Brace: Varfëria arrin kulmin
Nënkryetari i grupit par
lamentar socialist, Erion
Braçe, deklaroi dje se Kryeministri
ka krijuar "Republikën e
Varfërisë" në këtë vend. "Të
varfrit po bëhen edhe më të
varfër, ndërkohë që ata që deri
sot jetonin pak mbi nivelin e
varfërisë tani apo shpejt, po
bëhen të varfër", u shpreh
Braçe. Sipas tij inflacioni, si dhe
politika fiskale e Kryeministrit
Berisha, po rrezikojnë të falimentojnë
e zhysin në varfëri mbi
40 mijë biznese të vogla dhe
gjithë të punësuarit në to.
Braçe sqaroi se tanimë kemi
një shkallë të re të polarizimit të
shoqërisë, tashmë në dy ekstreme
të reja: në ministra gjithnjë
e më të pasur dhe në qytetarë
gjithnjë e më të varfër. "Sali
Berisha, ministrat e tij, pra ati
dhe bijtë e ‘Republikës së Korrupsionit‘
na kanë dëshmuar se
janë pasuruar me afro 1.5 milionë
euro në 365 ditë", nënvizoi
Braçe. Sipas tij kjo do të thotë
410 euro në ditë, 557 euro në
ditë pune, 69.6 euro për orë
punë, 1.1 euro në minutë.
lamentar socialist, Erion
Braçe, deklaroi dje se Kryeministri
ka krijuar "Republikën e
Varfërisë" në këtë vend. "Të
varfrit po bëhen edhe më të
varfër, ndërkohë që ata që deri
sot jetonin pak mbi nivelin e
varfërisë tani apo shpejt, po
bëhen të varfër", u shpreh
Braçe. Sipas tij inflacioni, si dhe
politika fiskale e Kryeministrit
Berisha, po rrezikojnë të falimentojnë
e zhysin në varfëri mbi
40 mijë biznese të vogla dhe
gjithë të punësuarit në to.
Braçe sqaroi se tanimë kemi
një shkallë të re të polarizimit të
shoqërisë, tashmë në dy ekstreme
të reja: në ministra gjithnjë
e më të pasur dhe në qytetarë
gjithnjë e më të varfër. "Sali
Berisha, ministrat e tij, pra ati
dhe bijtë e ‘Republikës së Korrupsionit‘
na kanë dëshmuar se
janë pasuruar me afro 1.5 milionë
euro në 365 ditë", nënvizoi
Braçe. Sipas tij kjo do të thotë
410 euro në ditë, 557 euro në
ditë pune, 69.6 euro për orë
punë, 1.1 euro në minutë.