispozicion të qytetarëve çamë do të ketë autobusë të zakonshmen, të cilët do t’i shoqërojnë ata që nga Tirana në Sarandë dhe kthim, si dhe do të kenë të prenotuar edhe hotelet e nevojshme për të qëndruar. Për të qenë pjesë e këtij organizimi të madh, nuk duhet më shumë se të informoheni pranë zyrave të PDI-së ose www.pdi-al.com dhe shoqërisë “Çamëria”. Sipas kreut të degës së Tiranës, Galip Taho, ”çdo qytetar çam që është i interesuar që të shkojë dhe të ndjekë Festivalin e Këngës dhe Valles çame dhe në mënyrë akoma më kuptimplotë marshimin drejt Qafë-Botë, duhet të jetë i pranishëm ashtu siç ka ndodhur edhe përkujtimet e tjera”. Në këtë marshim do të jenë të pranishëm edhe qytetarët e tjerë shqiptarë jo çamë që do të bashkohen dhe do të ndihmojnë për ta bërë çështjen çame sa më shumë kombëtare.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›