Braçe: Rruga, 40 mln Euro paradhënie pa filluar punë
Nënkryetari i grupit parlamentar bën publike edhe pjesën e fundit të raportit të KLSH-së
TIRANË- Nënkryetari i grupit parlamentar i PS-së, Erion Braçe ka cituar dje pjesën e fundit të raportit të KLSH-së lidhur me abuzimet në segmentin Rrëshen-Kalimash. Në konferencën e djeshme për shtyp, Braçe është ndalur në tre etapa kryesore: a) lidhjen e kontratës dhe zbatimin e saj, pra fillimin e punimeve; b) pagesat që janë kryer dhe të evidentuara nga KLSH deri më datën 31 gusht të vitit 2007; c) letrën e kompanisë "Bechtel" dhe alarmin e qeverisë pasi kërkohet një shtesë kontrate në vlerën 34% të kontratës së lidhur më herët mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë "Bechtel-Enca".
Duke argumentuar tre etapat e mësipërme, Braçe ka kërkuar që Prokuroria të vihet në lëvizje dhe të marrë masat ligjore, ndërkohë që ministri i Jashtëm, Lulëzim Basha, sipas tij, duhet të japë dorëheqjen.
Kontrata
Braçe tha se kontrata që është lidhur midis qeverisë dhe kompanisë "Bechtel-Enca" ka vlerën prej 418 milionë e 333 e 985 Euro dhe afati i përfundimit të punimeve, është qershori i vitit 2009. Sipas Braçes, KLSH ka evidentuar faktin që pavarësisht nga një shtojcë që i bashkëngjitet kontratës, që ka të bëjë me grafikun e punimeve, dhe pavarësisht se në këtë shtojcë ishte parashikuar që puna të fillonte në muajin tetor të vitit 2006, për fat të keq, puna ka nisur në objekt në mars të vitit 2007, pra 4-5 muaj me vonesë. Megjithatë, vijoi Braçe, pavarësisht se puna ka nisur me po kaq vonesë, pagesat kanë vijuar në kohë dhe natyrisht, në përputhje me afatet e përcaktuara edhe në kontratë. "Më konkretisht, deri më datë 31 gusht të vitit 2007, i janë paguar shoqërisë "Bechtel-Enca" 146 milionë e 995 mijë e 523 euro. KLSH thotë që në këtë letër përfshihet edhe vlera e TVSH, të cilin shoqëria "Bechtel-Enca" do t'ia rimbursojë Zyrës së Tatimeve dhe kjo mbetet për t'u provuar. Ndërsa pa TVSH është paguar kontrata në vlerën 122 milionë e 462 mijë e 936 euro. Këto para që janë paguar kanë shkuar 20 milionë euro, pa TVSH, në bazë të pikës 21 të kontratës dhe përbën pagesën e vendosjes së infrastrukturës. 20 milionë euro të tjera, që janë paguar në tetor të vitit 2006, po prapë pa TVSH, sipas pikës 142 të kontratës përbëjnë pagesën e paradhënies. Në nëntor të vitit 2006, po sipas pikës 2 të kontratës, është paguar pjesa tjetër e paradhënies me vlerë 20 milionë euro dhe në shkurt të vitit 2007 sipas pikës 21 të kontratës, është paguar pjesa tjetër për vendosjen e infrastrukturës, në vlerë 20 milionë euro pa TVSH",- citoi Braçe. Sipas KLSH-së, kontraktori deri në muajin mars 2007, pra kompania "Bechtel-Enca" nuk kishte filluar punimet në objekt, e vërtetuar kjo nga situacionet e paraqitura prej tij e për rrjedhojë nuk duhej paguar për vendosjen e infrastrukturës. Pra konkluzioni i parë i KLSH-së, sipas Braçes, është se sipërmarrësi është paguar për 40 milionë euro paradhënie ose për 9.56% vlerë e kontratës pa filluar punë në objekt, në kundërshtim me pikën 21 të vetë kontratës. Për të vazhduar me konkluzionin tjetër, Braçe theksoi se, që në muajin mars 2007 deri në muajin gusht 2007, shoqërisë "Bechtel-Enca" i është likuiduar shuma 1 milionë e 51 mijë euro. "Ky zë është emërtuar "vlera e përkohshme e shumës së udhëzuar" dhe nuk përfshihet në asnjë nen të kontratës së lidhur, pra është paguar fiktivisht. Po kështu, nga muaji maj 2007 deri në muajin gusht 2007 është paguar zëri "materiale në objekt" me vlerën 5 milionë e 54 mijë euro. Edhe ky zë pune nuk është përfshirë në asnjë nen të kontratës. Për këto 2 zëra, thotë KLSH, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve nuk jep argumente teknike, çfarë përfaqësojnë dhe përse janë paguar mbi vlerën e kontratës",- tha Braçe. Një konkluzion tjetër i nxjerre nga KLSH, që i referohet pagesave, është edhe fakti se nga pagesat totale prej 122 milionë eurosh, duke zbritur paradhënien prej 80 milionë euro dhe vlerën e punimeve mbi kontratë, të paguara fiktivisht, prej 6 milionë euro del që kontrata, vetëm për vlerën e punimeve në objekt është realizuar në masën 36 milionë e 356 mijë e 280 euro, e krahasuar kjo me vlerën totale të kontratës të përcaktuar vetëm për punime në objekt, që është 365 milionë euro, del se kontrata është realizuar deri në 31 gusht të vitit 2007 në masën vetëm 9.9%.
20 milionë euro, pa TVSH në bazë të pikës 21 të kontratës dhe përbën pagesën e vendosjes së infrastrukturës. 20 milionë euro të tjera, që janë paguar në tetor të vitit 2006, po prapë pa TVSH, sipas pikës 142 të kontratës përbëjnë pagesën e paradhënies. Në nëntor të vitit 2006, po sipas pikës 2 të kontratës, është paguar pjesa tjetër e paradhënies me vlerë 20 milionë euro dhe në shkurt të vitit 2007 sipas pikës 21 të kontratës, është paguar pjesa tjetër për vendosjen e infrastrukturës, në vlerë 20 milionë euro, pa TVSH.
Mars 2007 deri në muajin gusht 2007, shoqërisë "Bechtel-Enca" i është likuiduar shuma 1 milionë e 51 mijë euro. "Ky zë është emërtuar "vlera e përkohshme e shumës së udhëzuar" dhe nuk përfshihet në asnjë nen të kontratës së lidhur, pra është paguar fiktivisht. Po kështu, nga muaji maj 2007 deri në muajin gusht 2007 është paguar zëri "materiale në objekt" me vlerën 5 milionë e 54 mijë euro. Edhe ky zë pune, nuk është përfshirë në asnjë nen të kontratës.
Nga 418 milionë, e cila është e nënshkruar, kërkohet të rritet në vlerën 560 milionë e 307 e 618 mijë euro, pa përfshirë TVSH. Pikërisht për këtë fakt, Ministria e Financave i kërkon konfirmim MPTT-së në lidhje me rritjen e vlerës së investimit të rrugës. Me shkresë Nr.2771, datë 15.05.2007, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve i dërgon Ministrisë së Financave përgjigjen e shkresës së mësipërme, ku ndër të tjera thotë: "Vlera prej 560 milionë euro, që ju i referoheni, është një përllogaritje paraprake, në bazë të të dhënave jo përfundimtare. Vlera përfundimtare do të jepet në momentin e përfundimit të projektit dhe preventivit, me volumet e punës".