Kelmendi në Samitin kundër krimit ndërkombëtar
Ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi, ka udhëtuar për në Paris, ku nesër dhe pasnesër do jetë pjesëmarrëse në Forumin e Krans Montanës në Samitin e 11-të kundër krimit ndërkombëtar.
Në këtë konferencë do të bisedohet për strategjinë kundër krimit ndërkombëtar.
Gjatë punimeve të këtij samiti, ministrja Kelmendi para pjesëmarrësve do të paraqesë masat që ka marrë Qeveria e Kosovës në luftën kundër krimit ndërkombëtar, bëhet e ditur në një komunikatë të Ministrisë së Drejtësisë.
Gjithashtu Kelmendi do të paraqesë punën që është duke bërë Ministria e Drejtësisë në krijimin e një strategjie legjislative në përputhje me normat ndërkombëtare në luftën kundër krimit ndërkombëtar.