Thaçi “shpall” pavarësinë në Durrës dhe Vlorë
Rruga, ku çdo ditë mbërritën qindra dhe mijëra djem dhe vajza shqiptare nga vendet perëndimore atë pranverë lufte të 1999-ës për të kapur armët për çlirimin e Kosovës, tashmë quhet “Pavarësia”. Kjo rrugë që ndodhet pranë portit detar të Durrësit, 4.3 kilometra e gjatë, merr emrin e ri në shenjë nderimi për historinë e Kosovës. Po nga kjo rrugë vijnë çdo vit në plazhin e Durrësit mijëra pushues kosovarë. Dhe gjithçka që është e shqiptarëve të Shqipërisë do të jetë në dispozicion të vëllezërve kosovarë. Ndaj dhe një titull i veçantë “Qytetar nderi” dhe një rrugë me emrin “Pavarësia” ishin dje dy momente ceremoniale për kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi në ditën e dytë të vizitës së tij në Shqipëri. Dy qytetet bregdetare, Durrësi dhe Vlora, ishin dje axhenda e dy ministrave, atij të Kosovës Thaçi dhe të Shqipërisë, Berisha. Ky i fundit nuk nguroi t’i kujtojë homologut kosovar se barrierat malore mes dy popujve shqiptarë do të eliminohen. Z. Thaçi falënderoi Kryeministrin Berisha për kontributin e dhënë për realizimin e projektit të rrugës Durrës-Kukës-Morinë, e cila do të jetë një vepër kulmore për shqiptarët, ndërsa nënvizoi se "këtë vit në Kosovë do të nisin punimet e rrugës Vermicë-Prishtinë-Merdovë". Kryeministri Berisha cilësoi dhe njëherë se vizita e z. Thaçi në Shqipëri është një vizitë historike. Duke nënvizuar rolin e Shqipërisë në integrimin evropian të Kosovës, kreu i Qeverisë së Shqipërisë tha se "gjithçka, portet, aeroportet dhe infrastruktura rrugore do të jenë në dispozicion të vëllezërve kosovarë", duke vlerësuar edhe ceremoninë për emërtimin e rrugës "Pavarësia". Pas zbulimit të pllakatit të rrugës me emrin “Pavarësia” nga dy kryeministrat, një tjetër qytet bregdetar i Shqipërisë, pikërisht Vlora, nderoi kreun e qeverisë kosovare me titullin e veçantë “Qytetar nderi”. Z. Thaçi u shpreh entuziast në dy vendet bregdetare të Shqipërisë.
Thaçi homazhe “Adem Jasharit” në Tiranë
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, bëri dhe dje homazhe pranë bustit të heroit legjendar të Kosovës, Adem Jashari, i cili ndodhet në rrugën e Durrësit, përballë shkollës “Qemal Stafa” në Tiranë. Kryeministri Thaçi dhe delegacioni që e shoqëronte atë vendosi buqeta me lule pranë bustit të heroit kosovar, i cili i bë simbol i luftës për çlirimin e Kosovës. Pas nderimit të figurës së Adem Jasharit, Kryeministri i Kosovës i shoqëruar nga Kryeministri Sali Berisha u nis drejt Durrësit, ku mori pjesë në ceremoninë e emërtimit të rrugës pranë portit me emrin 'Pavarësia' dhe zhvilloi një vizitë në familjen e deshmorit Indrit Cara. Ndalesa e fundit e z.Thaçi ishte në qytetetin e Vlorës. Atje Thaçi vendosi kurora me lule pranë monumentit.
Berisha e Thaçi nderojnë “ushtarin nga Kavaja”
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Kryeministri Sali Berisha, nderuan dje veprën e të riut nga Kavaja, Indrit Cara, i cili në mars të vitit ’99 dha jetën për çlirimin e Kosovës. Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Shqipëri si Kryeministër i Kosovës, z. Thaçi, i shoqëruar nga z. Berisha, u ndalën në qytetin e Kavajës, ku u prit nga kryetari i bashkisë, Refik Rrugia, drejtues të tjerë të pushtetit vendor dhe dhjetëra banorë të këtij qyteti. Dy kryeministrat bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule në bustin e Dëshmorit të Lirisë së Kosovës, Indrit Cara, dhe më pas kanë përshkuar në këmbë rrugën deri në shtëpinë e dëshmorit. Gjatë vizitës në familjen Cara, Kryeministri Berisha vlerësoi se "ëndrra e Indritit për Kosovën e lirë tashmë është bërë realitet, falë gjakut të derdhur prej tij dhe dhjetëra luftëtarëve të lirisë”. Z. Berisha vlerësoi kontributin e familjes Cara për edukimin atdhetar që i dhanë Indritit, i cili la Londrën, ku ai ishte emigrant, për t'iu bashkuar UÇK-së. Ndërsa Kryeministri i Kosovës, Thaçi, i cili e ka njohur nga afër Indritin, tha se "kam ardhur në këtë vizitë të parë si kryetar i qeverisë që të përshëndes dhe të uroj familjen e Dëshmorit të Lirisë për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës”.