E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet në PD Durrës, Cara kryetar

Durrës- Dega e Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit ka zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e ri të degës, i cili pas votimit të delegatëve të pranishëm në konferencën e 9-të, është zgjedhur Igli Cara. Ai fitoi përballë deputetit të PD-së Genc Juka duke marrë 308 vota nga 181 që mori Juka.Në konferencën e 9-të të PD-së, e cila i filloi punimet paraditen e  djeshme, ka qenë i pranishëm edhe kryeministri Sali Berisha. Pas fjalës së Berishës, dy kandidatët që garuan për kryetarin e ri të degës së PD në Durrës, Genc Juka dhe Igli Cara kanë shpalosur vlerat e tyre. Propozimet e  anëtarësisë së Durrësit për kryetarin e ri kanë qenë 26 vetë gjithsej, por kryesia e PDSH-së ka miratuar vetëm emrat e Genc Jukës dhe Igli Carës. Në zgjedhje morën pjesë 533 delegatë me të drejtë vote, ndërkohë që 495 votuan për shkak se 38 delegatë nuk ishin të pranishëm në konferencë.

Last Updated on Monday, 30 March 2009 14:50

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›