E Shtunë, 31 Tetor 2026

“G99”-a dhuron gjak për Kryqin e Kuq



Anëtarë dhe vullnetarë të G99-s, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, dhuruan gjak si shprehje të solidaritetit të tyre qytetar, por dhe në veçanti si përgjigje ndaj nevojës së fëmijëve talasemikë të përcjellë në publik së fundi. Aktivisti i G99-s, Genci Kojdheli, tha: “G99-a beson se dhurimi i gjakut është një detyrim qytetar, një sakrificë shumë e vogël, e cila përkthehet në një përfitim tepër të madh për shoqërinë. Çdo shqiptar duhet ta shohë dhurimin e gjakut si një investim afatgjatë; një investim te vetja dhe te shoqëria. Herët a vonë gjithkujt prej nesh mund t’i duhet gjak për veten, për fëmijët, motrat, vëllezërit, nënat e baballarët, dhe gjaku i dhuruar sot përkthehet në jetë nesër për ne, familjet tona, të afërmit tanë, komunitetin e shoqërinë ku ne jetojmë. G99-a u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të paktën një herë në vit të dhurojnë gjak, dhe përmes këtij akti human të shpëtojnë jetë”, - tha Kojdheli.

PS: Abuzimet në KESH do të shkaktojnë krizë energjetike

Partia Socialiste ka paralajmëruar një dimër të vështirë për shqiptarët përsa i përket furnizimit me energji elektrike, edhe pse situata hidrike është përmirësuar ndjeshëm. Sipas selisë rozë, shkak i kësaj krize të mundshme do të jenë abuzimet financiare të shkaktuara nga KESH-i dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes. ”Vendi rrezikon të përballet përsëri me një dimër të vështirë energjetik, edhe pse situata hidrike është përmirësuar ndjeshëm. Këto janë pasojat e një qeverisjeje të paaftë me në krye një kryeministër të korruptuar. Humbjet në KESH vijojnë të jenë të larta. Nën qeverisjen e kryeministrit më të paaftë të tranzicionit, niveli i mbledhjes së të ardhurave ra deri nën 45%, ndërsa për vitin 2007 nuk është më shumë se 50%. Kryeministri e gjen zgjidhjen vetëm duke shtrenjtuar çmimin e energjisë elektrike për familjarët e sipërmarrjet e lira”, - tha sekretari për Programin në PS, Ilir Beqja.

29 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›