MPPTT: Braçe mashtron për mosrealizimin e investimeve në infrastrukturë
Pas deklaratës së nënkryetarit të grupit parlamentar të PS, Erion Braçe për mosrealizimin e shpenzimeve operative e të mirëmbajtjes, të cilat janë realizuar 68%, duke i mohuar mirëmbajtjes së rrugëve, shkollave, spitaleve, shërbimeve që ato ofrojnë 13 mln USD ka reaguar Ministria e Punëve Publike Transporteve dhe telekomunikacionit, duke e cilësuar një mashtrim publik. MPPTT bën të ditur opinionit publik se investimet publike në vitin 2008 janë realizuar në masën 108 %, ndërsa në ujësjellësa 96%.
Sipas MPPTT, nuk ka asnjë projekt që nuk mbulohet me financim dhe asnjë financim nuk bëhet për qëllim elektoral por bëhet për ti shërbyer qytetarëve. Ndërsa, rruga Lushnje Fier, bën të ditur MPPTT, është tërësisht e përfunduar dhe pret vetëm të inaugurohet. Me sa duket Zotëria nuk shkon në Lushnjë që nga koha kur ishte koordinator i Bandës, shprehet MPPTT, duke theksuar se vlerësimin për punën edhe Ne edhe Partisë së Bashkisë do tja bejnë qytetarët shumë shpejt.