Braçe: Qeverisë i mungojnë 35 milionë USD nga buxheti

Qeveria nga tatimi mbi të ardhurat i zhvat qytetarëve më tepër 6.3 mln USD
Deputeti i PS, Erion Braçe deklaroi se në ligjin e Buxhetit të shtetit për vitin 2009 ka një deficit prej 35 mln USD. Sipas Braçes, ky buxhet është në dështim total, për të venë nën kontroll shtrirjen dhe efektet e krizës dhe përmes disiplinës fiskale. Sipas tij, shifrat e realizimit të Buxhetit 2009, për 2 mujorin tregojnë një risk të madh për ekonominë e vendit, ekonominë familjare, varfërinë, papunësinë, mungesë të investimeve publike etj. Deputeti socialist deklaroi se kriza ekonomike ka nxjerr në pah një rënie të madhe të të ardhurave, por shifrat tregojnë dh rritjen galopante të korrupsionit, shkelje të ligjit dhe finacimit të krimit fiskal për interesa elektorale. Kështu, sipas Braçes TVSH në 2 muaj ka mosrealizim me 10 mln USD/93%, tatim fitimi në dy muaj ka mosrealizim me 4 mln USD/85%, tatimi mbi pasurinë në 2 muaj ka mosrealizim me 4.3 mln USD/ 27.9%, taksat lokale kanë një mosrealizim me 7.3 mln USD/58.3 %, transferimi i fitimit nga BSH ka një mosrealizim me 4.2 mln/0%. Ndërsa të ardhurat nga Institucionet Buxhetore kanë një mosrealizim me 15 mln USD, u shpreh Braçe, duke shtuar se tregojnë shtirjen e krizës në çdo biznes, në pamundësi për të realizuar fitimin. Braçe tha se detyrimet e TVSH në çdo familje janë në pamundësi apo edhe taksat për pasurinë, taksat vendore. Në institucionet financiare, si BSH, tha Braçe, janë në pamundësi për tju përgjigjur në kohë detyrimeve ndaj buxhetit, duke shtuar se edhe institucionet shtetërore janë në pamundësi për të realizuar të ardhura shtesë. Sipas Braçes, korrupsioni në fushën e zbatimit të ligjit, i dukshëm në realizimin e të ardhurave nga mallrat e fortë, sfidon çdo krizë duke lumturuar, pasuruar e bërë të pandjeshme krizën tek klientët elektoral të Sali Berishës.
Tatimi mbi të ardhurat 6.3 mln USD më tepër
Deputeti Braçe tha se zhvatja që shteti, po ju bën të ardhurave familjare nga puna është 6.3 mln USD më tepër, duke vijuar se shpenzimet, shkelja e ligjit është edhe më e fortë dhe mosrealizimi i tyre më i madh. Braçe deklaroi se totali i shpenzimeve është realizuar vetëm 90%, duke i mohuar ekonomisë vetëm në 2 muaj, 50 mln USD. Sipas tij, shpenzimet korrente janë realizuar 88%, duke i mohuar ekonomisë, investime publike, buxhetit social 46.3 mln USD. Shpenzimet operative e të mirëmbajtjes, tha deputeti Braçe, janë realizuar 68%, duke i mohuar mirëmbajtjes së rrugëve, shkollave, spitaleve, shërbimeve që ato ofrojnë 13 mln USD. Braçe deklaron se shpenzimet për pushtetin vendor janë realizuar vetëm 68.3%, duke ju mohuar çdo komune e bashkie në vështirësi për shkak të motit apo krizës ekonomike, 13.5 mln USD. Shpenzimet per investimet publike, tha ai, janë realizuar në nivelin 100 mln USD, me një ritëm prej 1 USD/frymë në ditë, thellësisht të pamjaftueshme në kohë krize. Investimet publike me financim të brendshëm, janë realizuar në nivelin e 9.9% mld lekë, por 7.9 mld kanë shkuar vetëm në 56 km e Rrëshen - Kalimash. Pikërisht ky është treguesi që tregon, bën të ditur Braçe. Që hapja e qindra kontenierëve elektoralë nga Sali Berisha këto ditë është fiktive, për to nuk ka para. Numrat tregojnë për to 20 mln USD, kur vetëm arnat gunga në TR-DR vlejnë 11mln USD, u shpreh Braçe, duke shtuar se puna në këto kontenierë po financohet nga vetë ndërtuesit duke bërë dy herë borxh, njëherë te burimet e shqiptarëve që financojnë shpenzimet e qeverisë përmes bonove të thesarit, së dyti tek kompanitë private. Braçe deklaroi se investimet publike me financime të huaja jane realizuar vetëm 6 mln USD, 34%, me një mosrealizim prej 12.3 mln USD. Sipas Braçes, këto para të munguara po lënë pa ndërtuar, Lushjë-Fier, Fier-Vlorë, Fier-Tepelenë, Bypass Fier, Porti Durrës, Milot-Rrëshen, Kalimash-Rexhepaj etj. Braçë bëri të ditur se nga privatizimi janë përfshirë në buxhet vetëm 9.8 mln lekë, ndërkohë që është deklaruar se të arkëtuara vetëm nga ARMO e AMC janë të paktën 20 mld.