Braçe: “Të hetohet familja e Berishës, ka lidhje me krimin”
Bogdani: “Braçe, shpifës dhe bashkëpunëtor i Enver Dondollakut”. Deputeti i PS-së: “Do ta padis Bogdanin në Prokurori për shpifje”
Shaban Sulçe
Nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Erion Braçe, akuzoi kryeministrin Berisha dhe familjen e tij se janë të përfshirë në korrupsion dhe në trafikun e lëndëve narkotike. Braçe tha se nevoja e familjes politike e biologjike të Sali Berishës ka kapur shtetin, ka thyer e dhunuar ligjin dhe e kanë bërë qeverinë partnere me krimin dhe për këtë kërkoi hetimin e familjarëve të kryeministrit Berisha. Duke iu referuar edhe arrestimit në Romë të shoferit të Ambasadës Shqiptare atje, nënkryetari i grupit socialist parlamentar deklaroi: “Nevoja e familjes politike e biologjike të Sali Berishës është përputhur me nevojat e krimit, të dyja bashkë përfaqësojnë sot duke nxirë fatet e çdo shqiptari, Shqipërinë. Kjo nevojë ka rivendosur urën e krimit në bregun tjetër në nivelin më të lartë të përfaqësimit shtetëror. Kjo nevojë ka bërë që sot në sytë e italianëve ambasada jonë në Romë të shihet si një shtëpi nga ato të Korloeones, nga ato të cilat me simbolet e Shqipërisë nuk del makina e ambasadorit, por taksia e kokainës”. Deputeti i PS-së theksoi gjithashtu se qeveria “Berisha” ka shkelur parimin thelbësor të shtetit së të drejtës, sipas të cilit para ligjit të gjithë duhet të jenë të barabartë. “Natyrisht që po bëhet e kundërta mes dy qytetarësh të barabartë në kushtetutë: rekrutohet në punët më të rëndësishme, ai politiku, ai i familjes, ai që paguan apo blen ofiqin dhe më e keqja mes të ndershmit dhe trafikantit rekrutohet të përfaqësojë shtetin trafikanti, që vjen nga familja politike. Mes të ndershmit dhe trafikantit, imuniteti i jepet trafikantit. Mes kultivuesve të marijuanës, ligji bie vetëm mbi plakat 80-vjeçare të Vlorës. Mes dy qytetarëve që duan të shijojnë detin dhe bregun, skafi i lejohet ministrit, dhe pse në shkelje të ligjit. Mes biznesit të ndershëm dhe klientit të korruptuar, partner i shtetit bëhet klienti i korruptuar. Mes dy të thirrurave nga prokuroria, e refuzon atë ai që ka fuqinë e mbrojtjes së Sali Berishës”, - vijoi Braçe.
Reagimi i PD-së
Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka reaguar dje ndaj deklaratave të nënkryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së, Erion Braçe, i cili ka akuzuar djalin e kryeministrit Berisha për lidhje me trafikun e drogës. Gjatë një deklarate për shtyp, Bogdani, ndërsa i ka cilësuar trillime deklaratat e Braçes, ka kërkuar që ai të lërë imunitetin e deputetit për shkak se është i lidhur me krimin. “Ylli shkëlqyes i Edi Ramës, zëdhënësi i parë i politikës së re, Erion Baze, rimori shpifjet dhe trillimet e gjobë-prerësit Mero Braçe. Duam t’i rikujtojmë opinionit publik se Erion Braçe është i skeduar si bashkëpunëtor dhe asistent i Enver Dondollakut, nga regjistrimet e bëra publike nga autoritetet e vendit fqinj dhe para tij akuza shumë të rënda bien mbi të në lidhje me historitë e Kadrovskit. Erionët e z. Rama citojnë shpifjet dhe trillimet e njëri-tjetrit, si risitë apo novitetet e politikës së re, që për çdo shqiptar është bërë e qartë se përfaqëson një seri mashtrimesh. Braçe më parë se të ritrillojë shpifjet dhe trillimet e tender-lëpirësit Erion Baze, do të bënte mirë të jepte sqarime për veprat që e lidhin me Dondollakun dhe Kadrovskin. Do të ishte mirë të bëhej burrë, të dorëzonte imunitetin dhe të shkojë të hetohet për to”, - është shprehur Bogdani.
Kundërpërgjigjja
Deklaratës së zëdhënësit të Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, i është kundërpërgjigjur menjëherë Erion Braçe. Ai deklaroi se do ta padiste Bogdanin për shpifje në organet përkatëse. “Dëgjova me vëmendje të pamerituar shpifjen e radhës së spurdhjakut të Sali Berishës, ose siç njihet ndryshe, zëdhënësi me i paditur për shpifje në Europë! Dua të bëj me dije se brenda ditës së nesërme do t’i kërkoj prokurorit të Përgjithshëm verifikimin e të gjitha shpifjeve të tij, ndërkohë që do të depozitoj ndaj tij njëherësh padi penale e civile për shpifje. Paraprakisht dua t’ju them se disponoj dëshmi penaliteti, komunikime të ministrave dhe të PD-së, drejtorëve të Policisë dhe të PD-së, shefave të SHISH-it, drejtorëve të hetimit si dhe Prokurorisë së Përgjithshme për pastërtinë e skedës time penale”, - tha Braçe.
29 Gusht 2008